Kërkimi për përbindëshin e Loch Ness përfundon pa prova
Gjuetia më e madhe e përbindëshit të Loch Ness në më shumë...

Një skenë e pabesueshme. Keni mbetur pa fjalë nga një imazh i jashtëzakonshëm. E megjithatë ju e dini se çfarë është:është një anije kozmike aliene. Dhe ju jeni dëshmitarët e parë të kontaktit me një qytetërim tjetër inteligjent nga hapësira e jashtme.
Librat dhe filmat fantastiko-shkencorë janë plot me skena të tilla, dhe secili autor ofron zgjidhje të ndryshme se si mund të përballemi me një situatë të tillë, në varësi të faktit nëse alienët do të jenë paqësorë (dhe në përgjithësi janë kur janë më të zgjuar se ne), apo nëse kanë synime armiqësore (pasi e kanë shkatërruar planetin e tyre të origjinës, dhe kërkojnë të kolonizojnë planetë të tjerë).
Por a ka menduar ndokush në realitet të hartojë një protokoll ndërhyrjeje, në rast se përballeni me një kontakt me alienët?
“Çdo protokoll i tillë është i parakohshëm, sepse së pari duhet të identifikojmë natyrën e objekteve aliene që hasim, dhe të kuptojmë qëllimin e tyre. Pasi të dimë se çfarë informacioni po kërkojnë, ne mund të vendosim se si të përgjigjemi”- tha astronomi Abraham Leb, drejtor i Institutit për Teori dhe Llogaritje në Universitetin e Harvardit, SHBA.
Leb cilësohet si një nga ekspertët kryesorë në kërkimin e qytetërimeve jashtëtokësore, dhe ai është i famshëm për disa nga provokimet e tij. Për shembull, në vitin 2017, kur u identifikua asteroidi i parë me origjinë ndëryjore, Oumuamua, ai propozoi të studiohej më në thellësi natyra e tij, duke përfshirë hipotezën se mund të jetë një objekt teknologjik i krijuar nga një qytetërim alien.

Në fakt, është edhe dikush që po harton një plan për takimin fatal, Seti Post Detection Hub, e inauguruar në nëntorin e vitit 2022 në Universitetin e Shën Endrju në Mbretërinë e Bashkuar. Koordinuesi i grupit kërkimor multidisiplinar (që përfshin astronomë, biologë, neuro-shkencëtarë, shkencëtarë kompjuterikë së bashku me psikologë, filozofë, juristë dhe artistë) është Xhon Eliot, një studiues në linguistikën kompjuterike në të njëjtin universitet.
“Për momentin nuk ka protokolle nga agjencitë qeveritare apo organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara”- thotë Eliot. Dhe Seti Post Detection Hub synon të punojë për ta zgjidhur këtë problem.
Tashmë ekzistojnë një sërë rregullash që duhen ndjekur në rast kontakti me alienët. Fjala është për dokumentin me titull “Deklarata e parimeve mbi kryerjen e kërkimeve për jetë inteligjente jashtëtokësore (Seti Protocol), miratuar nga Grupi i Përhershëm i Studimit Seti i Akademisë Ndërkombëtare të Astronautikës.
Megjithatë, ai merret me vërtetimin e një sinjali radioje të konsideruar “inteligjent” që vjen nga hapësira, dhe me mënyrat në të cilat përhapet lajmi. Pra, Protokolli Seti merret vetëm me kontaktet në distancë, dhe kur është vërtetuar me siguri se sinjali i mbledhur është me origjinë aliene.
Për këtë arsye është ngritur një grup pune, i aftë të ofrojë ndihmë për të gjitha çështjet që mund të lindin në rastin e një sinjali të konfirmuar, nga analizat shkencore deri tek diskutimet publike të çështjeve politike, sociale, psikologjike, filozofike, fetare.
Por le të rikthehemi te hipoteza e zbarkimit të alieanëve në Tokë. Çfarë situatash mund të supozojmë? Të parat që do të mobilizoheshin, do të ishin forcat e armatosura të vendeve të përfshira, të cilat do të vendoseshin në gjendje gatishmërie, gati për të kontrolluar dhe izoluar zonat e prekura.
Bazuar në informacionin e disponueshëm, forcat ushtarake mund të zhvillojnë plane mbrojtëse dhe kundërmasa, nëse të huajt shfaqen potencialisht kërcënues. Sa i përket popullatës civile, mund të aktivizohen procedurat e parashikuara nga protokollet e evakuimit dhe grumbullimit në strehimore në rast rreziku.

