
Policia ka dalë me një reagim për rastin e transmetuar mbrëmjen e sotme, në emisionin investigativ "Fiks Fare", që bënte fjalë për një shtetas që ankohej se është keqtrajtuar nga efektivë të Komisariatit të Policisë Lushnjë.
Blutë bëjnë me dije se kanë marrë deklarimin e denoncuesit dhe kanë shoqëruar e intervistuar palët e përfshira në këtë çështje.
Raportohet se shtetasit janë proceduar penalisht dhe ndiqen në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor.
Policia bën me dije se është bërë pezullimi i menjëhershëm nga detyra të punonjësit të policisë, shtetasit A. K., me detyrë shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Lushnjë, deri në përfundim të hetimeve.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor për shefin e krimeve.
Njoftimi i plotë:
Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e sotme, në emisionin investigativ "Fiks Fare", që bënte fjalë për një shtetas që ankohej se është keqtrajtuar nga efektivë të Komisariatit të Policisë Lushnjë, ju informojmë se:
Në lidhje me këtë rast, në datën 7 shtator 2022, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë i kanë marrë deklarim shtetasit që shfaqet në pamjet filmike. Gjithashtu, në kuadër të deklarimit të personit, janë kryer të gjitha veprimet procedurale për shoqërimin dhe intervistimin e palëve të përfshira në këtë çështje. Shtetasit janë proceduar penalisht dhe ndiqen në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Të gjitha veprimet e para procedurale janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Përsa i përket komunikimit të shefit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë me qytetarin nga Durrësi, që ka denoncuar rastin, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit A. K., me detyrë shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Lushnjë, deri në përfundim të hetimeve.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë, me detyrë shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Lushnjë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguron qytetarët se është i vendosur për të ndëshkuar çdo abuzim me detyrën, sjelje të pahijshme apo tejkalim të kompetencave të punonjësve të Policisë dhe në këtë kuadër inkurajon qytetarët dhe median që të denoncojnë çdo rast, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë duhet të jetë garante e zbatimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut./ B.A. – CNA.al
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar sonte në emisioni...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se lojërat e fati...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur masën e sigurisë a...
Dy shtetasit rusë, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva,...
Dy ditë pas vrasjes së 19-vjeçarit, Erjon Xhenje, n...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Përparim A...
Dy persona kanë mbetur të plagosur në Has si pasojë e ...
Agjenti i forcave operacionale që akuzohet se ka shoqë...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një person është arrestuar nga policia e Sarandës, për...
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar përpjekjet që bota e ...
Një 30 vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia italia...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar, pasi h...
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Sarandë ku një t...
Finalizohet plani operacional i koduar “Five”, i zhvil...
Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, ...
Hakerat kanë nxjerrë të dhëna në lidhje me Talo Çelën të s...
Babai i të riut të vrarë mbrëmë në Shkodër ka deklaruar se...
Policia rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet me qëll...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...