
NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara
Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mër...
Njerëzit kanë evoluar për të mbijetuar dhe pasur sukses si krijesa sociale. Mirëkuptimi, bashkëpunimi dinamik dhe lidhja me të tjerët, janë thelbësore për ekzistencën tonë si specie. E megjithatë, ose ndoshta për shkak të kësaj, disa individë këmbëngulin të testojnë limitet e tyre.
Ata i nënshtrohen vullnetarisht mjediseve dhe kushteve ekstreme, për të provuar se çfarë mund të durojë trupi dhe mendja e njeriut. Gjatë shekullit të kaluar, shkencëtarët kanë monitoruar njerëz që janë izoluar vullnetarisht në shpella, hapësirë, dhe madje edhe nën oqean për deri disa ditë deri në disa muaj.
Në skenarët më ekstremë, vetë shkencëtarët kanë testuar kufijtë për veten e tyre. Ndërsa disa nga eksperimentet ka të ngjarë të konsiderohen jo etike në botën e sotme, studiues të veçantë vazhdojnë studimet në këtë fushë që bart jo pak rreziqe.
Që nga 1 marsi i këtij viti, një profesor i asociuar në Universitetin e Floridës Jugore po u jep mësim nxënësve të tij vetëm përmes internetit, ndërsa jeton i vetëm 6 metra nën oqean në Key Largo, Florida. Duke mbushur 73 ditë në izolim total në fillim të këtij muaji, Zhozef Dituri, vendosi një rekord të ri botëror si njeriu që ka jetuar për më gjatë vazhdimisht nën ujë dhe në një mjedis fiks.
Ai po planifikon të vazhdojë qëndrimin atje deri më 9 qershor për të mbushur plot 100 ditë. Undersea Lodge, ish-laboratori i kërkimit nënujor ku ndodhet Dituri është tani një destinacion rekreativ prej 9.3 metrash katrorë, e cila është e arritshme vetëm përmes zhytjes.
Si një studiues veteran i mjekësisë hiperbarike, Dituri po e dokumenton këtë ekspeditë shkencore me një ekip mbështetës me emrin “Projekti Neptun 100”. Qëllimi kryesor i hulumtimit është të vlerësojë efektet e jetesës afatgjatë nën presionin dhe kufizimin ekstrem atmosferik, të cilat mund të zbatohen më pas për misionet hapësinore, por edhe për eksplorimin nën ujë.
Kërkimet e deritanishme në këtë fushë janë shumë të kufizuara. Përtej rreziqeve të sëmundjes së dekompresionit, jeta nën det e ndryshon pjesërisht praninë e oksigjenit në trupin e njeriut. Zhytësit që merren me ndërtimin apo riparimin e tubacioneve apo infrastrukturës tjetër tregtare deri në thellësinë 305 metra, kalojnë shpesh javë të tëra duke jetuar në dhoma nën presion për t’u përshtatur me mjedisin ekstrem.
Por edhe kur ndjekin protokollin e duhur, ata përjetojnë vazhdimisht dhimbje koke, lodhje dhe sëmundje të tjera. Të jetosh nën ujë, madje edhe brenda një kabine, mund të shkaktojë infeksione sipërfaqësore të lëkurës ose skuqje, të cilat bëhen të rrezikshme nëse nuk trajtohen.
Faktorë si mungesa e dritës së diellit, niveli i lartë i lagështisë dhe masat e kufizuara sanitare në mjedis, paraqesin sfida për jetën afatgjatë. Në rastin e Diturit, mjekët kryen një sërë testesh fizike përpara se ai të nisej për në shtëpizën nënujore, teksa e kanë vizituar herë pas here, dhe do t’i bëjnë akoma më shumë teste pas kthimit të tij në sipërfaqe për të krahasuar rezultatet.
Deri më tani, Dituri ka raportuar se po përjeton më shumë gjumë të fazës REM dhe të thellë, teksa i kanë rënë nivelet e kolesterolit dhe stresit. Si veteran në inxhinierinë biomjekësore, Dituro është veçanërisht i interesuar për përfitimet e mundshme të mjediseve nën presion për trajtimin e lëndimeve traumatike të trurit, një fushë studimi në zhvillim, me rezultate të përziera dhe jo pak polemika.
Shpellat kanë një histori më të gjatë dhe më të fuqishme të sprovave ekstreme të izolimit njerëzor. Që në vitin 1938, studiuesi i fiziologjisë në Universitetin e Çikagos, Nataniel Kleitman dhe një ndihmësi i tij, kaluan 32 ditë të izoluar në shpellën Mamuth në Kentaki.
Hulumtimi i tyre në lidhje me ritmet e brendshme cirkadiane dhe ciklet e temperaturës në trupin e njeriut, u botua më vonë në një libër. Ndërkohë shkencëtari francez Mishel Sifre kaloi 2 muaj në vitin 1962 në izolim në një shpellë, pa pasur me vete orë, pa dritë natyrale dhe as kalendar.
