LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avionë të zhdukur, vorbulla energjie dhe UFO:Misteret e Trekëndëshit të Alaskës

12 Gusht 2023, 13:22, Kuriozitete CNA

Avionë të zhdukur, vorbulla energjie dhe UFO:Misteret e

Trekëndëshi i Bermudës, i njohur gjithashtu si Trekëndëshi i Djallit, është një rajon në Atlantikun e Veriut, famëkeq për një numër zhdukjesh misterioze përgjatë viteve. Ngjarjet e çuditshme dhe enigmatike kanë ushqyer jo pak legjenda urbane dhe teori konspiracioni.

Por shumë më larg në veri gjendet një tjetër “trekëndësh” këtë herë tokësor, por po aq i çuditshëm dhe misterioz i njohur si Trekëndëshi i Alaskës. Ky rajon, i përcaktuar si një zonë kryesisht e shkretë midis Utkiagvik, Ankoreixh dhe Xhuno, është quajtur gjithashtu “Trekëndëshi Bermudian i Alaskës.

Edhe pse ky përshkrim është ndoshta i zbutur, po të kihet parasysh sesa shumë vdekjeprurës është Trekëndëshi i Alaskës. Ky fenomen u vendos për herë të parë në qendër të vëmendjes së publikut në tetorin e vitit 1972, kur një avion i vogël pasagjerësh u zhduk papritur gjatë rrugës nga Ankoreixh për në Xhuno.

Avionë të zhdukur, vorbulla energjie dhe UFO:Misteret e

As pasagjerët në bord dhe as rrënojat e avionit nuk u gjetën kurrë, pavarësisht kërkimeve të shumta në një zone të gjerë prej mbi 800 mijë km2. Nga ai moment, situata vetëm sa u përkeqësua. Shumë avionë të tjerë janë rrëzuar në Trekëndëshin e Alaskës.

Po ashtu janë zhdukur pa asnjë gjurmë alpinistë, turistë por edhe banorë vendas. Llogaritet se nga aksidenti ajror i vitit 1972, më shumë se 20.000 njerëz janë zhdukur deri tani në Trekëndëshin e Alaskës. Kjo normë është 2-fish më e lartë sesa mesatarja kombëtare në SHBA, gjë që ka nxitur shumë njerëz të spekulojnë nëse këto zhdukje janë të natyrshme, apo janë shkaktuar nga dukuri të mbinatyrshme.

Megjithëse zona me një klimë të ashpër do të njihej si “Trekëndëshi i Bermudës së Alaskës” ishte bërë e njohur për një listë të gjatë personash të zhdukur para vitit 1972, gjithçka ndryshoi në tetor të atij viti, kur një avion privat që transportonte shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

Kreu i Kongresit Heil Bogs u zhduk diku midis Ankoreixh dhe Xhuno. Më 16 tetor 1972, Bogs dhe kongresmeni tjetër amerikan Nik Begish ndodheshin në bordin e avionit Cessna 310 me dy motorë, së bashku me një nga ndihmësit e Begish, Rasëll Braun dhe pilotin Don Xhonz.

Bogs po udhëtonte ne kuadër të një takimi elektoral. Por në një moment gjatë fluturimit të tyre, avioni me sa duket u zhduk pa lënë gjurmë. Kur lajmi për zhdukjen e papritur të avionit mbërriti në Uashington, nisi operacioni më i madh i kërkim-shpëtimit i parë deri në atë moment në historinë e SHBA.

Në total, 40 avionë ushtarakë dhe 50 avionë civilë ndihmuan gjatë kërkimeve, që u shtrinë në një hapësirë të madhe dhe zgjatën më shumë se 3,600 orë. Por 39 ditë më vonë, grupi i kërkimit nuk gjeti asgjë. Asnjë gjurmë të avionit apo të kujtdo që ishte në të.

Kërkimi u ndërpre dhe incidenti e detyroi Kongresin të miratonte një ligj që urdhëronte të gjithë avionët civilë amerikanë të pajisen me transmetues që mund të ndihmojnë në lokalizimin e tyre në rast emergjence. Jo shumë kohë më vonë, u shfaqën teori konspirative.

Njëra preh tyre lidhet me rolin e kongresmenit Bogs si pjesë e Komisionit Hetimor Uoren, i krijuar nga presidenti Lindon B.Xhonson për të hetuar vrasjen e Xhon F.Kenedi.

Bogs kundërshtoi variantin që u dha në raportin përfundimtar të komisionit, sipas të cilit presidenti u vra nga 1 person i vetëm. Bogs besonte se në vrasjen e Kenedit mund të ishin përfshirë disa individë. Dhe teoricienët e konspiracionit besonin se kongresmeni u vra sepse ai po i hynte shumë thellë në diçka që duhej të mbetej ashtu siç u la.

Gjithsesi, avioni i Bogs nuk ishte i pari apo i fundit që u zhduk në Trekëndëshin e Alaskës. Në fakt në vitin 1950, një avion ushtarak me 44 persona u zhduk pa lënë gjurmë. E njëjta gjë ndodhi me një avion Cessna 340 me 4 pasagjerë në bord në vitin 1990.

Por zhdukjet misterioze nuk mbarojnë këtu. Në fakt, situata bëhet më tronditëse kur merret parasysh numri i individëve që janë zhdukur në Trekëndëshin e Alaskës:më shumë se 16.000 që nga viti 1988. Ose thënë ndryshe, afro 4 në çdo 1.000 banorë në Alaskë, ose më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare të SHBA-së.

