web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Nga macet te qentë dhe mushkat/ Paqja e Ilir Metës pas shkatërrimit të LSI-së

4 Janar 2023, 10:34, Politikë CNA

Foto-Nga macet te qentë dhe mushkat/ Paqja e Ilir Metës pas

CNA.al ka raportuar së fundmi se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është konfliktuar në Gjirin e Lalëzit me disa personazhe që kanë qenë miqtë e tij.

Një burim i pranishëm në darkën familjare i tha CNA.al se ish-Presidenti i dehur ka debatuar ashpër me vëllain e Lefter Kokës, Nard Kokën, si dhe me nipin e Nasip Naços.

Lefter Koka, që aktualisht është nën arrest lidhur me aferën e inceneratorëve dhe Nasip Naço që aktualisht është deputet i Partisë Socialiste, kanë qenë ministra të Ilir Metës në logon e LSI-së.

Ata e braktisën Metën dhe LSI-në, si shumë të tjerë, duke u bashkuar me socialistët.

Shkatërrimi i LSI-së duket se i ka lënë pasoja ish-Presidentit, edhe pse tashmë del i kamufluar me një parti të re.

Sherri në Lalëz, tregon se Meta po tenton të hakmerret për shpërbërjen dhe fundosjen e LSI-së.

Pas sherrit, Meta ka gjetur paqe te mushkat. Ai është shfaqur duke përkëdhelur një mushkë.

Nuk është hera e parë që Meta shfaqet duke kërkuar paqe te kafshët.

I mbetur vetëm, me partinë e shkërmoqur në pak kohë, dashurinë dhe qetësinë e ka gjetur te macet e qentë.

Në vijimësi e kemi parë me macen, së cilës i ka bërë edhe tualet personal në Lalëz, te vila e famshme, që e nxori në media dhe më pas e zhduku nga çdo platformë sociale.

Foto-Nga macet te qentë dhe mushkat/ Paqja e Ilir Metës pas

Në kohën që ishte President, në përpjekje për të dhënë mesazhe politike, Meta është shfaqur edhe duke përshëndetur macen, me anë të një fotoje me qen.

"Mirëmëngjesi të dashur miq nga Jahorina e Bosnjës! Unë e nisa mbarë ditën sot me Darkon. Uroj një ditë të mbarë edhe për ju. Përshendes Sashën macen time të dashur, pasi ngjajnë shumë dhe shpresoj të takohen së shpejti. Thonë që macet dhe qentë nuk shkojnë, por ky nuk është rasti”, shkruante Meta në rrjete sociale, nga Bosnja, me 10 korrik 2019.

Foto-Nga macet te qentë dhe mushkat/ Paqja e Ilir Metës pas

Ishte koha kur opozita kishte djegur mandatet dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Ishte koha kur LSI-ja kishte nisur shkërmoqjen dhe çdo ditë raportoheshin largime dhe braktisje në masë, gjë që u reflektua edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku LSI-ja e themeluar nga Meta, përfundoi me katër deputetë, dhe njëri prej tyre vetëm me 362 vota.

Thjesht sa për të qenë në Kuvend, por që nuk kanë ndonjë rol në vendimmarrje.

Dhe që prej kohës kur LSI-ja po prekte fundin, Meta nuk ndalte fotot me qen dhe mace dhe së fundmi ka nisur fotot me mushkat./CNA.al





Lajmet e fundit nga