web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga sherri në Korçë/ Zbardhen motivet

29 Korrik 2025, 09:39, Kronika CNA
Detaje nga sherri në Korçë/ Zbardhen motivet
Foto ilustruese

Detaje të tjera janë mësuar nga sherri në bulevardin "Gjergj Kastrioti" në Korçë, mbrëmjen e djeshme pas orës 21:00, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person dhe është dërguar drejt spitalit të Tiranës.

Sipas burimeve, autori po kalonte me një skuter në bulevard dhe e ka goditur të plagosurin që ka qenë kalimtar i rastit.

Pas përplasjes ka nisur debati mes tyre dhe ka agravuar situata deri në konflikt fizik, ku autori e ka goditur me grushte duke i shkaktuar personit tjetër dëmtime të rënda në fytyrë.

Policia ka arrestuar autorin, i cili menjëherë pas ngjarjes ia ka mbathur nga vendngjarja./ CNA

 





Lajmet e fundit nga