Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Jeni duke ecur përgjatë një rruge plot trafik për të shkuar në punë. Kaloni pranë një artisti që luan muzikë në rrugë dhe që është duke luajtur një këngë, të cilën nuk e keni dëgjuar prej vitesh. Tani papritmas, në vend se të vini re të gjitha ngjarjet përreth jush në qytet, rijetoni mendërisht herën e parë që e keni dëgjuar këngën. Dëgjimi i asaj pjese muzikore të kthen menjëherë në vendin ku ishe, me kë ishe dhe ndjenjat që lidhen me atë kujtim.
Kjo përvojë, pra kur muzika risjell kujtime të ngjarjeve, njerëzve dhe vendeve nga e kaluara jonë, njihet si një kujtesë autobiografike e evokuar nga muzika. Dhe kjo është një përvojë e zakonshme, që shfaqet shpesh si një kujtesë e pavullnetshme. Kjo do të thotë, që ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të risjellë në kujtesë kujtime të tilla, ato thjesht na vijnë në mendje spontanisht.
Kohët e fundit kërkimet kanë nisur të zbulojnë arsyen pse muzika duket të jetë një sinjal kaq i mirë për të evokuar kujtime. Së pari, muzika priret të shoqërojë shumë ngjarje të dallueshme të jetës, si mbrëmja e maturës, ceremonia e diplomimit, dasmat dhe funeralet. Prandaj, ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm në rilidhjen tonë me këto momente vetëpërcaktuese.
Ndërkaq, muzika tërheq shpeshherë vëmendjen tonë, për shkak të mënyrës se si ndikon në mendjen, trupin dhe emocionet tona. Kur muzika na tërheq vëmendjen, kjo gjë rrit gjasat që ajo të kodohet në kujtesë së bashku me detajet e një ngjarjeje të jetës. Kjo do të thotë se ajo është në gjendje të shërbejë si një sinjal efektiv për ta kujtuar vite më vonë këtë ngjarje.
Studimet e fundit kanë zbuluar se natyra emocionale e një pjese muzikore është një faktor i rëndësishëm në mënyrën se si ajo shërben si një shenjë e kthimit të kujtesës. Kjo ishte më e vërtetë për stimujt emocionalë negativë. Sidomos muzika e trishtë ngjalli më shumë kujtime pozitive sesa fjalët e trishtuara dhe të zemëruara.
Pra duket se muzika ka aftësinë të na rilidhë me momente emocionalisht pozitive nga e kaluara jonë. Dhe kjo sugjeron që përdorimi terapeutik i muzikës mund të jetë veçanërisht i frytshëm. Muzika mund të jetë një sinjal më efektiv për kujtimet në krahasim me filmat, librat apo shfaqjet televizive.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se kujtimet e pavullnetshme kanë më shumë gjasa të kthehen gjatë aktiviteteve ku mendja jonë është e lirë të endet në mendimet për të kaluarën tonë. Këto aktivitete, priren të mos jenë kërkuese sa i përket vëmendjes sonë dhe përfshijnë gjëra të tilla si të shkuarit në punë, udhëtimet, punët e shtëpisë dhe relaksimi.
Këto lloj aktivitetesh përputhen pothuajse në mënyrë të përsosur me ato të regjistruara në një studim tjetër, ku pjesëmarrësve iu kërkua të mbanin një ditar dhe të shënonin rastet kur muzika ngjallte një kujtim, së bashku me atë që ata po bënin në kohën kur ndodhi.
U zbulua se aktivitetet e përditshme që shoqërohen paralelisht me dëgjimin e muzikës, priren të çojnë në kujtime më të pavullnetshme. Kjo është në kontrast me hobi të tjera, si të parit televizor, të cilat mund të kërkojnë që mendja jonë të jetë më e përqendruar në aktivitetin në fjalë, ndaj ka më pak të ngjarë të endemi në skenarë që vijnë nga e kaluara jonë. Atëherë duket se muzika nuk është vetëm e mirë në evokimin e kujtimeve, por edhe kohët kur kemi më shumë gjasa të dëgjojmë muzikë, janë momentet kur mendjet tona mund të kenë më shumë gjasa të enden nëpër arkivën e kujtesës.
Po ashtu muzika është e pranishme gjatë shumë ngjarjeve të jetës, të cilat janë të dallueshme, emocionale ose vetëpërcaktuese. Dhe këto lloj kujtimesh priren të vijnë më shpejt në kujtesë. Në fakt fuqia e muzikës për të na lidhur me të kaluarën tonë, tregon se si muzika, kujtimet dhe emocionet janë që të gjitha të lidhura më njëra-tjetrën, dhe duket se disa këngë mund të veprojnë si një linjë e drejtpërdrejtë për të na kujtuar veten në moshë të re./ Përshtatur nga CNA.al
Sipas rezultateve të studimit të Universiteteve të Veronës...
Një nga problemet tipike që shumë njerëz raportojnë me lar...
Shkencëtarët që studiojnë një sërë bakteresh përgjegjëse p...
Është vlerësuar se në SHBA, 2.5 në 1000 njerëz divorco...
Sa herë që shkulni një thinjë edhe më shumë do të rriten n...
Një psikoterapist dhe ekspert i marrëdhënieve ka zbuluar t...
Një sëmundje e re e shkaktuar ekskluzivisht nga plastika ësh...
Konfirmimi i ekzistencës së jetës jashtëtokësore, do i...
Nëse mendoni se njerëzit janë thjesht të mirë nga natyra, ...
Zyrtarët egjiptianë të antikiteteve thonë se kanë konfirmu...
Shumë besojnë se është thjesht një mit, të tjerë një reali...
Negociatat për ngritjen e një paneli ekspertësh të Kombeve...
Ne njerëzit duket se kemi një marrëdhënie dashuri-urrejtje...
Ndryshimet e temperaturës dhe shkurtimi i ditës në dimër bë...
Faqja e rezervimit të udhëtimeve Omio, ka zbuluar destinaci...
E keni dëgjuar gjëegjëzën e vjetër: “Cila ka ekzistuar e p...
Më shumë pemë shpëtojnë jetë! Në këtë përfundim ka arritur...
Pavarësisht nëse besoni apo jo te fati, është e vërtetë që...
Gjetja e dhuratës për personin tuaj të zemrës është një pr...
Një imazh i ri mahnitës i Mjegullnajës Tarantula (aka 30 D...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...