Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

“Bufat e Natës” ose njerëzit që punojnë apo rrinë për qejf zgjuar deri në orët e para të mëngjesit, duket se kanë më shumë gjasa të përballen me rrezikun e vdekjes në moshë të re. Por kjo jo për shkak të kronotipit të tyre, por i prirjes më të madhe për të abuzuar me alkoolin dhe duhanin.
Në këtë përfundim arriti një studim shumë i gjerë në Finlandë i botuar në “Chronobiology International”, që për 37 vjet analizoi të dhënat e 22.976 binjakëve të rritur finlandezë midis 18-24 vjeç. Është parë që njerëzit që shkojnë në shtrat vonë në mbrëmje, janë disi më të rrezikuar të vdesin para kohe, se sa ata që flenë dhe zgjohen më herët. Por faktori kryesor është mënyra e jetesës.
Studimet e mëparshme kishin sugjeruar se “Bufat e Natës”, ishin më të rrezikuar nga vdekshmëria e hershme, por dhe nga një tendencë për të favorizuar sjellje më të rrezikshme për shëndetin. Dhe në hulumtimin e fundit, duket se mundësia më e madhe për një vdekje të hershme në kohë, nuk është drejtpërdrejt e lidhur me kronotipin, por pasojave që sjell ky stil jetese.
“Rreziku i rritur i vdekshmërisë që lidhet me të qenit një ‘Buf nate’, duket se është kryesisht për shkak të përdorimit të alkoolit dhe duhanit, në krahasim me ata që zgjohen më herët në mëngjes”- thotë autori kryesor i studimit Krister Hublin, i Institutit Finlandez të Shëndetit në Punë në Helsinki.

Ka prova gjithnjë e në rritje se kohëzgjatja dhe cilësia e gjumit dhe puna e natës ndikojnë mbi shëndetin e njeriut. Studimet e mëparshme i kanë lidhur “Bufat e Natës” me një rrezik më të lartë të prekjes nga sëmundjet, sidomos ato kardiovaskulare.
Në fakt, të dhënat e publikuara në vitin 2018 nga “UK Biobank”, baza e madhe e të dhënave shëndetësore në Britaninë e Madhe, që i vëzhgon njerëzit për mbi 6 vite e gjysmë, zbuloi se ata që sipas nevojës ose zgjedhjes jetojnë më shumë gjatë orëve të natës, kanë një rrezik të vogël në rritje të vdekjes së hershme nga çdo shkak, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare.
Ishte pikërisht ky studim, ai që frymëzoi studimin e ri të sapo publikuar. Autorët donin të analizonin disa aspekte që nuk ishin matur më parë, përkatësisht konsumimin e alkoolit dhe pirjes së duhanit dhe jo vetëm kronotipin.
Dhe u pa që duhanpirësit që nuk pinin shumë alkool në grupin e “Bufave të Natës”, nuk kishin ndonjë rrezik në rritje për të vdekur më herët nga ndonjë shkak i caktuar. Ekipi zbuloi se pirja e duhanit dhe e alkoolit, kishin në fakt ndikimin kryesor.
Gjatë studimit u vu re se krahasuar me ata që flinin dhe zgjoheshin më herët në mëngjes, "Bufat e Natës” ishin më të rinj në moshë dhe pinin më shumë duhan. Përveç kësaj, ky grupim njerëzish ka raportuar se ka fjetur më pak se 8 orë në natë.
Nga të gjithë pjesëmarrësit në total, 8.728 prej tyre kishin vdekur deri në vitin 2018, dhe vdekja nga çdo shkak ishte 9 për qind më e lartë tek “Bufat e Natës” sesa tek ata që zgjoheshin herët. Megjithatë, studimi zbuloi se ato vdekje u shkaktuan nga pirja e duhanit dhe alkooli dhe jo nga kronotipi.
Në fakt, u vërejt se joduhanpirësit që nuk pinin shumë alkool në grupin e “Bufave të Natës”, nuk ishin më të rrezikuar të vdisnin më herët ata që flinin dhe zgjoheshin herët. Ndërsa të jesh një person që qëndron vonë natën, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ke zakone të këqija të gjumit.
Shpeshherë të dyja shkojnë së bashku. Një regjim gjumi i dëmtuar, mund të çojë drejt një sërë problemesh mendore dhe fizike, që më herët kanë qenë të lidhur me varësitë, si për shembull nga nikotina ose alkooli. Dr Jako Kaprio, bashkautor i studimit thotë se në studimin e tyre shëndeti i pjesëmarrësve nuk ishte i ndryshëm nga ai i popullatës së përgjithshme, ndërsa vullnetarët nga biobanka angleze e të dhënave, ishin më të shëndetshëm se sa mesatarja. Kufizimi i këtij hulumtimi, ka të bëjë me faktin se të dhënat janë raportuar nga vetë pjesëmarrësit në këtë studim./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Arthur C.Brooks, 59 vjeç, nuk është një njeri i lumtur. Ai...
Në mbarë botën ekzistojnë 100 ose më shumë fise “të pa kon...
Le ta pranojmë: humbja është diçka që dhemb. Dhe të gjithë...
Në traditën e kulturës perëndimore, e zeza është ngjyra që...
Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkakt...
Për shumëkënd vera është sinonim i dëshirës për t’u zhdukur ...
Shkencëtarët kanë hyrë në “telashe” për të renditur ma...
Tramvaji i mbushur me gjethe në Antwerp ishte pjesë e një ni...
Nëse jeni të lodhur nga vendet e mëdha të mbipopulluara dh...
Fjalët e folura nuk lënë gjurmë fizike, ndaj gjetja e ...
Shkencëtarët kanë zbuluar se taurine, një substancë që gjend...
Edhe pse tingëllon pak çuditshëm, ekziston një vend në botë ...
Baballarët po rriten gjithnjë e më shumë në moshë. Dhe në ...
Ndërtesa e një qendre të re të dhënash që po ndërtohet në ...
Nuk mund të thuhet me saktësi se si u shfaq për herë të pa...
Ju jeni duke ecur diku ku nuk keni qenë kurrë më parë, dhe...
Imagjinoni një vend ku njerëzit jetojnë në harmoni, të lir...
Fjetja gjatë udhëtimit në aeroplan ndodh shumë shpesh. Nevoj...
Destinacionet e njohura turistike në Spanjë, Francë dhe Bu...
Njerëzit kanë evoluar për të mbijetuar dhe pasur sukses si...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...