web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e kronikës së zezë

1 Janar 2026, 13:20, Kronika CNA

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Viti 2025 ka nisur dhe është mbyllur me vrasje e atentate mafioze që kanë tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe jo vetëm.

Shkodra dhe Tirana janë dy qytetet ku janë regjistruar dhe atentatet më të rënda dhe më me shumë viktima. Disa nga këto vrasje janë zbardhur dhe fajtorët ndodhen pas hekurave, ndërsa disa të tjera vijojnë ende pa autorë të identifikuar.

CNA po sjell një përmbledhje të atentateve dhe vrasjeve në vitin 2025.

Vrasja e Ramazan Matajt  

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Ramazan Mataj, më 4 janar 2025 në fshatin Dragoç, Shkodër, u gjet i vrarë brenda një automjeti tip Benz.

Lidhur me këtë ngjarje, autoritetet ndaluan dy vëllezër, Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Arjon Hasaj, 29 vjeç, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë. Nga hetimet thuhej se Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit. 

29-vjeçari u ndihmua nga vëllai i tij, Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.  

Gjatë dëshmisë së tij, Arjon Hasaj ka treguar se vrasjen e ka kryer si shkak i një lidhjeje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh.

Kristian Marku gjendet i vrarë në Vlorë

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Një 30-vjeçar u ekzekutua në autostradën Vlorë – Fier pranë fshatit Novoselë. Kristian Marku po lëvizte me një makinë tip “Volkswagen”, në momentin që u qëllua me breshëri plumbash.

Nga hetimet dyshohet se autorët kanë qenë të paktën 3 persona. Ata kanë përdorur një makinë tip “Benz”, e cila u gjet e djegur rreth 2 kilometra larg vendit të krimit. Makina e djegur kishte targa të vjedhura të një automjeti tip Golf dhe brenda saj nuk është gjetur arma e krimit.

Kristian Marku alias Kristi Bardhi ishte nipi i Martin Bardhit, nga Mirdita, të vrarë në Rrëshen, në 26 shtator 2023. Autorët e kësaj vrasje janë ende të paidentifikuar.

Ekzekutimi i biznesmenit Bujar Nasufi

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua mbrëmjen e 12 janarit, teksa po hynte me makinë bashkë me bashkëshorten në oborrin e shtëpisë.

Vrasja u krye nga një person i maskuar si shpërndarës picash, ndërsa dyshohet se porositësit e atentatit, ishin vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.

Një konflikt pronësie dyshohet se u bë shkaku i vrasjes. Bëhet fjalë për truallin e banesës që dikur i përkiste babait të Nasufit, por ishte shitur tek familja Xhani, fqinjë të tyre.

Pavlin Preka vritet në oborrin e shtëpisë

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Pavlin Preka, 20 vjeç, u gjet i pajetë nga xhaxhai në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re në Shkodër. Më 27 shkurt, 20-vjeçari u qëllua për vdekje me 6 plumba.

Fqinjët dhe familjarët asokohe deklaruan se nuk kanë dëgjuar të shtëna, pasi dyshohet se i riu u ekzekutua me armë më silenciator. Vrasja është zbardhur rreth 11 muaj pas ngjarjes, ku janë vënë në pranga dy autorët e dyshuar.

Ilaria Sula, vritet në Itali nga i dashuri i saj filipinez

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Më 2 prill të këtij viti, familja Sula në Itali humbi vajzën 22-vjeçare, e cila u vra ng ai dashuri i saj filipinez, Mark Samson. Ilaria Sula ishte një studente shqiptare që u qëllua dhe u godit me thikë nga ish-i dashuri i saj, një shtetas filipinez.

Ky i fundit u arrestua disa ditë pas vrasjes, të cilën dyshohet se e bëri në banesën e tij dhe më pas fshehu trupin e Ilarias brenda një valixheje në një zonë pyjore pranë Romës.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar dhe dënuar edhe mamaja e të riut filipinez, e cila ndihmoi djalin të fshihtë gjurmët e krimit. Familja Sula ka kërkuar që Samsoni të dënohet me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë.

Një vit pas atentatit ndaj të birit, vritet Gjovalin Prendi

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Gjovalin Prendi, 64 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 17 prillit në një lokal në Pllanë të Lezhës. Viktima është babai i Sidorel Prendit, i njohur edhe si Roan Brahimi, i cili u vra vitin e kaluar në një atentat në Athinë, para syve të gruash dhe fëmijëve.

Roan Brahimi njihej si rivali i Ervis Martinajt dhe akuzohej si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinajt dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 Korrik 2022.

Vritet për prona, Rushit Sallahu

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Më 7 maj, Rushit Sallahu, 34 vjeç u vra me armë zjarri në fshatin Pla, rrethinat e Hasit. Viktima u qëllua nga Ylber Jaku 41 vjeç, i cili u arrestua nga policia. Sallahu u gjet i ekzekutuar me një plumb të vetëm brenda automjetit të tij.

Shkak i vrasjes dyshohet të ketë qenë një konflikt i hershëm mes të dyve për një pronë. Ata ishin përleshur me njëri-tjetrin disa ditë më parë, një sherr i cili sot i mori jetën 34-vjeçarit.

Durrësi tronditet nga atentati ndaj Ermir Dedjas

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Mbrëmjen e 19 majit, Ermir Dedja sapo kishte zbritur nga automjeti i tij kur autorët, i zunë pritë dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi. I riu ishte me origjinë nga Shijaku, por jetonte në Durrës.

Emir Dedja, i dyshuar si anëtar i grupit të Avdylajt, nuk është emër i panjohur për autoritetet, pasi ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje.

10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë. Ai kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se dhe atje ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.

Renis Dobra rrëmbehet dhe vritet me litar në Shkopet

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Opinioni publik u trondit më 8 korrik nga rrëmbimi dhe vrasja e të riut, Renis Dobra në Shkopet. 23-vjeçari u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Policia konfirmoi nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.

Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Pista kryesore e hetimit ishte konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marrë porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.

Ekzekutohet ish-efektivi, Frrok Lleshaj

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Frrok Lleshaj, 65 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e 4 gushtit në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. 65-vjeçari, 30 vjet më parë ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua por ai u arratis në vitin 1997 nga burgu.

Lleshaj, ish-efektiv policie u arrestua më vonë ne 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe doli në 2023. Pavarësisht dënimit, viktima nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes për të cilën është dënuar.

Vrasja e Kristian Kolës

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Kristian Kola u ekzekutua me 4 shtator në një lokal në lagjen “Vasil Shanto” në qytetin e Shkodrës. I riu ka qenë duke dalë nga bari i hotelit dhe sapo është afruar te shkallët është qëlluar disa herë me plumba.

Konkretisht dy persona të cilët lëviznin me motoçikletë dhe me skafandra kanë shtënë disa herë ndaj 34-vjeçarit. Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi nga duke e lënë të vdekur në vend Kolën.

Ngjarja vijon të jetë e pazbardhur dhe policia nuk ka arritur ende në gjurmët e autorëve, të cilët kanë kryer një ekzekutim të stilit mafioz.

Atentati i dytë brenda 4 ditësh në Shkodër

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Një tjetër atentat ndodhi në Shkodër në më pak se një javë. Më 8 shtator, 29-vjeçari, Ragip Gila, teksa ishte në lëvizje me motor ka qëlluar breshëri plumbash në lokalin ku gjeti vdekjen e menjëhershme, Armando Pali dhe më pas rreth një orë pas tij ndërroi jetë dhe Liridon Kraja. 

Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe Erogen Vaso Brajoviç (Denis Bajri), shënjestra e dyshuar dhe kamarierja 25 vjeçe, Meri Kaceri. Atentati i Kristian Kolës dhe kjo ngjarje ishin pothuajse të njëjta në mënyrën e ekzekutimit.

Autori i të dy ngjarjeve ka tipare fizike të ngjashme dhe përdor një mënyrë të ngjashme ekzekutimi. Këtë e përforcon dhe e shtëna me armë nga autori teksa ishte në motor. Gjithashtu në të dy atentatet autori kishte me vete armë dhe bidon benzine. 

