Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...

Një operacion policor i koduar “Fishat” ka goditur një rast të përshtatjes së një godine trekatëshe për kazino dhe përdorim droge.
Si rezultat, u vu në pranga përgjegjësi i kazinosë, si dhe u shpall në kërkim organizatori që kishte marrë me qira objektin trekatësh dhe e kishte përshtatur për kazino.
U proceduan penalisht 15 shtetas që u kapën në ambientet e kazinosë duke luajtur lojëra fati në makineta dhe në tavolinën e pokerit.
Gjithashtu u sekuestruan miliona lekë, euro dhe dollarë, kokainë, makineta, tavolinë pokeri, letra bixhozi etj.
Njoftimi:
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet se në Lezhë, në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”, funksiononte një kazino për ushtrimin e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fishat”.
Gjatë kontrollit në një banesë trekatëshe, të marrë me qira nga shtetasi E. U., 24 vjeç, dhe të përshtatur katet e dyta dhe të treta për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.
Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 47 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion të lokaleve për lojëra të paligjshme”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. U., 24 vjeç, për të njëjtat vepra penale, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka marrë me kontratë qiraje objektin që ishte përshtatur si kazino. Vijon puna për kapjen e tij.
Po gjatë operacionit u proceduan penalisht edhe 15 shtetas që u kapën duke luajtur lojëra fati në kazino.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nxjerrë përgjegjësitë e personave që kishin për detyrë parandalimin dhe luftimin e lojërave të paligjshme të fatit.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë./CNA
Një 29-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi posedonte arm...
Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar dhe me incident...
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin...
Një 28-vjeçar është arrestuar në Kurbin në kuadër të opera...
Një apartament i marrë me qira, ku ushtrohej prostitucion,...
Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe 9 të tjerë janë p...
Një ngjarje e rëndë u raportua në Pogradec, ku një 12-vjeç...
Një aksion i komisariatit të policisë së Korçës, mbrëmjen ...
Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ar...
Tre persona janë proceduar penalisht në Peshkopi pasi treg...
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj së martë pranë sta...
Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec, teksa n...
Pak ditë më parë, Policia e Tiranës ka ndaluar drejtoreshë...
Një aksident është shënuar këtë të martë në kryqëzimin e r...
Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në la...
Një person është gjetur i pajetë në fshatin Spiten të Lezh...
Në vijim të operacionit “The Wanted” ka rënë në pranga një...
Digjen dy automjetet dhe një kioskë në fshatin Xhyrë të Li...
Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Korçë-Ersek...
Një 23-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi kishte vjedhur...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...