
A mund të sjellë paraja lumturi? Çfarë tregon hulumtimi i ri
A mund të thotë dikush me siguri nëse paratë sjellin lumtu...
Pavarësisht nëse është një gënjeshtër e bardhë e pafajshme, apo një sekret i thellë dhe i errët, gënjeshtra është një dukuri shumë e integruar në strukturën e shoqërisë. Por si mund të thoni dikujt se po gënjen, kur nuk ke të bësh me një mashtrim të dukshëm?
Përgjigjen e jep psikologjia. Ne biseduam me Riçard Uajzman, një profesor i të kuptuarit publik të psikologjisë në Universitetin Hertfordshajër. Ai na dha njohuri shtesë se si ta kuptojmë më mirë një gënjeshtar. Ai jep këshilla se si të identifikohet një gënjeshtar, cilës pjesë së gjuhës së trupit duhet t’’i kushtohet vëmendje, dhe thotë se kur është e përshtatshme të gënjesh.
A ka ndonjë mekanizëm që mund të na ndihmojë të identifikojmë kur dikush po na thotë një gënjeshtër? Unë vetë u përpoqa të bëja një eksperiment në bashkëpunim me BBC-në, ku do të intervistonim politikanë të ndryshëm në radio. Disa do të gënjenin dhe të thoshin të vërtetën, ndërsa audienca do të telefononte për të thënë se kush gënjen.
Çuditërisht, asnjë politikan nuk pranoi ta bënte këtë. Ndërkohë, kontaktuam një intervistues të njohur politik të kohës dhe ai pranoi të përfshihej në studim. E kam intervistuar dy herë, çdo herë në lidhje me filmin e tij të preferuar. Një herë më ka gënjyer, dhe një herë tjetër ka thënë të vërtetën.
I kemi transmetuar të dyja intervistat drejtpërdrejt në TV. Morëm rreth 30.000 telefonata në total, dhe pamë se publiku bëri të njëjtën gjë në televizion si në eksperimentet laboratorike, gjë që do të thotë se ata ishin afërsisht 50/50. Me fjalë të tjera, si grup, ata nuk mund ta dallonin dikë kur ai gënjen.
Po ashtu e botuam transkriptin e bisedës në një gazetë, dhe e vendosëm audion në radio. Kur hoqëm shenjat vizuale, papritmas patëm një rritje të madhe në aftësinë e njerëzve për të zbuluar gënjeshtrat. Shenjat vizuale janë shumë të kontrollueshme. Mënyra se si bëjmë gjestet, buzëqeshim dhe shohim, është nën kontrollin tonë.
Por kur arrini tek fjalët që thoni, dhe mënyra se si i themi ato, nuk është diçka për të cilën e vrisni shumë mendjen. Dhe këtu qëndrojnë shenjat zbuluese. Pasi të përqendroheni tek sinjalet audio, ju shndërroheni në një detektor më të mirë të zbulimit të gënjeshtrës.
Një shembull popullor është se nëse jeni duke gënjyer, shihni lart dhe djathtas. A ka ndonjë të vërtetë tek kjo tezë? Ne e kemi shqyrtuar atë. Është një nga mitet më të njohura. Ne e testuam këtë pretendim, dhe zbuluam se nuk ka asnjë tregues se lëvizjet e syve lidhen me faktin nëse dikush po gënjen. Megjithatë, e bëmë këtë në një mjedis të kontrolluar laboratorik. Më pas analizuam lëvizjet e syve në një rast kur njerëzit gënjejnë publikisht dhe sërish nuk gjetëm asnjë provë, që lëvizjet e syve ju tregojnë diçka për gënjeshtrën. Gjithsesi, njerëzit e kanë këtë ide në kokën e tyre.
A janë njerëzit në gjendje të fshehin gjuhën e trupit kur gënjejnë?
Disa njerëz munden, por shumica e njerëzve jo. Nëse dikush kruan hundën, kjo mund të jetë një shenjë e gënjeshtrës, por edhe e një sjelljeje krejtësisht normale. Nuk është e dobishme të shohësh një pjesë të veprimit, dhe të vendosësh se dikush po gënjen vetëm sepse e shmang shikimin sy më sy.
Ndoshta ata e bëjnë këtë gjë gjatë gjithë kohës. Në përpjekjet për zbulimin e gënjeshtrës, ne krijojmë një bazë, dhe më pas kërkojmë mos gjejmë sinjale të caktuara. Ato priren të jenë verbale. Në një rast të tillë vini re me vëmendje momentet e hezitimit, hapësirat e pauzës midis fundit të pyetjes dhe fillimit të përgjigjes.
A mund të bëheni një gënjeshtar i sprovuar?
Nga këndvështrimi i psikologjisë, ekziston kjo lloj teorie e ‘skuqjes së fytyrës’. Pra kur gënjejmë dikë, ndihemi fajtorë dhe për këtë arsye nisim të djersijmë dhe të lëvizim në mënyrë të pakontrolluar, gjëra që i bëjnë njerëzit që janë fizikisht aktivë.
Gjithsesi, nëse e keni thënë këtë gënjeshtër disa herë, apo nuk ju intereson shumë që të gënjeni, apo edhe nëse jeni duke gënjyer për ndonjë të mirë më të madhe, mund të mos ndjeni të njëjtin faj. Ndërkaq është e rëndësishme të mbani mend se shumë gënjeshtra përfshihen në atë kategori, gënjeshtrat e bujshme janë vetëm një pjesë shumë e vogël e gënjeshtrave në përgjithësi.
