Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Teoritë e konspiracionit - përfshirë pretendimin se kush e vrau në të vërtetë presidentin e SHBA-së Xhon Kenedin në vitin 1964, kryeministrin izraelit Jitzhak Rabin në vitin 1995 apo kush ishte realisht përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit - kanë qenë të zakonshme. Por me përhapjen e mediave sociale, besimi tek ato është rritur shumë.
Mbështetësit dhe përhapësit e tyre pohojnë se grupime të liga, të fuqishme dhe shpeshherë politike janë fajtorë për disa akte, edhe kur janë më të mundshme shpjegime të tjera. Apeli ndaj teorive konspirative promovohet nga bindje, paragjykime, bindje emocionale por shumë pak prova.
Tani studiuesit në Universitetin Emori në Xhorxhia, SHBA, kanë treguar se njerëzit që besojnë dhe përhapin teoritë e konspiracionit kanë një kombinim të tipareve të personalitetit dhe motivimeve, përfshirë mbështetjen e fortë tek intuita e tyre, ndjenjën e antagonizmit dhe superioritetit ndaj të tjerëve, por edhe perceptimin e kërcënimeve në mjedisin e tyre.
Studimi sapo është publikuar në revistën “Psychological Bulletin” të Shoqatës se Psikologëve Amerikane nën titullin “Mendja konspirative: Një rishikim meta-analitik i lidhjeve motivuese dhe personologjike”.
Rezultatet e studimit, ofrojnë një panoramë të nuancuar të asaj që i nxit teoricienët e konspiracionit, sipas autores kryesore rë studimit Shauna Baues. “Teoricienët e teorive të konspiracionit nuk ka të ngjarë të jenë të gjithë njerëz mendjelehtë, të sëmurë mendorë - një portretizim që i bëhet zakonisht në kulturën popullore. Përkundrazi, shumë i drejtohen teorive të konspiracionit për të përmbushur nevojat e privuara motivuese si dhe për të kuptuar problemet shqetësuese”- thotë ajo.
Hulumtimet e mëparshme mbi atë që i nxit teoricienët e konspiracionit, e kishin analizuar veçmas personalitetin dhe motivimin, theksoi Baues. Hulumtimi i saj përfshinte ekzaminimin e këtyre faktorëve së bashku, për të pasur një përshkrim më të unifikuar se pse njerëzit besojnë tek teoritë e konspiracionit.
Për këtë arsye, ajo dhe ekipi i saj analizuan të dhënat nga 170 studime që përfshinin mbi 158.000 pjesëmarrës, kryesisht nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Polonia, që u fokusuan tek studimet që matën motivimet e pjesëmarrësve ose tiparet e personalitetit të lidhura me të menduarit në mënyrë konspirative.
Por pse njerëzit besojnë tek teoritë konspirative? Studiuesit zbuluan se në përgjithësi njerëzit ishin të motivuar të besonin tek teoritë e konspiracionit nga nevoja për të kuptuar dhe për t`u ndjerë të sigurt në mjedisin e tyre, por edhe nga nevoja për të ndjerë se komuniteti me të cilin identifikohen është superior ndaj të tjerëve.
Edhe pse shumë teori konspirative duket se ofrojnë qartësi apo një të vërtetë që supozohej se mbahej enkas sekret rreth ngjarjeve konfuze, nevoja për një ndjenjë kontrolli nuk ishte ndër motivuesit më të fortë për të besuar teoritë e komplotit.
Përkundrazi, studiuesit gjetën disa prova se njerëzit kishin më shumë gjasa të besonin në teoritë konspirative specifike kur ata ishin të motivuar nga marrëdhëniet shoqërore. Për shembull, pjesëmarrësit që perceptonin kërcënime sociale, kishin më shumë gjasa të besonin teoritë konspirative të bazuara në ngjarje, si për shembull teorinë sipas së cilës qeveria e SHBA-së planifikoi vetë sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, sesa një teorie abstrakte që pretendon se qeveritë planifikojnë në përgjithësi të dëmtojnë qytetarët e tyre për të ruajtur pushtetin e tyre.
“Këto rezultate, lidhen kryesisht me një kornizë teorike të kohëve të fundit që pretendon se motivet e identitetit social mund të shkaktojnë tërheqjen nga përmbajtja e një teorie konspirative. Por njerëzit që janë të motivuar nga dëshira për t’u ndjerë unikë, kanë më shumë gjasa të besojnë në teoritë e përgjithshme konspirative rreth asaj se si funksionon bota”- thotë Baues.
Po ashtu, studiuesit zbuluan se njerëzit me tipare të caktuara të personalitetit, si për shembull një ndjenjë antagonizmi ndaj të tjerëve, nivele të larta paranoje, emocionalisht të paqëndrueshëm, impulsivë, dyshues, të tërhequr në aspektin social, manipulues, egocentrikë dhe ekscentrikë, ishin më të prirur të besonin tek teoritë e konspiracionit.
Baues thotë se kërkimet e ardhshme duhet të kryhen me vetëdijen se të menduarit konspirativ është një proces i ndërlikuar, dhe se ai përmban variabla të rëndësishëm dhe të ndryshëm, të cilat duhet të hulumtohen në marrëdhëniet midis të menduarit konspirativ, motivimit dhe personalitetit për të kuptuar psikologjinë e përgjithshme që qëndron pas ideve konspirative./ Pershtatur nga CNA
Tomazh Rotar di një ose dy gjëra mbi jetën dhe vdekjen në ...
Ndërsa kryeqendrat e famshme të superfuqive botërore vazhd...
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI Europe), ka vlerë...
Një shprehje thotë se “gjuha vret më shumë sesa shpata”, p...
Ne të gjithë ndjekim ritmin tonë në jetë. Disave u pëlqen ...
Shumë njerëz e konsiderojnë si diçka të mirëqenë. Por ësht...
“Bufat e Natës” ose njerëzit që punojnë apo rrinë për qejf...
Arthur C.Brooks, 59 vjeç, nuk është një njeri i lumtur. Ai...
Në mbarë botën ekzistojnë 100 ose më shumë fise “të pa kon...
Le ta pranojmë: humbja është diçka që dhemb. Dhe të gjithë...
Në traditën e kulturës perëndimore, e zeza është ngjyra që...
Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkakt...
Për shumëkënd vera është sinonim i dëshirës për t’u zhdukur ...
Shkencëtarët kanë hyrë në “telashe” për të renditur ma...
Tramvaji i mbushur me gjethe në Antwerp ishte pjesë e një ni...
Nëse jeni të lodhur nga vendet e mëdha të mbipopulluara dh...
Fjalët e folura nuk lënë gjurmë fizike, ndaj gjetja e ...
Shkencëtarët kanë zbuluar se taurine, një substancë që gjend...
Edhe pse tingëllon pak çuditshëm, ekziston një vend në botë ...
Baballarët po rriten gjithnjë e më shumë në moshë. Dhe në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...