
Ashtu si ne, qentë mund të kenë frikë nga gjëra të ndryshme. Këto fobi dhe përmasat e frikës ndryshojnë nga kafsha në kafshë. Ka kafshë, për shembull, që në lëvizjen e parë vrapojnë dhe gërmojnë nën tavolina dhe shtretër dhe të tjera që janë më të guximshme.
Një qen i frikësuar mund të reagojë në disa mënyra. Ai ose do të vrapojë të fshihet ose do të fillojë të leh ose do të frikësohet dhe do të bëhet agresiv. Këto janë 7 fobitë themelore të qenve qe rendit Protothema:
1. Frika nga rrufeja
Astrapofobia është një fobi e zakonshme për kafshët shtëpiake. Se sa do të kenë frikë varet nga secili qen. Ka qen që zhduken me zhurmën e parë dhe duan orë të tëra për të dalë dhe të tjerë që thjesht ndjejnë frikë.
2. Frika nga fishekzjarrët
Për shumicën e kafshëve dita e Pashkëve dhe nata e Vitit të Ri janë më të këqijat e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për fishekzjarrët nga stadiumet apo nga festat e ndryshme. Ajo që ndodh me fishekzjarrët është diçka që fjalë për fjalë i çmend ata.
3. Frika nga ndarja
Ashtu si fëmijët e vegjël, qentë tanë ndihen keq kur lihen vetëm në shtëpi. Për disa, kjo frikë është e fortë. Ky quhet ankthi i ndarjes. Natyrisht, reagimet e tyre mund të ndryshojnë. Disa qen lehin gjithë ditën, disa shkatërrojnë gjithçka që munden dhe disa bëhen aq të pakujdesshëm sa mund të pësojnë një aksident në shtëpi.
4. Frika nga veterineri
Rrallëherë një kafshë nuk ka frikë nga veterineri. Se si sillet tani ka të bëjë me vetë doktorin. Deri në çfarë mase ai është në gjendje ta bëjë atë të relaksohet. Të grindesh në atë moment apo të bërtasësh është gjëja më e keqe. Duhet të jemi të qetë dhe të mos dukemi të stresuar.
5. Frika nga makina
Shumë qen nuk duan të hipin fare në makinë. Kjo mund të nënkuptojë një përvojë të keqe të mëparshme (kur, për shembull, shkojmë te veterineri) ose pa përvojë fare. Për të luftuar këtë frikë, ne mund t'u japim atyre disa ëmbëlsira në mënyrë që ata ta lidhin makinën me diçka të mirë.
6. Frika nga fëmijët
Ju duhet të keni parë ose dëgjuar për qen që fillojnë të lehin kur shohin fëmijë dhe mund të bëhen agresivë. Një arsye kryesore për këtë është se qeni nuk ra në kontakt me fëmijët kur duhej.
7. Frika nga objektet e ndryshme
Mbani mend se çfarë bëri qeni juaj kur vendosët për herë të parë një fshesë para tij. Shumë qen zhvillojnë fobi ndaj objekteve të ndryshme. Fshesa me korrent është një prej tyre. Por mund të jetë edhe një zbukurim, lodër për fëmijë, diçka që bën zhurmë, qoftë edhe pema që zbukurojmë në Krishtlindje./CNA
Një stuhi gurësh "vdekjeprurëse sa Hiroshima" u lëshua aks...
Ekspertët e Wi-Fi kanë ndarë sendet shtëpiake më të zakons...
Vetëm ata me një mendje analitike me ritme të shpejta do t...
Krenare dhe e paafrueshme duket Nefertiti që hedh vështrim...
Nëse duket sikur moti është “çmendur” kohët e fundit, duke...
Iluzioni më i madh që na është shitur ndonjëherë nga rekla...
Peshkaqenët kanë frikësuar njerëzit këtë verë në zona të n...
Mushkonjat janë një shqetësim i madh për shumë njerëz në k...
Kur jeni në plazh apo në një shkretëtirë, mund t’ju ketë s...
Probabiliteti për të gjetur një planet që ka ujë rritet me...
Ka disa gjëra që të gjithë ekspertët bien dakord që nuk du...
Në rrjetin social të “TikTok”-ut është publikuar videoja e...
Në vitin 1998 neuroshkencëtari gjermano-amerikan Kristof K...
Një hulumtim zbuloi se njerëzit që ndihen të vetmuar kanë ...
Sipas një studimi të ri të kryer nga studiues australianë ...
Pavarësisht nëse na pëlqen ta pranojmë apo jo, shumë prej ...
Të gjitha marrëdhëniet janë të ndryshme, dhe njerëzit mund...
Teoritë e konspiracionit - përfshirë pretendimin se kush e...
Tomazh Rotar di një ose dy gjëra mbi jetën dhe vdekjen në ...
Ndërsa kryeqendrat e famshme të superfuqive botërore vazhd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...