web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qarkullonin me automjet të vjedhur dhe armë të ftohtë/ Arrestohen 2 shtetas në Tiranë

17 Prill 2025, 11:12, Kronika CNA

Qarkullonin me automjet të vjedhur dhe armë të ftohtë/

Qarkullonin me një automjet të vjedhur, kapen në flagrancë me kokainë dhe armë të ftohtë në automjet dhe vihen në pranga 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë për vjedhje të ndryshme në disa qytete.    

Kapja e tyre, pas rreth 2 orësh ndjekje nga Policia, sepse drejtuesi i automjetit (shtetas në kërkim) nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por në tentativë për t’u larguar përplasi një automjet policie.  

Sekuestrohen automjeti i vjedhur, lënda narkotike dhe arma e ftohtë (thikë).   

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me ata të Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Nr. 4, pas informacionit të marrë për një automjet të vjedhur në Elbasan kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Drejtuesi i automjetit, pasi ka parë Policinë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe në Babrru ka përplasur një automjet të Policisë, brenda të cilit ishin 2 punonjës police. Nga përplasja, janë dëmtuar lehtë 2 punonjësit e Policisë.  

2 shtetasit që qarkullonin me automjetin e vjedhur janë neutralizuar dhe vënë në pranga nga punonjësit e Policisë.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. 

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

E. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për disa vjedhje; 

E. T., 37 vjeç, banues në Tiranë.  

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me shtetasin E. T., gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga