Zgjidhet misteri i kafkave të modifikuara të njerëzve në Japoninë e lashtë
Kafkat e modifikuara të gjetura në një vend varrimi të...

Ishte periudha e parë pas Epokës së Dinosaurëve në një pjesë të botës që sapo kishte nisur të merrte veten nga përplasja e një asteroidi gjigant me Tokën, i cili solli pasoja katastrofike për jetën në planet. Faza e rikuperimit, solli shfaqjen e pyjeve tropikale të shiut përgjatë ekuatorit që ekzistojnë ende sot. Një peizazh i lagësht dhe moçalor, i mbuluar me gjethe të dendura tropikale që përmbante vende të bollshme ku mund të fshihej Titanoboa.
Po cili ishte gjarpri më i madh në botë?
Titanoboa, gjarpri më i madh në botë, jetoi gjatë Epokës së Paleocenit rreth 58 deri në 60 milionë vjet më parë. Ai lulëzoi së bashku me specie të tjera të mëdha si krokodilët 4 metra të gjatë dhe breshkat mbi 2.5 metra të gjata. Ata mund të dukeshin të ngjashëm me gjarpërinjtë e sotëm, vetëm se ishin shumë më të mëdhenj.
Ishte fillimi i epokës së gjitarëve, por ata ende nuk kishin pasur kohë të rriteshin. Ishin ende të pakët në numër dhe të shpërndarë gjithandej, në një përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar zemërimit të zvarranikëve gjigantë që po lulëzonin në një klimë shumë më të ngrohtë. Gjitarët nuk kishin ende kohë të diversifikoheshin dhe të popullonin gati të gjitha rajonet e globit si ndodh sot.
Sa i madh ishte Titanoboa?
Karlos Jaramillo, paleontolog në Institutin e Kërkimeve Tropikale Smithsonian, thotë se Titanoboa-t ishin mesatarisht rreth 14 metra të gjatë, ose 33 për qind më të gjatë sesa anakonda e gjelbër, gjarpri më i madh që ekziston sot. Jaramillo dhe ekipi i tij kanë ndërtuar dy modele të gjarprit në përmasa reale për të treguar madhësinë e tij të jashtëzakonshme.
“Vetëm kur qëndron pranë tij, e kupton se sa i madh ishte në të vërtetë”- thotë ai. Të gjitha mbetjet e Titanoboas deri më tani janë gjetur në një minierë qymyri thellë në pyjet tropikale të Kolumbisë dhe janë përshkruar në një studim të botuar për herë të parë në 2009 në revistën “Nature”.
Ato i referohen një kohe kur një klimë më e ngrohtë, sillte shfaqjen e specieve të mëdha që lulëzuan edhe si pasojë e nivelit të lartë të lagështisë. Sipas studimit, “madhësia e këtij gjarpri tregon se në atë kohë ka pasur një temperaturë mesatare vjetore neotropike prej 30-34 gradë Celsius, dukshëm më e lartë se vlerësimet e mëparshme për atë periudhë”. Që nga ajo kohë, në minierat e qymyrit janë zbuluar disa ekzemplarë, duke treguar se ata ishin ndoshta një nga speciet më të bollshme që jetonin në habitat.

Ku jetoi Titanoboa?
Shumë i rëndë për të jetuar në pemë, Titanoboa do të ketë jetuar në tokë, duke jetuar pranë ujit, joaktiv shumicën e kohës dhe duke pritur me durim që të turrej mbi çdo breshkë apo krokodil gjigant që mund të binte viktimë e kafshimit të tij të fuqishëm.
“Ai e gëlltiste të tërin, dhe më pas i treste për muaj të tërë, duke ngrënë 3-4 herë në vit”- thotë Jaramillo. Po ashtu, janë zbuluar mbetje breshkash të mëdha me zhguallin e thyer, dhe kjo mund të jetë shkaktuar nga sulmi nga krijesa gjigante, por që në njëfarë mënyre arritën të mbijetojnë.
Kur u zhdukën Titanoboat?
Paleoceni në këtë pjesë të botës, ilustron një ekosistem që mund të shfaqet si pasojë e ndryshimeve klimatike globale, ku nuk ka akull në Pole, dhe ku temperaturat janë më të nxehta dhe më të lagështa në pyjet e shiut. Megjithatë, është gjithashtu një vend i vështirë për të studiuar, thotë Xhonatan Blok, paleontolog në Universitetin e Floridës, SHBA.
“Ne dimë shumë pak për të, sidomos rreth ekuatorit (ku do të ketë jetuar Titanoboa) sepse është e vështirë të gjesh fosile në një vend që ka një biodiversitet kaq të bollshëm”- shprehet Blok. Për të gjetur fosile, ekspertët duhet të jenë në gjendje të shohin dhe eksplorojnë shkëmbinj që fshihen në pyjet e shiut, sepse ata janë shpesh të mbuluara nga bimësia. “Shumica e të dhënave tona mbi Paleocenin, burojnë nga lokalitete me gjerësi më të lartë gjeografike që janë kryesisht në rajone shkretinore”- thotë Blok. Kjo mund të jetë një pjesë e arsyes pse nuk jemi të sigurt se kur apo pse u zhduk Titanoboa. Ai mund të ishte zhdukur siç ndodh me shumë kafshë, dhe të ketë krijuar një grup më të vogël lloj gjarpërinjsh që tani e quajnë shtëpinë e tyre pyllin e shiut.
Ndërsa Toka po ftohej, speciet zvogëloheshin në masën trupore, dhe kjo ngre pyetjen nëse një planet më i ngrohtë mund të sjellë rishfaqjen e zvarranikëve të mëdhenj të dikurshëm. Blok është skeptik sepse shumica e habitatit ku lulëzuan dikur në pyjet tropikale të shiut Titanoboa dhe speciet e tjera, është zvogëluar dhe shpyllëzuar nga një grabitqar edhe më i madh i njohur: njerëzit./ Përshtatur nga CNA
Kafkat e modifikuara të gjetura në një vend varrimi të...
Tokio mund t'i ketë dhënë botës disa nga fotot më romantik...
Astronomët kanë zbuluar një yll që duket se po bëhet një n...
E mbaj mend shumë mirë herën e parë kur isha dëshmitar i n...
Në rrugën e gjatë drejt Australisë Qendrore, 848 kilom...
Toka ka na dhuruar disa surpriza kohët e fundit. Shkencëta...
Në fshatin i largët Kedungkang në Indonezi, një familje po...
Është e panevojshme që ta mohojmë: është e vështirë të mos...
Trekëndëshi i Bermudës, i njohur gjithashtu si Trekëndëshi...
Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur mendo...
Shkencëtarët vunë re formën e një pikëpyetjeje të fshehur ...
Në SHBA është rritur frika nga vizitorët e panjohur, k...
Shkencëtarët amerikanë kanë paralajmëruar se shumica e lod...
Është i mirënjohur për shumëkënd fakti që imazhi i një syr...
Ashtu si ne, qentë mund të kenë frikë nga gjëra të ndr...
Një stuhi gurësh "vdekjeprurëse sa Hiroshima" u lëshua aks...
Ekspertët e Wi-Fi kanë ndarë sendet shtëpiake më të zakons...
Vetëm ata me një mendje analitike me ritme të shpejta do t...
Krenare dhe e paafrueshme duket Nefertiti që hedh vështrim...
Nëse duket sikur moti është “çmendur” kohët e fundit, duke...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...