Teoritë paranormale rreth zhdukjeve të trekëndëshit të Alaskës

Sipas Travel Channel, një teori e spikatur në lidhje me Trekëndëshin e Alaskës dhe zhdukjet e shumta brenda këtij rajonit, vjen nga një raport i çuditshëm i hartuar nga Administrata Federale të Aviacionit (FAA) në vitin 1986.

Raporti pretendonte se \avioni i linjës 1628 i Japan Air Lines kishte hasur në 3 fenomene ajrore të paidentifikuara (UAP), ose siç janë më të njohura objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO). Piloti raportoi fillimisht se mjetet në horizont iu dukën si avionë ushtarakë, përpara se të kuptonte se objektet po fluturonin me të njëjtin ritëm me avionin, dhe po lëviznin rreth tij me lëvizje të çrregullta ndërsa lëshonin drita të forta.

Thuhet se këto pretendime u verifikuan më vonë nga radarët civilë dhe ushtarakë, duke nxitur disa që të spekulojnë se zhdukja e çuditshme e mijëra njerëzve që kanë ndodhur në Trekëndëshin e Alaskës mund t’i atribuohet jashtëtokësorëve.

Avionë të zhdukur, vorbulla energjie dhe UFO:Misteret e

Një tjetër teori sugjeron se përgjegjëse janë vorbullat e mëdha të energjisë, që besohet se ekzistojnë brenda Trekëndëshit të Alaskës. Supozohet se drejtimi i rrotullimit të një vorbulle energjie, mund të ndikojë në sjelljen e njeriut. Për shembull, një vorbull që lëviz në drejtim të akrepave të orës, krijon emocione pozitive, ndërsa një vorbull në drejtimin e kundërt, i bën njerëzit të përjetojnë ndjenja negative dhe konfuzion.

Në fakt, thuhet se aparatet elektronike kanë zbuluar parregullsi të dukshme të fushës magnetike brenda Trekëndëshit të Alaskës. Po ashtu ekipet e kërkimit në zonë kanë raportuar se busullat e tyre janë më shumë se 30 gradë jashtë pozicionit të tyre normal.

Dhe disa njerëz kanë raportuar gjithashtu se ndjehen të çorientuar ose kanë përjetuar halucinacione dëgjimore, të cilat supozohet se mund të shpjegojnë arsyen pse njerëzit humbasin ose pësojnë aksidente fatale në Trekëndëshin e Alaskës.

Teori të tjera i kanë rrënjët në folklorin vendas. Për shembull popujt Tlingit dhe Tsimshian, kanë treguar histori mbi një krijese të njohur si Kushtaka, një specie që ndërron vazhdimisht formë, dhe që ecën në peizazhin e egër të Alaskës në kërkim të presë së saj.

Avionë të zhdukur, vorbulla energjie dhe UFO:Misteret e

Kushtaka është e ngjashme në pamjen e jashtme me një lundërz, por shpesh u shfaqet atyre që humbasin rrugën në pyll në dukje si një mik i besuar. Në fakt ai i çon viktimat më në thellësi të mjedisit të egër, duke i shqyer në copa ose duke e kthyer në një specie të ngjashme me veten.

Ka edhe teori të tjera, disa më të çuditshme se të tjerat, duke filluar nga ajri i rëndë dhe moti i çuditshëm në këtë zone, dhe deri tek lazerët e energjisë që rrezatohen nga qyteti i humbur i Atlantidës. Thënë këtë, për skeptikët ekzistojnë edhe disa shpjegime më të bazuara në lidhje me Trekëndëshin e Alaskës.

Faktorët gjeografikë, që mund të shpjegojnë pse njerëzit zhduken në trekëndëshin e Alaskës

Ndërsa mund të jetë argëtuese të pretendosh ekzistencën e dukurive të mbinatyrshme brenda Trekëndëshit të Alaskës, nuk do të ishte aspak korrekte të flasësh mbi këtë rajon, pa kërkuar edhe shpjegime shkencore për zhdukjet e shumta të njerëzve atje.

Avionë të zhdukur, vorbulla energjie dhe UFO:Misteret e

Dhe një nga shpjegimet më të mundshme shkencore sipas disa ekspertëve është thjesht gjeografia e tij. Në kushtet kur atje bie borë gjatë gjithë vitit, dhe kur ka një prani të akullnajave të mëdha që përmbajnë brenda tyre shpella të fshehura dhe të çara gjigante, shanset për të gjetur një avion të rrëzuar apo trupin e një viktime janë shumë të pakta.

Alpinistët mund të bien në gropa të thella, dhe gjurmët e tyre ka të ngjarë të mbulohen me borë përpara se të mund të gjenden. Edhe avionët, pavarësisht nga madhësia e tyre e konsiderueshme, mund të varrosen shumë shpejt nën reshjet e mëdha të borës.

Mos harroni faktin se shteti i Alaskës është shumë i madh. Alaska është më shumë se dyfishi i madhësisë së Teksasit, dhe shumica e saj është ende e pabanuar nga njerëzit. Teoritë mbi dukuritë paranormale që rrethojnë Trekëndëshin e Alaskës janë sigurisht emocionuese për t’u diskutuar. Por e vërteta është se fatkeqësisht është shumë e lehtë që një person të zhduket në mjedisin e egër të Alaskës. Dhe kur kjo gjë ndodh është pothuajse e pamundur që t’i gjesh./ Përshtatur nga CNA

 

Lajmet e fundit nga