Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe aleatët e tij do të njoftojnë këtë të shtunë gjatë samitit të G20-ës për një plan për një korridor të transportit detar dhe hekurudhor, i cili do ta lidhte Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën – i cili pritet ta ndryshojë tregtinë globale.
Projekti do t’i përfshijë Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera në G20, tha Jon Finer, zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare i Bidenit.
Biden, kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të njoftojnë për këtë projekt si pjesë e Partneritetit për Investime në Infrastrukturën Globale.
Korridori i transportit detar dhe hekurudhor do të mundësonte tregti më të madhe mes vendeve, përfshirë të produkteve të energjisë. Ai mund të jetë, po ashtu, njëri prej projekteve më ambicioze kundër programit masiv të Kinës për infrastrukturën, përmes të cilit ajo ka synuar t’i lidhë më shumë pjesë të botës me ekonominë e vet.
Finer i nënvizoi tri pikat kryesore të projektit. Ai tha se e para është rritja e prosperitetit që projekti do ta ofronte për vendet e përfshira në të, duke e rritur rrjedhën e energjisë dhe komunikimeve digjitale. E dyta, projekti do të ndihmonte në adresimin e mungesës së infrastrukturës së nevojshme për rritje në vendet me të hyra të vogla dhe të mesme. Dhe e treta, Finer tha, projekti do të ndihmonte “në uljen e temperaturës” së “pasigurisë dhe trazirave” që vijnë nga Lindja e Mesme.
Von der Leyen pritet ta përshkruajë projektin si “as më shumë e as më pak se historik”, dhe si një “korridor ekonomik Indi-Lindje e Mesme-Evropë” i cili do ta përshpejtojnë tregtinë mes Indisë dhe Evropës për 40 për qind, sipas një drafti të fjalimit të përgatitur të saj.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka qenë i pranishëm vazhdimisht në samitet ndërkombëtare, përfshirë në atë të G20-ës vitin e kaluar në Indonezi, qëkur Rusia e pushtoi vendin e tij para më shumë se 18 muajve, nuk u ftua nga qeveria e Mondit për tubimin e këtij viti. Zelensky i ka përdorur tubimet e nivelit të lartë për të argumentuar për mbështetjen e vazhdueshme ekonomike dhe ushtarake për vendin e tij. India është ndër aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuar që ka qëndruar kryesisht e heshtur rreth luftës dhe madje e ka rritur dukshëm blerjen e naftës ruse.
Finer tha se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë bënë trysni për përfshirjen e Zelenskyt në samit.
Shtëpia e Bardhë është duke tentuar ta forcojë G20-ën si forum ndërkombëtar, derisa presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë vendosur të mos marrin pjesë.
Prapëseprapë, Kina dhe Rusia janë të përfaqësuara në këtë samit dhe kjo do ta bëjë të vështirë për G20-ën të bëjë deklaratë të përbashkët për luftën në Ukrainë./ Rel
Një studim nga Universiteti i Nebraskës ka zbuluar një efe...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka shprehur ngushëllimet...
Blloku i Grupit G20 ka miratuar Deklaratën e Udhëheqësve t...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ditëlindjen e 50-të ...
Një foto mjaft prekëse e postuar në Facebook nga Klinika V...
Më shumë se 800 njerëz janë vrarë pas një tërmeti të fuqis...
Papa Françesku me sa duket është një fans i madh i Sylvest...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka kërkuar liderit ...
Rrugë, tunele metro të vërshuara nga reshjet. Metropoli mi...
Stuhia "Daniel" ka shkatërruar territore të tëra. Në disa ...
Tërmetet ndodhin në çdo kontinent të botës, nga majat më t...
Rritet numri i viktimave dhe të plagosurve pas tërmetit të...
Një tërmet i fuqishëm, 6.8 ballë ka goditur Marokun , duke...
Miliarderi Elon Musk ka thënë se ka refuzuar t’i japë qasj...
Nancy Pelosi, ish-udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesv...
Stuhia e shiut Daniel në Greqinë qendrore ka shkaktuar 10 ...
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq tha...
Në një kohë rivaliteti të shtuar gjeopolitik ndërmjet Shte...
Presidenti Joe Biden zhvilloi diskutime me dyer të mbyllur...
Juria e madhe e Xhorxhias kishte rekomanduar ngritjen e pa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...