Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

E mbaj mend shumë mirë herën e parë kur isha dëshmitar i një propozimi publik për martesë. Bashkë me gruan kishim dalë për të darkuar jashtë për shkak të ditës së Shën Valentinit (kur bënim ende gjëra të tilla).Kishim shkuar në një restorant jashtëzakonisht elegant dhe të shtrenjtë në zonën e Chelsea-s në Londër (kur na e mbante ende xhepi këtë gjë).
Në një moment pamë një burrë që u ul në gjunjë, dhe në dorë mbante një unazë që ia dha partneres që kishte në tryezë, e cila padyshim dëshironte të bëhej gruaja e tij. Më kujtohej aq kthjellët sepse kishte mustaqe të pista dhe mbante veshur një kostum të shëmtuar shumë të gjerë - sapo kishim dalë nga vitet 1990 - dhe e kujtoj fare mirë edhe reagimin e gruas, e cila ishte e tronditur.
Pas disa sekondave që u dukën si orë ajo tha “po”. Për shkak se ndodheshim në një restorant jashtëzakonisht elegant dhe të shtrenjtë në Chelsea, në vend të duartrokitjeve, reagimi i vetëm nga të pranishmit erdhi nga një grua e moshuar që tha me njëfarë ironie “Pash Zotin, boll me këto skena!”.
Në atë kohë, mendova se ai koment ishte i pakëndshëm, ndoshta edhe krejtësisht i pasjellshëm. Por në retrospektivë gjykoj se ishte absolutisht i drejtë. Propozimet publike janë një turp i vërtetë dhe burrat që i bëjnë ato - dhe janë gjithmonë ata - duhet të ndalohen njëherë e përgjithmonë.
Unë do të shkoja më tej në kritikën time dhe do të kërkoja që këta njerëz të detyrohen t’i nënshtrohen ndonjë lloj terapie, pasi një sjellje e tillë është një paralajmërim serioz dhe tregues i të gjitha llojeve të problemeve psikologjike, të cilat duhen trajtuar me urgjencë.
Nëse jeni pjesë e rrjeteve sociale, atëherë do të shihni rregullisht propozime të tilla publike dhe do të kuptoni se ato ndjekin të njëjtin model. Merrni shembullin e postuar së fundmi nga Aeroporti i Dublinit në Instagram, i plotësuar me mbishkrimin e ëmbël “Dashuria është në ajër në Aeroportin e Dublinit!”.
Në video shihet një stjuardesë që hyn në sallën e mbërritjeve, dhe një djalë i ri i dhuron asaj disa lule me çmim të lirë. Të vetëdijshëm për atë që do të ndodhë, të pranishmit nisin të duartrokasin dhe brohorasin. Më pas, burri hap çantën e vogël që e mbante nën sqetull - sa elegant! - dhe nxori prej andej një kuti të vogël të bardhë, që me sa duket përmbante një unazë, dhe u ul në gjunjë.
Ajo që ndodh më pas është e njohur për shumëkënd, një moment që vërehet në çdo video të propozimeve publike për martesë. Gruaja habitet dhe tërhiqet pas. Në rastin konkret ajo u tërhoq 5 herë derisa arrti një distancë prej rreth 2 metrash ose ndoshta më shumë.
Më pas bëri diçka tjetër që është e zakonshme në të gjitha këto video, mbuloi fytyrën me duart e saj. Ka një pauzë dhe më pas e pranon propozimin. Kjo pasohet nga më shumë duartrokitje nga turma, një përqafim midis çiftit, dhe më pas elementi i tretë i zakonshëm: burri përshëndet me dorë spektatorët e kësaj skene.
Kjo koreografi e kobshme është pothuajse identike me atë që është parë së fundmi në një video të postuar në Tëitter nga Universiteti i Njukasëllit, ku shihet një student që i propozon të dashurës së tij pak para se ajo të marrë diplomën në skenë.
Janë të njëjtat hapa mbrapa, duart mbi fytyrë dhe më pas mashkulli i vetëkënaqur që përshëndet me dorë turmën e cila e duartroket. Dhe s’ka aspak nevojë të jesh një ekspert i gjuhës e trupit për të kuptuar se çfarë po ndodh. Gruaja vendoset nga burri në një gjendje shoku dhe sikleti publik akut.
