U plagosën në atentatin e djeshëm/ Dy të miturit nisen drejt Italisë
Dy të miturit të cilët u plagosën rëndë mbrëmjen e djeshme...

Tre doganierë në doganën e Kapshticës si dhe tre zyrtarë të kësaj dogane, të akuzuar për shpërdorim detyre, janë proceduar penalisht.
Doganierët janë proceduar pasi nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore, duke e regjistruar me dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Ndërsa drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe dy specialistë për Hetimin Doganor u proceduan pasi disa ditë më parë, më 15 prill, janë njoftuar nga shërbimet e Antikontrabandës për rastin e falsifikimit të dokumenteve dhe nuk kanë njoftuar prokurorin apo strukturat hetimore.
Njoftimi i policisë
Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore, procedohen penalisht 3 doganierë në Doganën e Kapshticës.
Procedohen penalisht Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe dy specialistë për Hetimin Doganor, pasi nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve:
• V. T., 49 vjeç, banues në Korçë;
• E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë;
• A. E., 39 vjeçe, banuese në Korçë.
Procedimi penal filloi pasi këta shtetas, me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës, dyshohen se më datë 15.04.2025, nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore, duke e regjistruar këtë ngarkesë me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve:
• D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave;
• G. T., 58 vjeç, dhe K. K., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, me detyrë specialistë për Hetimin Doganor në të njëjtën drejtori.
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, më datë 15.04.2025, rreth orës 22:00, janë njoftuar për rastin e falsifikimit të dokumenteve, të konstatuar në afërsi të PPK Kapshticë nga shërbimet e Antikontrabandës. Pavarësisht marrjes së këtij njoftimi, këta shtetas nuk kanë informuar Prokurorin e gatshëm apo strukturat për hetimin e krimeve pranë DVP Korçë deri në orën 15:00 të datës 16.04.2025 (pas më shumë se 15 orësh), duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e këtij rasti./ CNA
Dy të miturit të cilët u plagosën rëndë mbrëmjen e djeshme...
Një ditë më parë ndodhën dy atentate ku në Tiranë mbeten 4...
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me bu...
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së ka...
Mbrëmjen e sotme një atentat ka ndodhur në Tiranë. Për kë...
Raportohet se një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes ...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Pllanë të Lezhë...
Një aksident është shënuar këtë të enjte rreth orës 16:55,...
Raportohet se një autobus i Unazës ka përplasur një person...
Raportohet se një zjarr i madh ka rënë në një subjekt plaz...
Zbardhet autorësia e djegies së automjetit të një 30-vjeça...
Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën...
Në seancën gjyqësore të mbajtur sot për dosjen "Plumbi i A...
Policia identifikoi shtetasin që goditi me qytën e një arm...
Qarkullonin me një automjet të vjedhur, kapen në flagrancë...
Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetas...
Raportohet se të shtëna me armë dhe përplasje fizike kanë ...
Zjarri në Vlorë vijon. Në hyrje të tunelit të Llogarasë, ...
Shtatë turistët spanjollë të bllokuar në kanionet e Nivicë...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Krum...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...