web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pëfshihen nga flakët banesat në Pogradec/ Evakuohen banorët

4 Janar 2025, 22:00, Kronika CNA
Pëfshihen nga flakët banesat në Pogradec/ Evakuohen banorët
Foto nga vendngjarja

Mbrëmjen e kësaj të shtune një banesë në lagjen nr 4, në Pogradec është përfshirë nga flakë të mëdha.

Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri.

Në vendngjarje momentalisht ndodhen 2 zjarrfikëse, ndërsa pritet dhe një e tretë për të ndihmuar në fikjen e zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri.

Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëhere për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit.

Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.

Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit./CNA





Lajmet e fundit nga