Foto - Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë që magjeps me peizazhin
Pika më perëndimore e Shqipërisë, Kepi i Gjuhëzës, ësh...

Nga shtëpia e prindërve që u larguan vite e vite të shkuara kam plot sende që i ruaj si kujtime të çmuara. Si sytë e ballit, është pak. Herë pas here i nxjerr nga vendi ku flenë dhe i lëmoj lehtë, por me dashuri. Më duken si llampa e Aladinit që e kam mësuar kur isha kërthi. Që pas çdo fërkimi plotësohej dëshira që thua. Në fakt sot veç një dëshirë kam. Të më vijnë vit pas viti të freskëta kujtimet me atin dhe me nënën. Të mos më sfumohen ato apo qoftëlarg të harrohen ose të treten pale dhe ndonjëra prej tyre. Nga që do më duket pastaj sikur jam rritur jetim jo që humba prindërit e s’kam dëshmi të tyren, por si jetim i një ndonjë jetimoreje të largët province. Rritur nga ca kujdestarë grindavecë e nevrikë.
Por një orë tavoline e rehatuar brenda një porcelani japonez “ha” bukë veç mes sendeve të çmuara. Se më ngjan fiks si usb moderne e emocioneve të mija në familje. Ajo orë më sjell të gjallë filmin e jetës me nënën e babain midis nesh. Ka qënë prezent me tik-takun e vet qysh kur unë linda. E më pas sikur gëzohej në çdo festë a hare që kishim në shtëpinë tonë të varfër, por të ngrohtë sa vetë ngrohtësia do thosh Lasgushi. Nuk e pushonte ajo ritmin, madje nga që lumturoheshim në sebepe na ngjante se edhe ajo i fuste marrsh tjetër trokut të saj. Jo atë normalin, por atë të një sprinteri që do të dalë patjetër fitues. Ashtu e ndjeja atë orë jo vetëm ditën, por edhe natën. Zembereku i saj në unison me zemrën time. Kur mendja më shkonte psh te dashuria e parë nuk ndjeja veç flutura në stomak e aq. Ndjeja dhe flutura të tjera imagjinare që m’i sillte ora para syve. Se pikërisht atë çast më ngjante se trokiste dëng-dëng te fantazia ime dhe më nxiste të shkoja te ajo, t’ja shfaqja dashurinë, të mos hezitoja.
- Tik-tak, vrapo ore! Tik-tak, dashuro ore! Tik-tak, mos u vono ore!
Ndërsa po sillja ndër mend orën e familjes sonë, tani orën time kaq të dashur, ma ligështoi syrin ai akrepi i madh ngulur te numri 9 dhe ai i vogli te numuri 3. Të dy nuk lëvizin, rrinë ashtu barkas si të dorëzuar pas viteve që nuk rreshtën një sekondë. Ngjajnë si qeni i Ladit që u plak dhe nga ai i shkathëti, i hedhuri, i shpejti, i bukuri ka ngelur i palëvizuri që rri veç shtrirë me sy drejt të zotit duke shpërndarë trishtim dhe dhimbje. U bënë ca vite që zembereku hesht. Normal, flenë gjumë dhe akrepat. Është kthyer në orë që nuk troket, nuk bën tik-tak, tik-tak. Rri si manekin vitrine që as flet, as lëviz, as merr frymë. Ndaj pas shumë hezitimesh një ditë e çova te orëndreqësi. Nguroja nga që nuk besoja se do të gjendej pjesë për të, nuk mund t’i bëhej transplant se qe orë e moçme. E lashtë do thënë. Por që për mua merrte më shumë vlerë vit pas viti siç psh plktura e Pikasos blihen më shtrenjtë sa më të vjetra të jenë.
- Nuk kam akrepa për të, as zemberek, -më tha ustai.
E pashë ama që i ndritën sytë. E pëlqeu se tashmë ajo orë qe një ekzemplar i rrallë nga fisi i vet. Më erdhi mirë që ia dinte vlerën. E ndërsa po ndjeja dhimbje që nuk po e shëroja dot ai vazhdoi:
- Kam një orë të re, të ndritshme, të nikeluar që të merr sytë. Ajo “fle” tamam te ky porcelani yt japonez plot me lule. Po të heqim këtë orën e vjetër që ka cof e që nuk punon më e të vemë të renë në atë fole do të të rrojë më e pakta dhe 20 vitet që vijnë. E s’do i pushojë tik-taku.
E përfytyrova si do dukej ora ime pas ndërhyrjes. Si nuse. Si nuse me vello madje. Më bukur s’imagjinohej. M’u duk sikur dhe ora vetë po më nxiste:
- Më ndërro me një të re, o njeri! Më ndërro!
Por ky çast zgjati veç ca sekonda. Qe si ajo kënga e sirenave që donin të mashtronin Ulisin. Por unë si ai i zura veshët. Shpëtova nga tundimi.
- Jo, jo. Mos e vendos. Lere kështu siç është, -i thashë ngutasi orëndreqësit dhe rrëmbeva orën time të bukur.
Doja ta fusja në gji sikur po ma vidhte kush. Po qe e madhe, nuk ma nxinte këmisha. E vendosa prapë te çanta që e kisha sjellë.
- Po pse, ore? Do duket bukur, -u çudit gruaja.
Heshta pak. Nga që dhe gjendjen emocionale atë çast e kisha rrëmujë. Pasi e ndërtova shpjegimin mirë e mirë në kokën time, fola:
- Se me orën e re, o grua, unë nuk do të kujtoj më jetën që kam kaluar. Nuk do të më shfaqen më para syve, para mendjes, para zemrës as nëna, as babai, as gjyshja, as motra apo vëllai. Sa herë t’ja hedh sytë orës së re që do rrijë shtrirë brenda porcelanit japonez do të më vijë ndër mend veç ky ustai. Njësoj si të kem para psh një gur lumi që s’më sjell ndërmend asgjë. Orës do ikë magjia. Do i rrjedhë lëngu i emocioneve që mbart. Do jetë fiks si një shishe bosh. Shishe pa ujë dhe pa tapë…
Pika më perëndimore e Shqipërisë, Kepi i Gjuhëzës, ësh...
Lukova, fshati bregdetar në rrethin e Sarandës, padysh...
Ndoshta nuk ka det si një pjesë e mirë e destinacionev...
Riviera shqiptare ka plazhe dhe gjire që të lënë pa fjalë....
Vetëm 16 kilometra larg qytetit të Gramshit ndodhet Uj...
Rreth 15 kilometra larg nga Shkodra ndodhet kanioni i Kiri...
Në Shqipëri mjaft gra dhe vajza po mbajnë në këmbë traditë...
Shumë pranë Manastirit të Shën Theodhorit dhe plazheve...
Disa kilometra larg qytetit të Vlorës ndodhet Gjiri i ...
Sot, ditën e premte, më 2 gusht 2024, mbushen plot 32 vjet...
Ylli i platformës YouTube, Lily Hevesh, ka mahnitur shikue...
Në ekranin e Kinemasë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme...
Për herë të parë në Shqipëri, me përzgjedhje qytetin e...
Paskali dhe Rozi ishin çifti më i pëlqyer në universitet. ...
Paraditen e kësaj të premteje ka nisur faza vazhduese ...
Shkodra ka trashëguar një traditë të pasur të humrit, ...
Aktorët e rinj të teatrit "Andon Zako Çajupi" kanë sje...
Në Shqipëri, kultura e Komanit vazhdon të zgjojë inter...
Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron...
Për 10 ditë radhazi, rreth 700 milionë besimtarë bekta...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...