Ai vazhdoi të kryente një sërë eksperimentesh të ngjashme me subjekte të tjera njerëzore, përpara se qëndronte vetë 6 muaj në një shpellë tjetër në vitin 1972. Hulumtimi dhe magjepsja e Sifre me orën e brendshme biologjike të trupit tonë, hodhi një pjesë të mirë të bazave në fushën e kronobiologjisë njerëzore.
Ndërkohë në këtë fushë ka kontribuar edhe sociologu italian Maurizio Montalbini, i cili thuhet se kaloi 2 vjet e 18 muaj të izoluar në shpella gjatë jetës së tij. Po çfarë i shkakton izolimi një personi?
Dekadat e fundit, qindra njerëz janë izoluar në shpella të ndryshme ose në simulime laboratorike (si afatshkurtra ashtu edhe afatgjata) në kuadër të studimeve shkencore. Këtu përfshihet edhe alpinistja spanjolle Beatriz Flamini, që vetëm muajin e kaluar doli nga një izolim rekord prej 500 ditësh në një shpellë.
Ajo tha se ndiente sikur koha nuk kalonte fare, ndërsa ishte e zhytur në një mjedis të errët dhe të qëndrueshëm. Në disa nga eksperimentet e Sifre, shkencëtari francez raportoi se subjektet e testimit u zhvendosën natyrshëm në një cikël 48-orësh gjumë-zgjim, në vend të periudhës 24-orëshe të bazuar te drita e Diellit që rregullon shumicën e jetës sonë sot.
Ata do të jenë aktivë për 30 orë, pastaj do të flenë për 12 ose më shumë orë. Në një rast, ka thënë Sifre, ekipi i tij regjistroi një burrë që flinte për më shumë se 33 orë vazhdimisht. Duke e dëgjuar nga mikrofoni, studiuesit u shqetësuan se mos subjekti mund të kishte vdekur në izolim, kur më në fund e dëgjuan të gërhiste.
Përzierja e studimeve mbi izolimin në shpella, ka hedhur më shumë dritë mbi një sërë reaksionesh fiziologjike unike te njerëzit. Këtu përfshihet rritja e rrahjeve të zemrës, mungesa e vitaminës D, dëmtimet muskulore dhe reagimet inflamatore, si dhe ciklet menstruale të çrregullta te gratë.
Një eksperiment që përfshinte një grua 27-vjeçare, e cila që qëndroi 131 ditë në shpellat Karlsbad, Nju Meksiko, tregoi një rënie të ndjeshme të numrit të qelizave të kuqe dhe të bardha me hyrjen në izolim, dhe më pas kur doli një rikuperim të shpejtë të numrit të tyre./ Përshtatur nga CNA.al
Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mër...
Kur bëhet fjalë për të zgjedhur plazhet më të mira në botë...
Në zemër të qytetit të Nju Jorkut, mes rrokaqiejve të lart...
Edhe për ata që nuk kanë shumë informacion mbi besimin...
E njëjta pemë familjare, të njëjtit prindër, dhe zakonisht...
Burrat kanë dy herë më shumë gjasa se gratë të mendojnë pë...
Besimet tek e mbinatyrshmja, fetarja dhe mitikja, janë...
Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim vrasjej...
Çdo vit profesori Steve Hanke (Steve Hanke) i Universiteti...
Kryeqyteti portugez Lisbona është zgjedhur qyteti më ekono...
Pavarësisht nëse është një gënjeshtër e bardhë e pafajshme...
A mund të thotë dikush me siguri nëse paratë sjellin lumtu...
Mos u çudisni, akullorja më e shtrenjtë në botë kushton...
Puthja më e hershme e regjistruar njerëzore daton 4500 vj...
Bibla më e vjetër hebraike është blerë në Sotheby's New Yo...
Koha kur ndihemi më afër lumturisë është kur biem në d...
Në një ditë pranvere të vitit 1938, një 25-vjeçar mbet...
Hilda Bachi ka gatuar që nga e enjtja e kaluar, duke thyer...
Një YouTuber i akuzuar për rrëzimin e qëllimshëm të avioni...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan lodhje...
Dosja voluminoze e aferës së inceneratorëve në investi...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djesh...
Pasditen e së hënës është vetëvarur në hangarin e bane...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 14 pasurive...
Policia me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit ka sekue...
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjel...
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qënd...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se të...
Opozita kërkoi këtë të hënë në Kuvend të miratohet rez...
Megjithëse u arrit të shmanget një mbyllje e qeverisë amer...
Forcat ruse nisën granatime të rënda në Kherson herët të h...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 2 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesion...
Sot, më 1 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...