Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Nga haberet e drekës të medias mësojmë se në Republikën e Bananeve, e cila pritet që me nënshkrimin sot të protokollit bilateral ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, t’i hapë rrugën pasnesër fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nën Presidencën Çeke të Këshillit të BE-së, për të mbledhur menjëherë Konferencën e parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE.
Sot ka ndodhur çudia e radhës shqiptare në Portin e Durrësit, ku është gjetur i hapur pa plumbçet e sigurisë kontejneri me banane para skanimit, ku nga të dhënat e para mungojnë rreth 50 arka me banana, të cilat dyshohet se kanë qenë të mbushura me drogë (kokainë). Sipas një përllgaritje të shpejtë nga historia e dhjetorit të vitit të kaluar, ndodhi e njëjta histori, por që nga nxitimi lanë pas 7 arka me 119 kilogramë kokainë. Në referencë të kësaj llogarie, nëse një arkë mban brenda saj diku 17 kilogramë kokainë dhe në 49 arkat që mungonin dje në Durrës mund të ketë patur deri në 833 kg kokainë.
Për këtë akt skandaloz të ndodhur në sy të gjithë agjencive ligjzbatuese, që cënon rëndë sigurinë kombëtare, janë arrestuar 20 persona në portin e Durresit, si pjesë e shoët të radhës për justifikimin publik të skandalit. Pa llogaritur këtu edhe atentatin tek mbikalimi i Fushë-Krujës, ku atë që nuk e bënte dot SPAK prej muajsh për të arrestuar një bandit, e bënë dy apo tre vrasës të tjerë me pagesë.
Republikë Bananesh apo “Bana King”, pak rëndësi ka forma e regjimit kleptokrat që kemi. Rëndësi ka metoda se si mund të shkohet në këtë derexhe të shqyer në Europë?!
Një gjë dihet me siguri, se, sot Edi Rama, ka ndërtuar me mund e besim të tepruar tek vetja e tij, një infrastrukturë institucionale kombëtare, që natyrisht shkon përtej standardeve të sigurisë publike, nga ku për rjedhojë mund të ndodhë gjithçka. Të bësh çfarë të duash e nuk të thotë kush dy fjalë, përkundrazi amnistohesh në këtë Crazy Republic (nuk bëhet fjalë për librin tim botuar në vitin 2011), ndaj mos prit kurfarë ekspertize për zbulimin e së vërtetës dhe krimit se gjithçka është e rrethuar nga injoranca, e në fund gjithçka mund të shembet brenda minutës, ashtu si një perandori e ngritur me rërë...
Shihni sot portalin qeveritar të shërbimeve publike e-Albania është në Black Out bashkë me atë të Kryeministrisë dhe faqet e shumë institucioneve kryesore të shtetit. Por jo vetëm kaq!? Mos haroni edhe sistemin e drejtësisë që është në prag të falimentit! Oh...! Çfarë po thua o njeri?! Ne sot kemi dërguar delegacionin tonë në Bruksel për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE! Pse jo, ne na pranon Europa dhe Amerika kështu siç jemi!
Kjo është Shqipëria!
Ditë e diel, rrugët janë pothuajse të boshatisura. Në ndon...
Faktet, faktet 1-Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për r...
16 korrik 2018. Një lajm i hidhur: U nda nga jeta Fadil H...
Sa e dhimbshme. Çdo kontejner që vjen me banane nga Ko...
Unë i nënshkruari majmuni Kiko, jam lindur në pyjet e Amaz...
Pas lajmit se në kontenierin me banane në Durrës mungo...
Rendi publik zero Siguria e jetes se Qytetareve me e ...
1. Ngjarja ndodh në mes të ditës (natën as autorët nuk...
Rilindja nuk ka asnjë kartë morale për të fituar Bashkinë ...
Në vijim të traditës më të mirë për t'u konsultuar me popu...
Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh, të ci...
U ulëm ballë për ballë. - Si të quajnë? - Anonim. Kam nj...
U habita shumë që nuk po shoh asnjë reagim të këtij "k...
Po ecja përmes Prizrenit për në Tiranë, kur në rrugë n...
Ministrja e Turizmit këtu duhej të ishte mbuluar me pe...
Vetëm në Shqipëri të falin dhe të durojnë pafundësisht...
Dje Alibeaj pranoi publikisht se i paskan kërkuar Ramës nd...
- Pronari yt thotë se ju jeni paqësor pse kaluat në ak...
Natë. Rrugë në bllok. Karshi meje, në tortuar, një fem...
Nga një email paçavure, pa asnjë etikë dhe profesional...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...