Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike paralajmëroi për një kërcënim të mundshëm bërthamor, për shkak të rritjes së intensitetit të luftimeve pranë centralit më të madh bërthamor në Evropës, i cili ndodhet në Ukrainë.
Të shtunën forcat ukrainase vazhduan të bëjnë përpara me kundërsulmin e tyre me synimin për të zmbrapsur edhe më tej trupat ruse.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se ekspertët e saj që ndodhen në centralin e Zaporizhias, të pushtuar nga Rusia, njoftuan se kishin dëgjuar shpërthime të shumta gjatë javës së kaluar, një tregues për rritjen e aktivitetit ushtarak në këtë zonë. Por zyrtarët nuk kanë njoftuar për dëmtime në impiant.
Agjencia ka shprehur vazhdimisht shqetësimin se luftimet mund të shkaktojnë një rrjedhje të mundshme rrezatimi nga objekti, i cili është një nga 10 stacionet më të mëdha bërthamore në botë.
Ndërsa forcat ukrainase ushtrojnë trysni për të përparuar edhe më tej, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar vuri në dukje në raportin e saj të fundit, se Rusia ka sjellë përforcime për të penguar përparimin e ukrainasve.
“Ka shumë të ngjarë që Rusia të ketë ridislokuar forca nga zona të tjera të vijës së frontit për të zëvendësuar njësitë e demtuara rëndë rreth Robotyne-s”, thuhej në njoftim. “Këto zhvillime ka të ngjarë të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të kryer operacione sulmuese përgjatë zonave të tjera të vijës së frontit”, thuhej më tej.
Instituti për Studime mbi Luftën me qendër në Uashington vuri në dukje se ushtria ruse ka bërë ndryshime të dukshme në strukturën e saj të komandës dhe kontrollit për të "mbrojtur infrastrukturën komanduese dhe për të përmirësuar shkëmbimin e informacionit".
Forcat ruse kanë vazhduar sulmet me artileri në të gjithë Ukrainën. Autoritetet rajonale në rajonin verilindor të Sumy-t që ndodhet në kufi me Rusinë, thanë se si pasojë e sulmeve të fundit nga Moska, katër persona u plagosën, njëri prej të cilëve humbi jetën më vonë në spital.
Kremlini ripohoi të shtunën se Rusia nuk do të zgjasë një marrëveshje historike që i mundësonte Ukrainës eksportin e sigurt të grurit përmes Detit të Zi, derisa Perëndimi të përmbushë plotësisht kërkesat e Moskës.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i kanë hedhur poshtë kërkesat e Kremlinit duke e quajtur një taktikë që Rusia të bëjë përpara me interesat e saj.
Të shtunën, Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi mbërriti në Ukrainë për një vizitë zyrtare. Ai vizitoi një kishë në periferi të Kievit, në Bucha, ku kanë ndodhur disa nga mizoritë më të rënda të luftës.
“I jam mirënjohës Japonisë që mbetet partneri ynë kryesor në Azi dhe mbështet Ukrainën”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy./ Voa
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe aleatët...
Një studim nga Universiteti i Nebraskës ka zbuluar një efe...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka shprehur ngushëllimet...
Blloku i Grupit G20 ka miratuar Deklaratën e Udhëheqësve t...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ditëlindjen e 50-të ...
Një foto mjaft prekëse e postuar në Facebook nga Klinika V...
Më shumë se 800 njerëz janë vrarë pas një tërmeti të fuqis...
Papa Françesku me sa duket është një fans i madh i Sylvest...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka kërkuar liderit ...
Rrugë, tunele metro të vërshuara nga reshjet. Metropoli mi...
Stuhia "Daniel" ka shkatërruar territore të tëra. Në disa ...
Tërmetet ndodhin në çdo kontinent të botës, nga majat më t...
Rritet numri i viktimave dhe të plagosurve pas tërmetit të...
Një tërmet i fuqishëm, 6.8 ballë ka goditur Marokun , duke...
Miliarderi Elon Musk ka thënë se ka refuzuar t’i japë qasj...
Nancy Pelosi, ish-udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesv...
Stuhia e shiut Daniel në Greqinë qendrore ka shkaktuar 10 ...
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq tha...
Në një kohë rivaliteti të shtuar gjeopolitik ndërmjet Shte...
Presidenti Joe Biden zhvilloi diskutime me dyer të mbyllur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...