Vuçiç: Serbët "nuk do t'i dorëzojnë" ndërtesat në veri të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më 8 ...

Dështimi i Gjeorgjisë për t’u integruar në Bashkimin Evropian do t’i shkonte për shtati Rusisë, ka thënë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, teksa i ka bërë thirrje Tbilisit që t’i zbatojë reformat demokratike.
Bashkimi Evropian e ka njohur “perspektivën evropiane” të Gjeorgjisë vitin e kaluar, mirëpo nuk e ka çuar përpara aplikacionin e anëtarësimit – ndonëse Ukrainën dhe Moldavinë i ka bërë vende kandidate – duke thënë se Tbilisi duhet t’i bëjë fillimisht disa ndryshime.
Në një vizitë në Gjeorgji, Borell ka thënë se “pa asnjë dyshim, Gjeorgjia i takon familjes evropiane”.
Mirëpo ai ka përmendur se Tbilisi deri më tani i ka zbatuar vetëm tri prej 12 kërkesave të BE-së, të cilat shërbejnë si parakusht që Gjeorgjia ta fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
“Rusia do të jetë shumë e lumtur nëse ne nuk ia dalim” për ta integruar Gjeorgjinë në BE, ka thënë Borell në një konferencë për media, bashkë me kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, duke shtuar se “Bashkimi Evropian nuk do ta braktisë Gjeorgjinë”.
Ai e ka kritikuar vendimin e marrë së fundi nga Gjeogjia për t’i rikthyer fluturimet direkte me Rusinë, duke i bërë thirrje Tbilisit që të veprojë në përputhje me politikat e BE-së për Rusinë.
Garibashvili ka insistuar se Qeveria e tij është “plotësisht në linjë me BE-në kur është fjala për luftën e Rusisë në Ukrainë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut”.
Ai ka thënë se “vendimi më i mirë do të ishte nëse Gjeorgjia do ta merrte statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, deri në fund të vitit”.
Sipas tij, nëse BE-ja dështon në ofrimin e mbështetjes për Gjeorgjinë, “diçka e tillë do të dërgojë mesazh të keq te Rusia”.
Autoritetet e Gjeorgjisë janë përballur me kritika të ashpra për shkak të vlerësimeve për ulje të shkallës së demokracisë në këtë vend dhe bashkëpunim me Kremlinin, çka i ka dëmtuar seriozisht lidhjet e Tbilisit me Brukselin.
Anëtarësimi i Gjeorgjisë në BE, është synim i përfshirë në kushtetutën e këtij shteti dhe mbështetet – sipas sondazheve – nga 80 për qind e popullsisë./ REL
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më 8 ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosov...
Moti i keq dhe stuhia "Daniel" ka përfshirë disa qytete dh...
"Mbreti" i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer, së bashku me...
Mbreti Charles III i Britanisë ka falënderuar popullin për...
Ekspertët e shpëtimit nga e gjithë bota po vazhdojnë përpj...
Kancelari Olaf Scholz kërkon një përpjekje të shtuar kombë...
Koreja e Veriut ka nisur "nëndetësen e saj të parë operati...
Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se deri më 8 shta...
Eksperti i çështjeve politike dhe filozofi amerikan, F...
Në vitin 2001 Portugalia legalizoi të gjitha drogat, pavar...
Gunther Fehlinger, i cili është kryetar i Komitetit Evropi...
BE po diskuton për rregulla të reja lidhur me cilësinë e a...
Ish-ndihmësi i Trump, Peter Navarro, është dënuar për ...
Analistët thonë se mungesa e Presidentit të Kinës Xi Jingp...
Donald Trump mund të bëjë një kërkesë për të zhvendosur pa...
Shtetet e Bashkuara janë duke i larguar trupat e veta ...
Kisha Katolike në Romë i ka fshehur më shumë se 3.000 hebr...
Duke nisur nga lufta kundër varfërisë e deri të qasja në e...
Prokurorja e Xhorxhias që ka ngritur aktpadi ndaj ish pres...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...