Shumicën e kohës gënjeshtra na bashkon. Takon dikë në rrugë, dhe i thua se është ndihesh i gëzuar që po e sheh. Ndoshta kjo është e vërtetë, por mund të jetë edhe gënjeshtër që e thua për të mos e lënduar dhe fyer. Por gënjeshtra na bashkon po aq sa na largon. Nëse nuk ndiheni të stresuar kur gënjeni, nuk do të tregoni asnjë nga këto sinjale.
Pra nëse e keni treguar një histori shumë e shumë herë dhe jeni të sprovuar si duhet, nuk do t'i keni ato sinjale njohëse. Në fakt, mund të ndodhë që edhe ju vetë ta besoni gënjeshtrën, sepse e keni thënë shumë herë.
Sa e besueshme është një “makina e të vërtetës” në zbulimin e një gënjeshtre?
Është një pajisje e sofistikuar, që tregon se sa aktiv është fizikisht një person. Kjo pajisje do t’ju tregojë se sa shumë djersiten, si janë rrahjet e zemrës, ritmi i frymëmarrjes së tyre etj. Pyetja është: A ka e gjithë kjo ndonjë lidhje të besueshme me gënjeshtrën? Kjo është një temë mjaft e diskutueshme.
Dhe përsëri përgjigja do të varet nga situata. Nuk është për t’u habitur, që nëse e ulni dikë përpara kësaj pajisje, edhe dikush që nuk gënjen mund të nervozohet jo pak. Po kështu, disa gënjeshtarë e kanë treguar një histori kaq shumë herë ose nuk ndihen fajtorë për gënjeshtra, dhe për këtë arsye nuk do t’i shfaqin fizikisht ato sinjale.
Pra, perspektiva ime është se ato nuk janë veçanërisht të besueshme. Sigurisht mund t’ju japin njëfarë ideje, por sigurisht që duhen marrë me disa rezerva, sepse nuk është një provë 100 për qind e sigurt. Shumica e dëshmive të marra në këtë formë,, nuk cilësohen si prova të pranueshme në gjykatë.
A duhet të gënjejnë fëmijët tuaj?
Ajo që duam është që fëmijët të gënjejnë disa herë. Kur është ditëlindja e tyre dhe dikush u bën një dhuratë, edhe nëse ata mendojnë se është dhurata më e keqe që kanë marrë ndonjëherë, ne do të dëshironim që ata të gënjejnë dhe të thonë se u pëlqen shumë.
Pra ne duam që ata të mësojnë të gënjejnë në rrethana të tilla. Por në raste të tjera, duam që ata të na thonë të vërtetën. Dhe kjo sepse gënjeshtra nuk është si pjesa më e madhe e sjelljeve komplekse. Nuk janë e njëjta gjë, por shumë gjëra. Dhe kjo varet nga situata.
Pra, duhet t’u themi fëmijëve se ndonjëherë është e drejtë të gënjesh dhe nganjëherë jo. Kjo varet nga situata. A po gënjen për ta bërë dikë të ndihet mirë? Në këtë rast, ndoshta është mirë ta thuash atë gënjeshtër. Apo po gënjeni për përfitimin tuaj?
Dhe nëse personi do ta zbulojë se po e gënjeni, do të zemërohet. Gënjeshtra ka ekzistuar për një kohë të gjatë, dhe ka mbijetuar deri më sot. Unë thjesht mendoj se i gjithë thelbi i kësaj çështje është të jesh i sinqertë mbi atë që është gënjeshtra./ Përshtatur nga CNA.al
A mund të thotë dikush me siguri nëse paratë sjellin lumtu...
Mos u çudisni, akullorja më e shtrenjtë në botë kushton...
Puthja më e hershme e regjistruar njerëzore daton 4500 vj...
Bibla më e vjetër hebraike është blerë në Sotheby's New Yo...
Koha kur ndihemi më afër lumturisë është kur biem në d...
Në një ditë pranvere të vitit 1938, një 25-vjeçar mbet...
Hilda Bachi ka gatuar që nga e enjtja e kaluar, duke thyer...
Një YouTuber i akuzuar për rrëzimin e qëllimshëm të avioni...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan lodhje...
Studentët ndërkombëtarë në Gjermani kanë përmendur perspek...
Dublini, Londra, Amsterdami dhe Parisi janë ndër kryeqytet...
Në qershor 1965, 6 djem nga Kolegji Shën Endrju, një s...
Disa njerëz kanë një prirje të çmendur për të vendosur rek...
Nëse ndërtohet, ura përtej Ngushticës së Mesinës do të...
Shumica e guidave sugjerojnë vende ku mund të udhëtoni me...
Pse njerëzit bëhen spiunë, cilat janë motivet, arsyeti...
Vizitorët që qëndrojnë në hotelin e sapohapur të aerop...
1. MICRO, San Francisko Shumica e këtyre muzeve të vegjë...
Në gjysmë të rrugës midis Stambollit dhe Ankarasë, në ...
Për aq kohë sa shumë mund ta mbajnë mend, Kina ka qenë e ...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë....
Emisioni "Fiks Fare" solli një skandal me një qendër ku st...
Kompania "Wizz Air" nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyte...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy vëllezërve në Skrapar,...
Një ditë më parë shetetasi F.V 51-vjeç humbi jetën pas...
Pas 6 ditësh, autoriteteve gjermane kanë mundur të zbu...
Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit u vu ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Zjarri i shtatorit të këtij viti në zonën e mbrojtur natyr...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Shqipëria është shndërruar në një laborator të emigrac...
Ngjan si një skenar filmash ngjarja e ndodhur më 29 në...
Pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 29 nëntor, vëllai Liri...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar us...
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me arr...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...
Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në k...
Fondet që shpenzohen për nxitjen e inovacionit dhe kërkim ...
Tirana cilësohet si një nga shtatë kryeqytetet kryesor...