Aksident në Sauk/ Përplasen dy automjete
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Sauk, në afërs...

Policia ka vënë në pranga 42-vjeçarin H. Ç., si autor i dyshuar i dy plagosjeve në Borsh.
I arrestuari si fillim është përfshirë në një konflik me E. V. 55 vjeç dhe më pas duke u larguar ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit që drejtonte E. Sh. 33 vjeç, të cilin e ka plagosur në shpatull dhe në këmbë.
Po ashtu 42-vjeçari ka plagosur dhe me tytën e pistoletës një 43-vjeçar. Personi i përfshirë në konflikt me 42-vjeçarin, E. V. 55 vjeç është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë
Më datë 31.07.2025, rreth orës 02:20, në një lokal në fshatin Borsh, Himarë, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik, për motive të dobëta, gjatë të cilit është goditur me grushte nga shtetasi E. V., 55 vjeç, banues në Tiranë. Pas këtij momenti, shtetasi H. Ç. është larguar nga ambientet e lokalit dhe është rikthyer me një armë zjarri automatik, me të cilën ka qëlluar në drejtim të automjetit tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. Sh., 33 vjeç, duke e plagosur në shpatull dhe në këmbë. Ky shtetas ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi H. Ç. ka goditur me qytën e armës edhe shtetasin A. D., 43 vjeç.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Ç., për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe shtetasi E. V., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja dhe një krehër me fishekë.
Vijon puna për për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur në këtë ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në konflikt.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Sauk, në afërs...
Dritan Turhani zgjodhi që krahas denoncimit në policinë ve...
SPAK-u dhe drejtuesi gjerman i operacionit “Pandora” kanë ...
Të shtëna me armë zjarri në Borsh. Raportohet se është pla...
Trafiku në autostradën Tiranë-Durrës paraqitet i rënduar p...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Borsh. Raportohet se ja...
Kapet në një fshat në Shijak, një 39-vjeçar i dënuar në It...
Si rezultat i intervistimeve të detajuara të kryera në hyr...
Zbardhen pjesë nga komunikimet e anëtarëve të grupit krimi...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mar...
Një 25-vjeçar me banim në Kosovë është vënë në pranga në p...
Babë e bir janë vënë në pranga në Ksamil, pasi kanë goditu...
Një 41-vjeçar gjeorgjian është vënë në pranga në Rinas pas...
Policia e Shtetit ka bërë me dije se efektivi i policisë s...
Policia e Korçës ka dhënë versionin zyrtar në lidhje me vr...
Detaje të tjera janë mësuar nga sherri në bulevardin "...
Mbrëmjen e djeshme, një konflikt mes dy personave ka a...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas...
Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për I. S., i...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Now” me Erla M...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...