Mbyllen negociatat për tre kapituj/ Rama në Bruksel: Gur kilometrik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së
Ditën e sotme në Këshillin Europian, Shqipëria ka mbyllur ...
Ditën e sotme në Këshillin Europian, Shqipëria ka mbyllur ...

Policia e Tiranës, ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar, pronar i një banese ku ushtrohej prostitucion, një klient dhe një shtetas tjetër që bashkëpunonte me 29-vjeçarin, për shitjen e lëndëve narkotike.
Gjithashtu janë sekuestrohen dy automjete, sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Compensation”.
Shkon në 7 numri i të arrestuarve.
Arrestohen në flagrancë një 29-vjeçar, pronar i një banese ku ushtrohej prostitucion, një klient dhe një shtetas tjetër që bashkëpunonte me 29-vjeçarin, për shitjen e lëndëve narkotike.
Procedohen në gjendje të lirë një shtetase që ushtronte prostitucion dhe një punëtor i biznesit (lavazhit) të 29-vjeçarit, pasi iu gjet lëndë narkotike.
Sekuestrohen dy automjete, sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.
Si rezultat i këtij operacioni, në muajin mars të këtij viti, janë arrestuar 4 shtetas të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë kryer veprime të mirëfillta hetimore në kuadër të operacionit “Compensation”, nisur prej vitit 2021.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:
– E. H., 29 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Falsifikimi i monedhave”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike;
– P. Gj., 57 vjeç, banues në Angli, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
– M. D., 23 vjeç, banues në rrugën “Thoma Koxhaj”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
– S. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;
– M. T., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Nga veprimet hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 u arrit të dokumentohet me prova ligjore se për një periudhë kohore prej 9 muajsh, në mënyrë të përsëritur, shtetasi E. H. krijonte kontakte me femra të ndryshme, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion.
Këtë aktivitet kriminal, ky shtetas e kryente në banesën e tij, në rrugën “Thoma Koxhaj”, dhe në këmbim iu ofronte femrave, konsumimin e lëndëve narkotike ose i paguante me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, kryesisht paund.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit E. H. janë konstatuar shtetasit P. Gj. (klient), shtetasja S. K. dhe shtetasi M. D., i cili siguronte lëndë narkotike dhe kryente dërgimin e saj në banesë te klientët. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. D. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. T. (punonjës në lavazhin në pronësi të shtetasit E. H)., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete, sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Një avokate e re në Ekuador u gjet e pajetë pasi kishte vi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë në rru...
Ervis Martinaj, personi i shumëkërkuar nga autoritetet...
Ndërsa dukej i paprekshëm dhe gjithmonë e më i fuqishë...
Policia ka dhënë detaje nga askidenti në askin rrugor ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Rrogo...
Prekë Kodra, personi i cili u përfol si snajperisti që...
Gazetari i kronikës, Eni Ferhati ka zbuluar skenarin q...
Fati i Ervis Martinajt mbetet ende një enigmë, në mes ...
Zhdukja e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Marti...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasdite...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në aksin r...
Një 17-vjeçare është marrë peng gjatë ditës së djeshme...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili pak ditë më...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka rrëfyer udhëtimin n...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, të cilit...
Një çift shqiptarësh janë arrestuar në aeroportin e Sa...
“Nuk mendohej në fakt që të lëvizte në një zonë kaq të pop...
Policia ka dalë me një reagim për rastin e transmetuar...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar sonte në emisioni...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...