Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...

Po kthehej me bagëtitë ashtu si çdo ditë, por Frrok Lleshaj nuk arriti ta mbaronte rrugën deri në shtëpi. Plumbat e një pistolete nga persona ende të paidentifikuar i morën jetën 65-vjeçarit që banonte në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Policia është njoftuar rreth orës 21:00 për vrasjen e ndodhur, por ka dyshime se viktima kishte të paktën një orë më përpara i vrarë.
Nga deklarimet e deritanishme, fqinjët nuk kanë dëgjuar të shtëna çka lë dyshime se autorët janë kujdesur për të përdorur një pistoletë me silenciator. Ka qenë një prej banorëve që ka konstatuar trupin e 65-vjeçarit pa shenja jete dhe ka lajmëruar bashkëshorten e tij e cila më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.
Pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes. Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet '90, 5 viktima deri më tani. Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim vitet '90, ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një shtetas tjetër nga Puka. Gjithçka nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi.
Asokohe u tha se të riun e vrau policia greke në rrethana që nuk dihen, por familja e Frrok Lleshaj dyshonte se kishin gisht në këtë ngjarje kushërinjtë e tij. Kështu pak vite më vonë ka dyshime të forta se 65-vjeçari mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kështu kushëririn Dodë Lleshaj. Pavarësisht dyshimeve dhe akuzave, Frrok Lleshaj nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka. Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, ngjarje të cilën e pranoi në gjykatë dhe për të cilën u dënua me 25 vite burg. Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbetet i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshaj.
Bashkë me 65-vjeçarin që u qëllua mbrëmjen e 4 gushtit me pistoletë shkon në 5 numri i viktimave për shkak të gjakmarrjes. Policia vendore e Shkodrës, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi hetimet paraprake përmes grupit të punës të ngritur për këtë vrasje të rëndë. Dyshimet kryesore të vrasjes së 65-vjeçarit lidhen me këto dy hasmëri, por deri më tani nuk ka ende persona konkretë të ndaluar nga efektivët.
Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për vrasjen, si dhe familjarë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete lidhur me autorësinë e ngjarjes ku mbeti i vrarë Frrok Lleshaj. Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, është duke punuar për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë që dyshohet se erdhi si shkak i gjakmarrjes, por pa përjashtuar ndonjë pistë tjetër të mundshme./ CNA
Mëngjesin e sotëm një 47-vjeçar është goditur nga rrufeja ...
Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të kultivimit t...
Në pikat kufitare të Qafë-Thanës dhe Goricës janë goditur ...
Policia ka zbardhur autorësinë e vendosjes së lëndës plasë...
Zbulohen detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë të mbrëmjes s...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në në fshat...
Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për vepr...
Një 72-vjeçar, banues në fshatin Fatishë të Peqinit, është...
Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy vëllezër, të c...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Devoll. Mjeti ti...
Policia e Vlorës, në një konferencë shtypi, ka dhënë detaj...
I akuzuari për vrasjen e Gentian Bejtjas, Flodian Plaku ës...
Policia e Shtetit ka ndarë sot të dhënat nga puna gjatë mu...
Policia e Tiranës në vijim të hetimeve për zbardhjen e pla...
Është finalizuar operacioni “Attemp 2”, në kuadër të të ci...
AMP ka vënë në pranga një efektiv policie, me detyrë N/Spe...
Në vijim të operacionit “Koordinata”, janë gjetur dhe asgj...
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sot...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndi...
Niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës i riu që hum...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...