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda në Gjykatë

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Pasditen e 6 tetorit, opinioni publik u trondit pasi gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri brënda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit. Ngjarja e rëndë pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, ku gjyqtari i ndjerë dha vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi.

Pas kësaj, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, u plagosën edhe babë e bir, R.K., dhe E. K., pala tjetër në proces.

Brenda sallës së gjyqit në momentin e ngjarjes ka qenë trupa gjykuese dhe sekretarja. Autori Elvis Shkambi u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rëndë, në oborrin e gjykatës. Në pranga është vënë edhe xhaxhai i Elvis Shkambit, Gjon Shkambi, si i dyshuar për “nxitje të krimit” dhe për dijeni të mundshme për veprimet e nipit të tij.

Vrasja e gjyqtarit u dënua nga figura të drejtësisë, politikës dhe jo vetëm. Mediat ndërkombëtare i bënë jehonë ngjarjes, duke tronditur opinionin publik përtej kufijve të Shqipërisë. CNN, Al Jazeera, The Guardian, Associated Press, The Washington Post, e kanë raportuar vrasjen e rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, si një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë.

Dy viktima për një kafe

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Më 22 tetor në Manëz të Durrësit, një debat me kamarierin për një kafe në një lokal ka përfunduar me dy të vrarë në Manëz.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një karburanti rreth orës 01:45, ku 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur.

Personat që janë vënë në pranga për ngjarjen janë Daniel Pepa (autori), Erald Cani, Ergi Kadiu dhe vëllezërit Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

36-vjeçari vritet nga kushëriri në Selenicë

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Dalan Alliaj, mbrëmjen e 1 nëntorit, u vra më armë zjarri, në Gjorm të Selenicës, në derën e shtëpisë së tij.

Kanë qenë familjarët ata që e gjetën pa shenja jete 36-vjeçarin, të cilët e transportuan menjëherë në spitalin e Vlorës, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

I riu u qëllua me 6 plumba nga kushëriri i tij, që u arrestua pak ditë pas vrasjes.

Atentat i dyfishtë në rrethrrotullimin e Rinasit

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Një nga atentatet më të rënda të këtij viti dhe jo vetëm, është ai që ndodhi më 11 nëntor në rrethrrotullimin e Rinasit, ku u vranë dy persona. Kjo sepse masakra ndodhi në vendin më të populluar në çdo minutë të ditës dhe bilanci i viktimave mund të kishte qenë shumë herë më i lartë.

Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ishte në makinë me Muçi Shaljanin, agjent i AMP-së, kur u qëlluan me një breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Dani ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Shaljani humbi jetën në spital pasi nuk i mbijetoi plumbave që mori në kokë dhe gjoks. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve vijojnë ende.

Gilmando Dani ishte emër i njohur për autoritetet. Precedenti i parë zyrtar i Gilmando Danit daton më 11 shkurt 2006. Ai u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 1 vit burg për akuzat për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kanosje në bashkëpunim”.

Më 7 gusht të 2009 Gilmando Dani u kontrollua pasi vrasjes së katër efektivëve në Durrës nga Dritan Dajti. Policia kishte dyshime se Dani mund të kishte qenë në vendngjarje.

Ekzekutohet biznesmeni në Elbasan

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja te atentati në Rinas/ 2025 nën hijen e

Mbrëmjen e 30 nëntorit, biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover, pranë karburantit në pronësi të tij. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit.

Viktima sapo kishte dalë nga zyra dhe në momentin që është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 

Autorët kryesorë të dyshuar për vrasjen e Mondi Mëhallës në Elbasan janë Xhino Ago (ish-ortak i biznesmenit) i cili u arrestua për vrasje me paramendim, Nevzat Spaho, i arrestuar për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, si dhe i shpalluri në kërkim Marselo Arani. Në pranga u vu edhe Kujtim Pisha (roja i karburantit) për moskallëzim krimi. /CNA

 





Lajmet e fundit nga