Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Paradoksalisht, fundi i kalvarit të hapjes së negociatave po e gjen kryeministrin e Shqipërisë në pozicionet e veta më ekstreme si sovranist dhe me arsenalin më të madh të kritikave për BE dhe vendet e Europës perendimore. Pak ditë më parë, në diskutimin e hapur për amnistinë fiskale, Edi Rama mbajti një nga fjalimet e tij më të ashpra, ku u vërejtën deri dhe nuanca ksenofobie. Ai i fryu urrejtjes për ata të huaj që na trajtojnë si njerëz me bisht dhe që i konsiderojnë shqiptarët si budallenj. Ai shkoi deri aty sa të kujtonte përpara diplomatëve të pranishëm në takim, se gjendej në krye të vendit, për të siguruar që qeveria e Shqipërisë do të trajtohej me respekt, duke lënë të kuptohet se ka kaluar koha e fillim viteve ’90, kur emigrantët shqiptarë denigroheshin si kafshë në porte e aeroporte.
Ky kurs i ri sovranist – fjalë të cilën kryeministri nuk harroi ta përmendte- erdhi direkt pas kërcënimit për të bojkotuar samitin e vendeve të BE-së me Ballkanin perendimor dhe kritikave, ironisë dhe sarkazmës që ai përdori për vendet e 27-shes në krah të presidentit serb Vuçiç.
Pra, prej disa javësh duket sheshit se ka një ndryshim të dukshëm fjalori dhe qasjeje ndaj atyre që ne jemi mësuar ti konsiderojmë, gjatë këtyre 30 viteve, si aleatët tanë të mëdhenj në rrugën e zhvillimit të Shqipërisë.
Le të jemi të qartë, Edi Rama as ka ndryshuar filozofi, as po përshtatet me realitetin aktual të vendit. Ai mund të shndërrohet edhe në sovranist edhe në kozmopolit edhe në nacionalist edhe në liberal, edhe në në fshikullues të kandidatit Trump edhe në lake që rend pas presidentit të radhës, sipas nevojave të pushtetit të tij. Ai sot ka grumbulluar aq shumë fuqi dhe e ka dërmuar gati në mënyrë të pakthyeshme rendin demokratik, sa si hyn gjemb në këmbë edhe po tu’a përplasë në fytyrë politikanëve dhe diplomatëve ndërkombëtarë, kur ata i bëhen pengesë për projektet e veta të pastrimit të parave, legalizimit të kanabisit, Open Balkan-it e me radhë.
Por, në të gjithë këtë panoramë, interesante është të shihet se autokrati në pushtet po di të përfitojë nga vala sovraniste që ndezën me zor dhe me mundim, prej një viti, pjesa më radikale e kundërshtarëve të tij. Dallga e saj nisi pas shpalljes së lobuar fort dhe më qëllim përçarjen e opozitës, që shkaktoi diplomacia amerikane me non-grata ndaj Berishës. Pas kësaj, për herë të parë dhe pa druajtje në mjedisin tonë publik u ngritën pyetjet se a duhet ti besojmë verbërisht një arbitri të paanshëm “amerikan”? A duhet të përçmojmë votën e të zgjedhurve nga shqiptarët, vetëm se ky udhëzim vjen nga Uashingtoni? A duhet të suprimojmë demokracinë kur ‘këshillojnë’ ambasadorët?
Që prej majit 2021, raporti ynë i nënshtruar ndaj ndërkombëtarëve, rrefuzimi për ti’u bindur çdo trilli të tyre, fundi i fetishit për ata të huaj që punojnë “ndershmërisht” vetëm për të mirën tonë, u shndërrua në temën e debateve të mbremjes në TV dhe në atë të kafeneve të humbura të provincës.
Të gjitha këtyre dilemave ideologët, gazetarët dhe përkrahësit publikë të kryeministrit i përgjigjeshin me slloganet se Shqipëria është një vend që e ka dorëzuar sovranitetin në këmbim të një të ardhmeje më të ndritur, se ne nuk kemi luksin të mos u bindemi partnerëve tanë strategjikë, se Shqipëria nuk mund të kthehet në të shkuarën hoxhiste të të qenit fanar ndriçues për botën.
Por e bukura qëndron në faktin se kryerilindasi dëshmoi edhe njëherë se ai është më i zoti dhe më i paskrupullt se të gjithë servilët e tij të marrë sëbashku. Ai i hodhi i pari në kosh këto argumenta me kthesën e fundit sovraniste. Ai sot po kalëron mbi tabunë që zhvirgjëroi Sali Berisha dhe po përdor të njëjtat argumenta që u thanë pas shpalljes non grata. Madje Rama e ka shpënë më në ekstrem slloganin e lierit të PD-së, që thoshte se nuk tërhiqem nga gara me urdhër diplomatësh, kur më voton partia ime, duke e transformuar: “Ç’më duhet mua për BE-në, kur e kam marrë miratimin nga Këshillimi Kombëtar me popullin”.
Ashtu siç ka ndodhur edhe me rrugët e autostradat ai po ecën në trasenë e shtruar nga i pari. Ai e gjeti të dërrmuar mitin 30 vjeçar të anti sovranistit dhe tani e ka të gatshëm për ta përdorur kur i duhet.
Por këtu, fatkeqësisht, nuk është as vetëm merita e tij për pirueta të befta dhe as ajo e Berishës për të zhvilluar beteja bajlozësh. Në këtë pikë faji është edhe i atyre ndërkombëtarëve që e trajtojnë këtë vend si republikë bananesh. Janë gafat, padrejtësia e lobuar dhe shpesh arroganca e përsëritur deri në gomarllëk, që i jep mundësinë sundimtarit të radhës të përfitojë nga diskreditimi i figurës se tyre. Këtë po bën Edi Rama sot duke vjedhur, aq sa i duhet, nga fryma sovraniste që nxiti goditja amerikane ndaj Berishës.
Turizmi është në krizë të fortë këtë vit. Kjo është e ...
Nga thirrja e studentëve në dhjetor të vitit 1990 të sheku...
Rusia, India, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut - është...
Nga haberet e drekës të medias mësojmë se në Republikë...
Ditë e diel, rrugët janë pothuajse të boshatisura. Në ndon...
Faktet, faktet 1-Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për r...
16 korrik 2018. Një lajm i hidhur: U nda nga jeta Fadil H...
Sa e dhimbshme. Çdo kontejner që vjen me banane nga Ko...
Unë i nënshkruari majmuni Kiko, jam lindur në pyjet e Amaz...
Pas lajmit se në kontenierin me banane në Durrës mungo...
Rendi publik zero Siguria e jetes se Qytetareve me e ...
1. Ngjarja ndodh në mes të ditës (natën as autorët nuk...
Rilindja nuk ka asnjë kartë morale për të fituar Bashkinë ...
Në vijim të traditës më të mirë për t'u konsultuar me popu...
Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh, të ci...
U ulëm ballë për ballë. - Si të quajnë? - Anonim. Kam nj...
U habita shumë që nuk po shoh asnjë reagim të këtij "k...
Po ecja përmes Prizrenit për në Tiranë, kur në rrugë n...
Ministrja e Turizmit këtu duhej të ishte mbuluar me pe...
Vetëm në Shqipëri të falin dhe të durojnë pafundësisht...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...