Aftësia e saj për të refuzuar propozimin, është gati tërësisht e komprometuar nga prania e kaq shumë shikuesve. Por për këtë arsye, liria e saj për të zgjedhur është zvogëluar në një masë shumë të madhe. Nuk është e vështirë të shihet se si disa burra që ua bëjnë këtë gjë grave, mund të jenë duke praktikuar kontrollin shtrëngues dhe çdo njeri i zgjuar do të vinte bast se burra të tilla janë shumë manipulues.
Elementi tjetër shqetësues është narcisizmi i dukshëm mashkullor. Duke bërë publik një akt privat, burra të tillë po e bëjnë ngjarjen si një pjesë teatrale, ndonëse atje ka pranuar të shfaqet vetëm gjysma e “kastit”. Ai që duhet të jetë një moment intim midis dy të barabartëve, është shndërruar në një performancë që në thelb ka të bëjë vetëm me burrin.
Në këtë skenë gruaja ka thjesht një rol mbështetës. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e ceremonisë së diplomës, në të cilën roli kryesor i gruas që po bëhej gati të merrte diplomën në skenë u uzurpua plotësisht, dhe u shndërrua në një rol shumë të ndryshëm në një pjesë shumë të ndryshme teatri nga një akt egoizmi suprem.
Menaxherët e mediave sociale të vendeve të tilla si Aeroporti i Dublinit dhe Universiteti i Njukassëlit, duhet të jenë të vetëdijshëm se këto propozime publike janë larg nga të qenit shumë popullore. Videoja e Dublinit është parë 17.7 milionë herë në Instagram, por ka mbledhur vetëm 1.2 milionë pëlqime, gjë që më nxit të mendoj se 90 për qind e shikuesve nuk u pëlqeu ajo që panë.
Unë nuk mund të bëj të njëjtën analizë me videon e propozimit gjatë ceremonisë së diplomimit, sepse vetë Universiteti i Njukasëllit e ka fshirë postimin e tij për shkak të shumë kundërshtimeve dhe kritikave. Videoja e vetme e propozimit publik që dëshiroj të shoh ndonjëherë, është ajo në të cilën gruaja thotë “jo”.
Dhe jo vetëm kaq, por ku ajo e qorton publikisht burrin që e ka vënë në një pozitë kaq të sikletshme. Shpresoj që një video e tillë të bëhet virale, dhe t’i detyrojë disa burra të kuptojnë se ka një ndryshim të madh midis marrjes së kontrollit të një situate dhe marrjes nën kontroll të një personi. Motivet prapa një propozimi publik për martesë mund të jenë romantike, por tek e fundit ato janë krejt e kundërta e asaj që do të thotë një dashuri e vërtetë./ Pershtatur nga CNA
Në rrugën e gjatë drejt Australisë Qendrore, 848 kilom...
Toka ka na dhuruar disa surpriza kohët e fundit. Shkencëta...
Në fshatin i largët Kedungkang në Indonezi, një familje po...
Është e panevojshme që ta mohojmë: është e vështirë të mos...
Trekëndëshi i Bermudës, i njohur gjithashtu si Trekëndëshi...
Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur mendo...
Shkencëtarët vunë re formën e një pikëpyetjeje të fshehur ...
Në SHBA është rritur frika nga vizitorët e panjohur, k...
Shkencëtarët amerikanë kanë paralajmëruar se shumica e lod...
Është i mirënjohur për shumëkënd fakti që imazhi i një syr...
Ashtu si ne, qentë mund të kenë frikë nga gjëra të ndr...
Një stuhi gurësh "vdekjeprurëse sa Hiroshima" u lëshua aks...
Ekspertët e Wi-Fi kanë ndarë sendet shtëpiake më të zakons...
Vetëm ata me një mendje analitike me ritme të shpejta do t...
Krenare dhe e paafrueshme duket Nefertiti që hedh vështrim...
Nëse duket sikur moti është “çmendur” kohët e fundit, duke...
Iluzioni më i madh që na është shitur ndonjëherë nga rekla...
Peshkaqenët kanë frikësuar njerëzit këtë verë në zona të n...
Mushkonjat janë një shqetësim i madh për shumë njerëz në k...
Kur jeni në plazh apo në një shkretëtirë, mund t’ju ketë s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...