web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti në lagjen 4 në Korçë/ Niset me helikopter drejt Tiranës shoferi i plagosur

2 Gusht 2025, 20:52, Kronika CNA

Aksidenti në lagjen 4 në Korçë/ Niset me helikopter drejt

Niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës i riu që humbi kontrollin dhe u aksidentua në lagjen 4 në qytetin e Korçës.

Mësohet se 31 vjeçari me iniciale R.P ka marrë dëmtime në trup dhe ka pësuar thyerje, çka kanë detyruar bluzat e bardha të Spitalit të Korçës të udhëzojnë nisjen e tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Aksidenti ndodhi pasditen e kësaj të shtune.

Pasi humbi kontrollin e drejtimit të automjetit, makina doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar edhe lëndimin e rëndë për drejtuesin e mjetit./CNA

 





Lajmet e fundit nga