web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati në Lezhë/ Gazetarja tregon sagën e hakmarrjeve të djalit të Gjovalin Prendit

21 Prill 2025, 21:20, Kronika CNA

Atentati në Lezhë/ Gazetarja tregon sagën e hakmarrjeve të

E ftuar në MCN TV, gazetarja Klodiana Lala ka treguar sagën e hakmarrjeve të djalit të Gjovalin Prendit i cili u ekzekutua disa ditë më parë në Lezhë.

Lala tregon se Roan Brahimi për herë të parë është ekspozuar në atentatin e ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj kushëriri i Ervis Martinajt.

Që nga ai moment gazetarja tha se grupi Martinaj është betuar se do ta shuante familjen Prendi, dhe se kjo e fundit ka marrë here pas here mesazhe kërcënuese.

Ndër të tjera Lala thotë se Roan Brahimi, i cili u vra në 2024 nga një atentat në Athinë, ka pasur konflikt dhe me një grup tepelenas, ajo shtoi se po ashtu policia po heton në këtë pistë.


Një sagë e gjatë gjakmmarrje dhe hakmarrjeje Roan Prendi djali i Gjovalin Prendit ishte dajli i vetëm dhe ishte i përfshirë në shumë atentate. Sipas kamerave të sigurisë rezulton se automjeti nga autoret që qëlluan drejt Gjovalin Prendit është i vjedhur. Automjeti ka ardhur nga zona e Milotit dhe i është afruar biznesit të familjes Prendi. Dy persona kanë qelluar drejt Gjovalin Prendit teksa qëndronte i shoqëruar me persona të tjerë në tavolinë. Automjeti pas atentatit ka ndjekur të njëjtën rrugë dhe më pas është gjetur i djegur. Roan Brahimi u ekspozua për herë të parë në atentatin e ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku i vrarë mbeti Brilant Martinaj kushëriri i Ervis Martinajt. Që nga ai moment grupi kundërshtar i Martinajt ishte betuar që do të shuante familjen Prendi. 2 vite më pas Roan Brahimi u ekzekutua në një atentat mafioz në Athinë në sy të gruas së tij. Ai kishte dy gra njëra qëndronte në Shqipëri, ndersa tjetra bashkë me djalin e mitur në Greqi nuk rezulton të ketë patur asnjë problem me historitë ku përfshihet bashkëshorti i saj. Roan Brahimi ka pasur konflikt dhe me një grup të Tepelenës i drejtuar nga ai që njihet si “Reno i Vogël”që kishin të bënin me trafikun e drogës. Por policia është duke e hetuar dhe këtë pistë. Familja Prendi ka marrë mesazhe kërcënuese herë pas here që pas atentatit te mbikalimi i Fushë-Krujës. Sa i përket autorëve policia është shumë larg dukeqenëse ka kërkuar intesifikimin e shasisë së automjetit për shkak të Pushimit të Pashkëve nuk ka marrë përgjigje nëse është marrë nga jashtë apo është vjedhur në Shqipëri, tha Lala./CNA





Lajmet e fundit nga