I kërkuar për trafik droge/ Vetëdorëzohet koka e klanit “Farruku”
Kreshnik Farruku, i njohur si kreu i klanit "Farruku", ësh...

Policia e Shkodrës në një njoftim për mediat kanë zbardhur të gjithë dinamikën e vrasjes së 33-vjeçarit, Ramazan Mataj.
Sipas policisë, personi që ka vrarë 33-vjeçarin është shtetasi Arjon Hasaj.
29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.
Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.
Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.
Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit Ledio Ibrahimi dhe me prokurorin e rrethit Albert Murçaj, për të bërë prezente rezultatet e një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 05.01.2025, në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri shtetasi Ramazan Mataj, 33 vjeç.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Dragoç, ngriti një grup të posaçëm hetimor dhe së bashku me shërbime të shumta të Policisë së Shkodrës, të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, shkuan në vendin e ngjarjes.
Shëbimet e Policisë, pas veprimeve të shpejta në vendin e ngjarjes, shoqëruan në ambientet e Policisë, shumë shtetas, për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, vijoi punën në mënyrë intensive për të gjetur dhe fiksuar prova materiale që do t’i shërbenin hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i një hetimi intensive disaditor, në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, grupi hetimor gjeti prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar dhe me disa pamje filmike ku shfaqej autori, duke ecur në rrugë.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.
Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.
Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës. Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:
Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;
Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Theksojmë faktin se pas ngjarjes së ndodhur, në adresë të DVP Shkodër kanë ardhur shumë mesazhe nga qytetarët, për bashkëpunim dhe mbështetje, si dhe informacione, të cilat pavarësisht vlefshmërisë, ishin inkurajuese për punën intensive që Policia kreu për të zbardhur këtë ngjarje me impakt publik.
Falënderoj qytetarët, për mbështetjen dhe besimin, dhe dua t’i siguroj ata se Policia e qarku Shkodër është tërësisht e angazhuar për të intensifikuar hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
I garantoj qytetarët se Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Shkodrës, është e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Duke i uruar qytetarët e qarkut Shkodër, për një vit sa më të mbarë, i ftoj edhe një herë të besojnë dhe të mbështetin më shumë Policinë e qarkut dhe atë të Kufirit, që bashkërisht të parandalojmë ngjarjet kriminale dhe paligjshmërinë, për të krijuar një imazh të ri për këtë qark, që simbolizon qytetarinë dhe garanton një ambient sa më të sigurtë për të ardhmen e fëmijëve tanë./ CNA
Kreshnik Farruku, i njohur si kreu i klanit "Farruku", ësh...
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e r...
Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së s...
Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sig...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimin 2-vjeçar në...
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së datës 02.01.20...
Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar ...
Një aksident ka ndodhur këtë të diel në Pogradec, ku kanë ...
Naim Mataj, xhaxhai i viktimës, Ramazan Mataj, i gjetur i ...
Një atentat me armë zjarri ndodhi në fshatin Dragoç të...
Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda auto...
Mbrëmjen e kësaj të shtune një banesë në lagjen nr 4, ...
Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:20 një banesë në lagjen ...
Aksident në aksin Pogradec - Qafë Thanë, në afërsi të fsha...
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në Vaun e Dejës...
Një aksident tragjik ka ndodhur pak çaste me parë në aksin...
Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg...
47-vjeçari Jani Aliaj, i dënuar me burg të përjetshëm, ësh...
Grabiti nën kërcënimin e armës dhe më pas shantazhoi dy vë...
Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të shqyrtohet sot k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...