web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cilat janë 10 vendet më të vogla në botë sa i përket popullsisë

10 Qershor 2023, 22:00, Kuriozitete CNA

Cilat janë 10 vendet më të vogla në botë sa i

Nëse jeni të lodhur nga vendet e mëdha të mbipopulluara dhe dëshironi një vend më të qetë për të jetuar apo pushuar, mund të merrni në konsideratë 1 nga 10 vendet më të vogla në botë për nga popullsia.

10. Dominika: 73.006 banorë

Cilat janë 10 vendet më të vogla në botë sa i

Ishulli që nuk duhet ngatërruar me Republikën Domenikane ka një sipërfaqe 751 km2. Ai gjendet afërsisht në gjysmë të rrugës midis Puerto Rikos dhe Trinidad dhe Tobago në Karaibe. Pas viteve të sundimit britanik, kombi ishullor ishte i fundit që u bë një shtet i pavarur në vitin 1978. Meri Çarles u bë kryeministrja e parë në Dominika nga viti 1980 deri në vitin 1995.

9. Shën Kits dhe Nevis: 47.745 banorë

Cilat janë 10 vendet më të vogla në botë sa i

Me një sipërfaqe prej 261 km2, është një nga vendet më të vogla në botë për nga madhësia fizike dhe popullsia. Fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1983, dhe Nevis dështoi të shkëputej pas një referendumi të pasuksesshëm në vitin 1998.

8. Ishujt Marshall: 41.952 banorë

Cilat janë 10 vendet më të vogla në botë sa i

Këto ishuj janë gjithashtu shtëpia e Bikini Atoll, një vend famëkeq i testimit të armëve bërthamore. Të vendosura në rajonin e Oqeanisë, Ishujt Marshall përfshijnë një koleksion prej 5 ishujsh kryesorë dhe 29 ishujt të vegjël koralorë. Sipërfaqja totale e tokës së të gjithë ishujve së bashku është 181 km2. Vendbanimet njerëzore atje datojnë që nga viti 2000 Para Krishtit. Ishujt Marshall fituan pavarësia nga SHBA në vitin 1979, pas shekujsh sundimi nga Spanja, Gjermania dhe Japonia.

7. Lihtenshtajni: 39.558 banorë

Cilat janë 10 vendet më të vogla në botë sa i

Ky vend i vogël është i famshëm për ultësirat e maleve Ratikon dhe majën Grauspic 2599 metra të lartë. Këto ultësira përbëjnë rreth dy të tretat e sipërfaqes totale të Lihtenshtajnit prej 160 km2. Është i njohur botërisht për peizazhet e tij shumë të bukura malore, ku spikat Kalaja e Vaduzit.

6. Monako: 36.313 banorë

Cilat janë 10 vendet më të vogla në botë sa i

Monako ka një sipërfaqe totale prej vetëm 2 km2. Ai është një vend unik me popullsinë më të dendur në botë. I famshëm për kazinotë dhe Çmimin e Madh të Formula 1, Monako është një vend lojërash për të pasurit dhe vipat. Principata është ndoshta më e njohur për martesën e aktores amerikane Grejs Kelli dhe Princit Rainier, djali i të cilit, Princi Albert, është ende monark.

5. San Marino: 33.644 banorë

Cilat janë 10 vendet më të vogla në botë sa i

Bashkë me Vatikanin, San Marino është një tjetër mikrokomb që gjendet brenda Italisë. Ka një sipërfaqe totale prej 61 km². San Marino është ndoshta më i njohur për vendin e fundit në renditjen e FIFA-s për kombëtaret e futbollit. Jashtë futbollit, San Marino është i famshëm për pretendimin e tij si republika më e vjetër në botë dhe arkitekturën e tij mesjetare.

4. Palau: 18.058 banorë

Cilat janë 10 vendet më të vogla në botë sa i

Ky mikroshtet është i banuar që nga viti 1000 Para Krishtit. Ai ka një sipërfaqe totale prej 459 km2. Pasi votoi kundër bashkimit me Shtetet Federative të Mikronezisë në vitin 1978, Palau miratoi kushtetutën e vet deri në vitin 1981 dhe fitoi sovranitetin në vitin 1994. Palau përbëhet nga rreth 340 ishuj.

3. Nauru: 12.769 banorë

Cilat janë 10 vendet më të vogla në botë sa i

I gjendur në jug të Ishujve Marshall, Nauru është një ishull i vogël. Ka një sipërfaqe totale prej 21 km2. Pas disa viteve krizë ekonomike, Nauru u bë një parajsë fiskale deri në vitin 2005. Fitoi pavarësinë në vitin 1968 pas pushtimit nga Japonia gjatë Luftës së Dytë Botërore.

2. Tuvalu: 11.387 banorë

Cilat janë 10 vendet më të vogla në botë sa i

Ky vend përbëhet nga 9 ishuj koralorë në Oqeanin Paqësor Jugor me një sipërfaqe totale 26 km2. Tuvalu u bë një shtet i pavarur në vitin 1978. Ky vend negocioi një kontratë për dhënien me qira të emrit të domenit të saj në internet “.tv” për 50 milionë dollarë për një periudhë 12-vjeçare. Tuvalu është një nga vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike dhe rritja e nivelit të detit.

1. Vatikani: 517 banorë

Cilat janë 10 vendet më të vogla në botë sa i

I famshëm si selia e Papës, qyteti i Vatikanit ka sipas OKB-së një popullsi prej 517 banorësh. Pavarësisht nga popullsia zyrtare, Vatikani është shteti më i vogël i pavarur në botë për sa i përket popullsisë dhe sipërfaqes së tokës. I ndodhur në zemër të Romës, ai ka një sipërfaqe totale prej 0.44 km². Shteti i Vatikanit u themelua në vitin 1929, në të njëjtin moment që katolicizmit romak iu dha një status special në Itali./ 





Lajmet e fundit nga