Ndërkohë, gjithçka që ndodh do të kishte një jehonë botërore, live, në media dhe në rrjetet sociale. Mbështetja psikologjike për qytetarët do të ishte shumë e rëndësishme, pasi disa mund të tronditeshin shumë nga një ngjarje e tillë. Ndoshta do të dilte një sekt që do t’i cilësonte jashtëtokësorët si shpëtimtarë ose si shfarosës të njerëzimit.
Për këtë qëllim, mund të krijohen qendra këshillimi për të ofruar mbështetje emocionale. Në një situatë të tillë të jashtëzakonshme, do të ishte i dëshirueshëm një bashkëpunim mes qeverive dhe shkencëtarëve nga e gjithë bota, për të mbledhur sa më shumë informacion mbi natyrën e alienëve dhe synimet e tyre, duke përdorur mjete të avancuara të mbikëqyrjes, si satelitët, dronët dhe avionë spiunazhi.
Po ashtu duhet të ngriheshin grupe ekspertësh për të studiuar alienët dhe teknologjinë e tyre. Ato mund të vlerësojnë kërcënimet e mundshme, dhe të bëjnë rekomandime për veprimet që duhen ndërmarrë, përfshirë përpjekjen për të krijuar një kanal komunikimi me të ardhurit për të nisur një dialog paqësor.
Xhon Eliot thotë:”Unë kam zhvilluar disa modele komunikimi, bazuar në gjuhët përfaqësuese të njeriut dhe tek ato të disa kafshëve si delfinët, modele që janë krijuar për të identifikuar gjuhën e jashtëtokësorëve dhe për të zbuluar sintaksën e saj”.
Por, ashtu si në rastin e dy njerëzve që nuk flasin të njëjtën gjuhë, do të na duhet diçka që na lejon të lidhim një kuptim me shenjat (apo fjalët) e përdorura. Teknologjia që do të përdoret do të varet nga lloji i takimit. “Nëse vjen një sinjal nga një planet i largët, mjeti kryesor do të jetë analiza llogaritëse dhe aplikimi i algoritmeve”- vazhdon Eliot.
Por nuk do të jetë e lehtë, pasi fjalët mund të jenë gjithmonë mashtruese. Megjithatë, nëse “takimi” ynë zhvillohet në distanca të mëdha, kjo do të anulonte çdo kërcënim. Por do të linte të hapur problemin se si duhet të menaxhohet ky “kontakt”./ Përshtatur nga CNA
Gjuetia më e madhe e përbindëshit të Loch Ness në më shumë...
Ishulli Hidra në shikim të parë nuk ndryshon nga fqinjët e...
Çfarë fati e pret një agjent sekret, të cilit i është zbul...
Ishte periudha e parë pas Epokës së Dinosaurëve në një pje...
Kafkat e modifikuara të gjetura në një vend varrimi të...
Tokio mund t'i ketë dhënë botës disa nga fotot më romantik...
Astronomët kanë zbuluar një yll që duket se po bëhet një n...
E mbaj mend shumë mirë herën e parë kur isha dëshmitar i n...
Në rrugën e gjatë drejt Australisë Qendrore, 848 kilom...
Toka ka na dhuruar disa surpriza kohët e fundit. Shkencëta...
Në fshatin i largët Kedungkang në Indonezi, një familje po...
Është e panevojshme që ta mohojmë: është e vështirë të mos...
Trekëndëshi i Bermudës, i njohur gjithashtu si Trekëndëshi...
Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur mendo...
Shkencëtarët vunë re formën e një pikëpyetjeje të fshehur ...
Në SHBA është rritur frika nga vizitorët e panjohur, k...
Shkencëtarët amerikanë kanë paralajmëruar se shumica e lod...
Është i mirënjohur për shumëkënd fakti që imazhi i një syr...
Ashtu si ne, qentë mund të kenë frikë nga gjëra të ndr...
Një stuhi gurësh "vdekjeprurëse sa Hiroshima" u lëshua aks...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...