
Në mungesë të një konsensusi për Ukrainën, takimi i 20 vendeve më të pasura të botës u përqëndrua kryesisht tek projektet ekonomike. Presidenti Joe Biden dhe aleatët ranë dakord për një korridor hekurudhor dhe detar që do të lidh Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën, një projekt ambicioz që synon të nxisë rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin politik. Takimi doli me një deklaratë të përbashkët që shmangte dënimin e Rusisë për luftën në Ukrainë, por u bëhej thirrje të gjitha vende, që të mos përdorin forcës për të pushtuar territore. Ashtu sikurse kishte njoftuar presidenti kinez Xi Jinping nuk mori pjesë në takim.
Takimi i nivelit të lartë të 20 vendeve më ekonomitë më të mëdha në botë doli me deklaratë të përbashkët që në ditën e parë të tij.
Konsensusi u pa si një zhvillim i papritur për shkak të ndarjeve të thella mes vendeve lidhur me luftën në Ukrainë.
Në deklaratën e udhëheqëve të G20-ës pranohet se mbi situatën në Ukrainë “ka pasur pikëpamje dhe vlerësime të ndryshme të situatës”, megjithatë ata u pajtuar të thonë se: “…Të gjitha shtetet duhet të shmangin aktet e kërcënimit apo përdorimit të forcës me synim pushtimin e territoritoreve” si dhe e konsideruan "të papranueshëm kërcënimin për përdorimit të armëve bërthamore".
Miratimi i deklaratës i njoftuar nga kryeministri indian, Narendra Modi u prit me duartrokitje, por Kievi, që nuk kishte përfaqësues të vetin në takim, u shpreh tërësisht i pakënaqur. Ministri i Jashtëm, Dmitry Kuleba tha se pjesa e deklaratës për agresionin rus “s’ka asgjë për tu krenuar”.
Mospajtimet mbi luftën në Ukrainë ka bërë që shumica e pjesëmarrësve të merren kryesisht me çështjet ekonomike, sidomos pajtimin për një projekt hekurudhor që lidh Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën.
Projekti që përfshin Shtetet e Bashkuara, Indinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bashkimin Evropian dhe vende të tjera është pjesë e Partneritetit për Investime në Infrastrukturë Globale.
Presidenti Joe Biden i vlerësoi projektet, të cilat sipas njoftimeve evropiane do e bëjë tregtinë në mes të Indisë dhe Evropës për 40% më të shpejtë sesa është tani.
“Ne do të përqëndrohemi te projektet infrastrukturore rajonale që ofrojnë rezultate për shumë vende dhe sektore. SHBA dëshiron të zgjerojë korridoret ekonomike për të rritur investimet e saj”, tha Presidenti amerikan në Nju Delhi.
“Korridori hekurudhor dhe i transportit detar do të mundësojnë tregti më të madhe mes vendeve, duke përfshirë produktet energjetike”, tha kryeministri Modi ndërsa njoftoi për marrëveshjen.
Ky projekt pritet që gjithashtu të jetë një përgjigje më ambicioze ndaj programit masiv të infrastrukturës të Kinës, përmes të cilit ajo ka krijuar lidhje të shumë vendeve me ekonominë e saj. Presidenti kinez, Xi Jinping nuk mori pjesë në takimin e G20-ës. Pyetjes se si po ndikon mungesa e tij në takim, Presidenti amerikan iu përgjigj: “Do të ishte mirë të ishte këtu, por takimi po shkon mirë”.
Që në fillim të takimit të së shtunës, Bashkimi Afrikan u bë anëtar i përhershëm i G20-ës. Ministri i jashtëm indian e cilësoi këtë zhvillim në përputhje me vëmendjen që po i kushtohet trajtimit të shqetësimeve urgjente të pjesën jugore të globit./ VOA
Stuhia 3-ditore Daniel ka shkaktuar përmbytje dhe ka marrë...
Koreja e Veriut ka shënuar 75 vjetorin e themelimit të saj...
Një ish-ushtar i akuzuar për terrorizëm është kapur në per...
Epërsia ajrore ruse "ndalon" kundërsulmin e Ukrainës. Kës...
Me deklarata të vendosura liderët politikë të Gjermanisë p...
Numri i të vdekurve nga tërmeti i Marokut është rritur në ...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike paralajmëroi pë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe aleatët...
Një studim nga Universiteti i Nebraskës ka zbuluar një efe...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka shprehur ngushëllimet...
Blloku i Grupit G20 ka miratuar Deklaratën e Udhëheqësve t...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ditëlindjen e 50-të ...
Një foto mjaft prekëse e postuar në Facebook nga Klinika V...
Më shumë se 800 njerëz janë vrarë pas një tërmeti të fuqis...
Papa Françesku me sa duket është një fans i madh i Sylvest...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka kërkuar liderit ...
Rrugë, tunele metro të vërshuara nga reshjet. Metropoli mi...
Stuhia "Daniel" ka shkatërruar territore të tëra. Në disa ...
Tërmetet ndodhin në çdo kontinent të botës, nga majat më t...
Rritet numri i viktimave dhe të plagosurve pas tërmetit të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...