Qindra mijëra viktima/ Tërmetet më vdekjeprurëse nga viti 1900 e deri më sot
Tërmetet ndodhin në çdo kontinent të botës, nga majat më t...

Stuhia "Daniel" ka shkatërruar territore të tëra. Në disa zona ka rënë aq shumë shi sa asnjëherë tjetër që nga koha e regjistrimit të reshjeve në vitin 1955. Sidoqoftë meteorologët japin shpresë.
Në zonat e pyermbytura në qendër të Greqisë vazhdojnë me intensitet aksionet e shpëtimit. Numri i viktimave është rritur ndërkohë në dhjetë vetë. Shumë banorë druajnë, se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.
Ndërkohë që qindra vetë janë evakuuar nga zonat e përmbytura në vende të sigurta. Për herë të parë të enjten helikopterët mundën të fluturojnë mbi fshatrat e përmbytura në komunën Karditsa, për t'i shpëtuar njerëzit nga catitë e shtëpive, ku kishin mbetur të bllokuar prej ujit. Edhe ushtria është mobilizuar duke depërtuar në territoret që janë bërë të pakalueshme, sikurse njoftojnë mediat greke.
"Pa asnjë ndihmë"
Kryebashkiaku i qarkut Palamas, Giorgos Sakellariou, i tha televizionit Skai, se uji në këtë zonë ka arritur nivelin dy metra dhe banorët janë bllokuar në shtëpitë e tyre dhe kanë mbetur "pa asnjë ndihmë". Në Larisa pas disa ditëve reshje të fuqishme mbetën të izoluar rreth 80 vetë për më shumë se 24 orë pa ushqim dhe ujë të pijshëm, shkruan gazeta "To Proto Thema". Më në fund një banor kishte ardhur me një traktor me rimorkio dhe i kishte transportuar ata në vend të sigurtë.
Shumë të prekur kanë humbur prej vërshimeve gjithçka

Në qytetin port Volos me rreth 150.000 banorë reshjet e fuqishme kanë bërë që rrugët të zhyten në baltë. Qarkullimi i makinave është i ndaluar, në mënyrë që forcat e shpëtimit të kenë qarkullim të lirë. Furnizimi me energji dhe me ujë nuk kanë funksionuar deri të enjten në mbrëmje.
Ndërkohë që pjesa tjetër e Greqisë si edhe turizmi atje vazhdojnë normalisht, në rajonin turistik Pilion në Thesali janë izoluar prej vërshimeve rreth 500 familje pushuesish. Këtë e njoftoi zëvendësi i kryebashkiakut të Pilionit të Jugut, Dimitris Parrisiadis, për gazetën "Kathimerini". Shkatërrimet janë të mëdha dhe shumica e fshatrave kanë mbetur të izloluar nga bota përreth. "Vlerësoj, që rreth 500 familje greke dhe turistë janë të izoluar në jug të Pilionit."
Që nga mbrëmja e së hënës (04.09.2023) Greqia u prek prej stuhisë së presionit të ulët që shkaktoi reshje të fuqishme. Të mërkurën në mbrëmje "Daniel" mbërriti rajonin e Afrikës dhe duke shkaktuar vërshimin e ujërave edhe në disa stacione të metrove të Athinës.

Qeveria dhe ekspertët i klasifikojnë sasitë e reshjeve si një dukuri e motit ekstrem. Në Magnisia brenda 24 orëve ka rënë aq shumë shi, sa nuk është regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1955. Sipas meteorologëve nga e premtja ka nisur përmirësimi i motit./ DW
Tërmetet ndodhin në çdo kontinent të botës, nga majat më t...
Rritet numri i viktimave dhe të plagosurve pas tërmetit të...
Një tërmet i fuqishëm, 6.8 ballë ka goditur Marokun , duke...
Miliarderi Elon Musk ka thënë se ka refuzuar t’i japë qasj...
Nancy Pelosi, ish-udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesv...
Stuhia e shiut Daniel në Greqinë qendrore ka shkaktuar 10 ...
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq tha...
Në një kohë rivaliteti të shtuar gjeopolitik ndërmjet Shte...
Presidenti Joe Biden zhvilloi diskutime me dyer të mbyllur...
Juria e madhe e Xhorxhias kishte rekomanduar ngritjen e pa...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është zotuar të...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i t...
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Haj...
Nikki Haley dallon nga pjesa më e madhe e kandidatëve repu...
Parisi dhe Berlini “grinden sikurse çift i vjetër”, ka thë...
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë të premten s...
Dështimi i Gjeorgjisë për t’u integruar në Bashkimin E...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më 8 ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosov...
Moti i keq dhe stuhia "Daniel" ka përfshirë disa qytete dh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...