Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...

Astrologët na thonë se muaji që kemi lindur, mund të ndikojë shumë tek ato që na ndodhin në jetë. Por a mund të ndikojë tek jetëgjatësia stina në të cilën lindim?
Sipas një studimi të vitit 2001 nga Instituti Maks Plank në Gjermani, i botuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS) dhe një studimi të vitit 2011 nga Universiteti i Çikagos në SHBA, i botuar në “Journal of Aging Research”, një numër provash në rritje sugjerojnë se kjo mund të jetë e vërtetë.
Studimi i Plank zbuloi se njerëzit e lindur në Austri dhe Danimarkë gjatë stinës së vjeshtës, jetuan pak më gjatë se ata që kishin lindur në periudha të tjera të vitit. Më pas studimi mori në analizë njerëzit që jetojnë në Hemisferën Jugore - konkretisht në Australi - ku stinët janë të kundërt me ato në veri.
Rezultatet zbuluan se e vërtetë ishte e kundërta:njerëzit e lindur në muajt e vjeshtës të Hemisferës Jugore me kushte të ngjashme me pranverën, jetuan disi më pak se ato të lindur në pranverë - ose në atë që përkon me vjeshtën në atë pjesë të botës.
Ndërkohë, studimi i vitit 2012 i Universitetit të Çikagos, analizoi jetëgjatësinë e 1500 njerëzve të lindur në vjeshtë në fund të shekullit XIX, dhe zbuloi se rreth 40 për qind e tyre jetuan deri në 100 vite në krahasim me vëllezërit e motrat dhe bashkëshortët e tyre të lindur në periudha të tjera të vitit. Më e rëndësishmja:përfshirja e bashkëshortëve në studimin e Çikagos, verifikoi edhe ndikimin e faktorëve të tjerë të stilit të jetesës në raport me jetëgjatësinë, siç është varfëria.
Rezultatet nga studimet e Institutit Maks Plank dhe të Çikagos, mund të lidhen më pak me sezonin e lindjes së një fëmije, dhe më shumë me cilësinë e ushqimit të disponueshëm për një nënë gjatë shtatzanisë. Në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës (e kundërta në Hemisferën Jugore), ka një bollëk frutash dhe perimesh të freskëta një nënë shtatzënë.
Sezonaliteti mund të ndikojë gjithashtu edhe tek gjasat që një nënë të përjetojë një infeksion ose komplikime të tjera shëndetësore gjatë shtatzënisë, si dhe mundësitë që fëmija të përjetojë diçka të ngjashme pas lindjes, duke ndikuar tek shëndeti dhe mirëqenia e tyre më vonë gjatë jetës.
Por nëse një fëmijë ka lindur në vjeshtë apo një grua po planifikon kohën më të mirë për të mbetur shtatzënë, profesori i shëndetit publik në Universitetin e Illinois në Çikago, S. Olshanski thotë se kjo vlen për popullsinë, dhe jo për individët në veçanti. Për një individ, muaji i lindjes do të jetë kryesisht i parëndësishëm.
Ajo që ka vërtetë rëndësi është mënyra e jetesës dhe gjenetika e trashëguar. Por Leonid Garilov i Qendrës Kombëtare të Kërkimit të Opinionit në Universitetin e Çikagos, dhe autori i parë i studimit të “Journal of Aging Research”, nuk është dakord me këtë qëndrim. “Gjetjet e këtij studimi e mbështesin idenë e programimit të moshës së hershme të plakjes dhe jetëgjatësisë njerëzore”- thotë ai.
Muaji kur lind një fëmijë, nuk është i vetmi faktor që duket se ndikon në jetëgjatësinë e tij. Universiteti i Çikagos zbuloi gjithashtu se fëmijët e parëlindur të të dyja gjinive, kishin më shumë gjasa të festonin ditëlindjen e 100-të. Shpjegimet e mundshme përfshijnë shëndetin e përgjithshëm më të mirë të prindërve më të rinj, si dhe vëmendjen që i kushtohet të porsalindurit në krahasim me fëmijët e lindur më vonë, përmirësimin e zhvillimit social, emocional dhe mendor.
Sipas studiuesit Leonid A.Gavrilov, gjetjet mbi fëmijët e parëlindur nuk janë të reja. “Ka shumë vëzhgime se fëmijët e parëlindur kanë një avantazh si në gjendjen shëndetësore ashtu edhe në arritjet akademike”- thotë ai. Por nga mjekësia moderne dhe deri te disponueshmëria e ushqimeve më me vlera gjatë gjithë vitit në disa zona, mbetet për t‘u parë se si muaji i lindjes dhe rendi i lindjes, do të ndikojnë mbi jetëgjatësinë e fëmijëve në të ardhmen./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
Një specie e re peshkaqeni me karakteristika të çuditshme ...
Revista amerikane “Forbes” ka renditur 10 njerëzit më të p...
Është fshehur nga sytë e publikut për më shumë se njëqind ...
Njerëzit që operohen nga kirurge femra kanë më pak gjasa t...
Përdoruesit e marijuhanës kanë nivele më të larta të plumb...
Pushimet janë gjithmonë një kohë ideale për të rikuperuar ...
Thonë se dashuria nuk kushton asgjë. Por kjo sigurisht nuk...
Një skenë e pabesueshme. Keni mbetur pa fjalë nga një imaz...
Gjuetia më e madhe e përbindëshit të Loch Ness në më shumë...
Ishulli Hidra në shikim të parë nuk ndryshon nga fqinjët e...
Çfarë fati e pret një agjent sekret, të cilit i është zbul...
Ishte periudha e parë pas Epokës së Dinosaurëve në një pje...
Kafkat e modifikuara të gjetura në një vend varrimi të...
Tokio mund t'i ketë dhënë botës disa nga fotot më romantik...
Astronomët kanë zbuluar një yll që duket se po bëhet një n...
E mbaj mend shumë mirë herën e parë kur isha dëshmitar i n...
Në rrugën e gjatë drejt Australisë Qendrore, 848 kilom...
Toka ka na dhuruar disa surpriza kohët e fundit. Shkencëta...
Në fshatin i largët Kedungkang në Indonezi, një familje po...
Është e panevojshme që ta mohojmë: është e vështirë të mos...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...