SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

16 korrik 2018.
Një lajm i hidhur: U nda nga jeta Fadil Hasa!
Artist i madh.
Mik i mirë.
Nuk gjej fjalë ngushëlluesi, për një mik si Fadili.
M'u kujtua një thënie e Shën Agustinit: "Të gëzohemi që e patëm. Të mos hidhërohemi që na iku."
Po ribotoj një haber, të shkruar 11 vite më parë...
Ra telefoni…
-Alo…Jam Fadil Hasa…
Me parë se të tregoj për motivin e telefonatës, do hap një parantezë.
Me humoristin e madh jemi miq të vjetër. “Sebep” për miqësinë është fakti se Fadili ka qënë marinar.
Bile diçka më shumë. Marinar në Leningrad, në Bashkimin Sovjetik, në vitet ’60-të.
Në Lenigrad marinar ishte edhe i burri i motrës sime, Bujar Myrteza.
Ai na bashkoi të tre për një kafe. Pra, me gjuhën e metaforave, jam miq që kur i kishim dhëmbët me qumësht.
Pastaj shpërtheu talenti i Fadilit.
Jo rrallë i skeçet për estradë i shkruante Filip Çakuli.
Duke qënë se edhe unë kisha në shkrimet e mia disa doza humori dhe ironie, jo rrallë shkëmbenim dy pare muhabet.
Disa herë jemi takuar në Durrës. Jo rrallë në “Ditët e Humorit Shkodran”.
Jo rrallë unë në sallë, Fadili në skenë me Muharrem Hoxhën, Aishe Stari dhe Roland Koça.
Me këto rritme eci miqësia jonë, deri në ditën kur në horizontin e qiellit të Shqipërisë, u çfaq Partia Demokratike.
Më 12 dhjetor 1990, unë isha një ndër 17 themeluesit e Komisionit NismëtarPartisë Demokratike.
Fadili demokrat i orëve të para.
Aqë demokrat i thekur ishte Fadili, sa që nuk pranonte të imitonte ose të bëntë humor me liderë demokrat.
-Pse e bëj këtë përjashtim, -më tha një ditë Fadili, në një nga Kuvendet e Partisë Demokratike.- Sepse dua dru! Në vend që të dal në skenë, si Agron Llakaj a Cekja i Beratit, mat rrugët e Durrësit…duke u thënë sikter parave. Por pa para edhe gruaja të shikon vëngër!
…Alo… Jam Fadil Hasa…Disa ditë më parë në Durrës ishte Presidenti Bamir Topi.
Bëri disa dekorime. Ide e mirë. Ishim mësuar ta shihnim Presidentin nga ekrani kur jepte medalje në binanë e Presidencës.
Kësaj radhe e pamë të “gjallë” mes nesh. Si të të them:
Erdhi mali tek Muhameti, siç thotë një fjalë e urtë popullore…
U bë edhe koktej. E pimë më këtë rast nga një gotë të flamosur me raki…Më pyeti mua Presidenti:
-Ti Fadil, e ke marrë me siguri një medalje?
-Jo, -I thashë nuk kam marrë. Por, më ka thënë Mitro Çela: Mos prano medalje pas Bashkim Hoxhës…
Kur e dëgjoi, Presidenti qeshi…
Pastaj, mu duk se ra në të thella. Mos e lëndova vallë?
Nuk di, por dua të të them:
Pse e bëra këtë prockë, unë Fadil Hasa, që jam edhe burrë me mustaqe?...Unë mendoj, se çdo punë e ka një sira.
Ja përshembull në Durrës janë dhanë shumë medalje. Janë bërë shumë “Qytetarë Nderi”.
Tituj japin edhe komunat. Pra kemi “ Qytetarë Nderi” dhe “Katundarë Nderi”, edhe pse në komuna quhen “Qytetarë Nderi”.
Por fshatarin nuk e bën qytetar, titulli që i jep komuna e Rushbullit, përshembull.
Me këtë stil, durrësakët, qytetarë e fshatrë, me medalje dhe tituj, janë bërë si këmbët e dhisë.
Kanë marrë njerëz që e meritojnë, sepse u “këndon” vepra. Por kanë marrë edhe dursakë, që nuk I njohin as robt e shtëpisë.
Kjo nuk më duket e drejtë. Nuk mund të bëhet bishti më i rëndë se sqepari…
Kaq tha Fadili dhe më ftoi për kafe në Durrës…për të vazhduar bisedën.
-Nuk dua të harxhosh pare, sepse është bërë i shtrenjtë celulari, o miku im i vjetër, politikan i dështuar!
Sa e dhimbshme. Çdo kontejner që vjen me banane nga Ko...
Unë i nënshkruari majmuni Kiko, jam lindur në pyjet e Amaz...
Pas lajmit se në kontenierin me banane në Durrës mungo...
Rendi publik zero Siguria e jetes se Qytetareve me e ...
1. Ngjarja ndodh në mes të ditës (natën as autorët nuk...
Rilindja nuk ka asnjë kartë morale për të fituar Bashkinë ...
Në vijim të traditës më të mirë për t'u konsultuar me popu...
Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh, të ci...
U ulëm ballë për ballë. - Si të quajnë? - Anonim. Kam nj...
U habita shumë që nuk po shoh asnjë reagim të këtij "k...
Po ecja përmes Prizrenit për në Tiranë, kur në rrugë n...
Ministrja e Turizmit këtu duhej të ishte mbuluar me pe...
Vetëm në Shqipëri të falin dhe të durojnë pafundësisht...
Dje Alibeaj pranoi publikisht se i paskan kërkuar Ramës nd...
- Pronari yt thotë se ju jeni paqësor pse kaluat në ak...
Natë. Rrugë në bllok. Karshi meje, në tortuar, një fem...
Nga një email paçavure, pa asnjë etikë dhe profesional...
Rusia ka kohë që po punon të kthehet në skenën botëror...
Një valë ironie, talljesh dhe sharjesh vërshuan sot në...
Ai gjyqi i para 100 e ca vjetësh nuk paskej qenë gjë. ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...