I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Shumë njerëz e konsiderojnë si diçka të mirëqenë. Por është një fakt që edhe zëri ynë ka origjinën e tij shumë specifike: tingulli i prodhuar nga kordat vokale, që ndryshon nga personi në person, nuk është i rastësishëm, por “krijohet” nga gjenetika.
Përgjegjëse për këtë është ADN-ja jonë, dhe këtë e tregon edhe një studim i kryer së fundmi nga kompania “deCODE genetics”, përfundimet e të cilit u publikuan në revistën shkencore “Science Advances” me titull “Variantet e sekuencës që ndikojnë në tonin e zërit te njerëzit”.
Për të kryer studimin, u analizuan të dhënat mbi diversitetin në sekuencën e gjenomit të akustikës vokale të 12.901 islandezëve. Studiuesit kanë arritur të tregojnë “se lartësia e tonit të zërit dhe akustika vokale ndryshojnë gjatë gjithë jetës, dhe janë të lidhura me tiparet antropometrike, fiziologjike dhe njohëse”.
Në veçanti, është zbuluar se toni i zërit dhe akustika e zanoreve, kanë një komponent që është i trashëguar dhe që ka të bëjë me mutacionet e gjenit ABCC9. Variantet “janë të lidhura gjithashtu edhe me shprehjen e gjeneve mbiveshkore dhe tiparet kardiovaskulare”.
Në këtë mënyrë u tregua për herë të parë lidhja gjenetike, duke hedhur hapa të rëndësishëm drejt një kuptimi më të madh të sistemit vokal të njeriut. Më pas hulumtimi e vuri theksin te një pikë shumë e rëndësishme: njerëzit që kanë një lartësi më të lartë të tonit të zërit, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.
Edhe pse e çuditshme, kjo lidhje mund të varet nga funksionimi i kolagjenit dhe elastinës, proteina të pranishme në trupin tonë, të cilat kanë një funksion aktiv në ngurtësimin e enëve të gjakut. Një tjetër zbulim interesant, është se mutacionet e gjenit në fjalë ndodhin pa dallim tek femrat dhe meshkujt.
Sipas uebsajtit të kompanisë “deCODE genetics”, më shumë se gjysma e popullsisë së Islandës mori pjesë në këto studime gjenetike në këmbim të informacionit shëndetësor falas. Disa vullnetarë iu nënshtruan vëzhgimeve intensive mbi gjithçka, nga dendësia e kockave deri tek shëndeti i tyre mendor.
“Në thelb ky ishte një kontroll i plotë i parametrave të shëndetit” - tha për revistën “Nature” Kari Stefanson, gjenetiste dhe shefe ekzekutiv e kompanisë. Arsyeja pse u zgjodh Islanda është sepse shumë nga njerëzit që jetojnë atje, mund të gjurmojnë pemët e tyre familjare që nga një numër i vogël paraardhësish.
Ky vend mban të dhëna gjenealogjike aq të detajuara, saqë variantet gjenetike mund të gjurmohen lehtësisht dhe të lidhen me sëmundje specifike. Studimet gjenetike në shkallë të gjerë që analizojnë zërat e njerëzve janë “shumë të nevojshme” thotë Xhuli Miler, neuroshkencëtare në Universitetin e Arizonës. Gjithsesi, për të treguar lidhje të reja midis mutacioneve ABCC9 dhe tonit të zërit, do të nevojiten edhe disa teste te kafshët./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“Bufat e Natës” ose njerëzit që punojnë apo rrinë për qejf...
Arthur C.Brooks, 59 vjeç, nuk është një njeri i lumtur. Ai...
Në mbarë botën ekzistojnë 100 ose më shumë fise “të pa kon...
Le ta pranojmë: humbja është diçka që dhemb. Dhe të gjithë...
Në traditën e kulturës perëndimore, e zeza është ngjyra që...
Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkakt...
Për shumëkënd vera është sinonim i dëshirës për t’u zhdukur ...
Shkencëtarët kanë hyrë në “telashe” për të renditur ma...
Tramvaji i mbushur me gjethe në Antwerp ishte pjesë e një ni...
Nëse jeni të lodhur nga vendet e mëdha të mbipopulluara dh...
Fjalët e folura nuk lënë gjurmë fizike, ndaj gjetja e ...
Shkencëtarët kanë zbuluar se taurine, një substancë që gjend...
Edhe pse tingëllon pak çuditshëm, ekziston një vend në botë ...
Baballarët po rriten gjithnjë e më shumë në moshë. Dhe në ...
Ndërtesa e një qendre të re të dhënash që po ndërtohet në ...
Nuk mund të thuhet me saktësi se si u shfaq për herë të pa...
Ju jeni duke ecur diku ku nuk keni qenë kurrë më parë, dhe...
Imagjinoni një vend ku njerëzit jetojnë në harmoni, të lir...
Fjetja gjatë udhëtimit në aeroplan ndodh shumë shpesh. Nevoj...
Destinacionet e njohura turistike në Spanjë, Francë dhe Bu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...