Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Në vitin 2001 Portugalia legalizoi të gjitha drogat, pavarësisht nga rrezikshmëria e tyre. Por tani është ndezur debati kundër konsumit të drogave të forta, lejuar legalisht prej më shumë se dy dekadash.
Meqenëse përdoruesit e drogave i injektojnë drogat me shiringa në mjedise publike si oborret e shkollave, apo pranë zonave të banimit shumë veta po kërkojnë tani mbrojtje më të madhe për pjesën tjetër të popullsisë, që shqetësohet nga imazhet e pakëndshme: Letra të djegura alumini, pjesë shiringash, gjak, këto janë dëshmi të konsumit të drogës në rrugët dhe parqet e Portos.
Me skena të tilla përballet thuajse përditë Cristiano Silva që jeton në një lagje të mirë të Portos, qytetit të dytë për nga madhësia të Portugalisë. Por drogaxhinjtë kanë vërshuar edhe në këtë lagje: „Kjo tregon mungesë respekti ndaj pjesës tjetër të shoqërisë. Drogaxhinjtë konsumojnë drogë në mes të rrugës. Po të mos të të pëlqejë një gjë e tillë, duhet të ndryshosh rrugën. Dhe nëse thua se kjo gjë nuk shkon, atëherë ata bëhen të dhunshëm."
Në vitin 2001, Portugalia legalizoi të gjitha drogat, pavarësisht nga rrezikshmëria e tyre. Kush ka me vete më shumë se dhjetë racione ditore, rrezikon të gjobitet. Vetëm kush bën biznes me drogën, futet në burg.
Ofertat për trajtimin e të droguarve të pamjaftueshme
Tregtia e drogave është e ndaluar, prandaj ajo zhvillohet kryesisht me dyer të mbyllura. Edhe konsumi në publik nuk lejohet, por ai rrallë ndiqet me pasoja ligjore. Sindikalisti i policisë Hugo Moreira: „Probleme hasim gjithnjë e më shpesh situata të tilla, që kur nuk lejohemi më t'i arrestojmë konsumatorët. Policia i ka duart e lidhura."
Atij që kapet i mundësohen oferta terapie. Dhe qendrat e drogës, mendohet se mund t‘i nxisin ata të largohen nga rruga. Por në Porto ka vetëm një qendër të tillë.
Psikologia, Diana Castro, është krenare për ligjin portugez të drogave. Ajo thotë, se ky ligj është një nga rrugët për të larguar të prekurit nga zonat e errëta. E tek e fundit numri i të vdekurve nga drogat është tani më i ulët: „Kur konsumi i drogave kriminalizohet, atëherë të varurit prej drogave nuk shihen nga shoqëria dhe nuk përfitojnë nga shërbimi mjekësor, thjesht sepse ata shihen si kriminelë dhe jo si njerëz në nevojë." Por me sa duket nuk ka oferta të mjaftueshme të kujdesit shëndetësor. Kritikët druhen për sigurinë publike. Kërkohen masa më të ashpra.
Për Patricia Rapazote-n gjendja është e padurueshme. Ajo është kryetare e lagjes Ramalde, një nga lagjet më me probleme të Portos. „Kjo ndjenja e frikës, që njeriu kthen kokën dhe sheh nëse ka dikë nga mbrapa, është e padurueshme. Ne kemi nevojë për më shumë polici dhe më shumë patrullim në rrugë."
Sindikata e policisë kërkon po ashtu marrjen e masave më të ashpra. Hugo Moreira: „Ne bëjmë punën tonë, dalim në rrugë. Por kjo nuk ka pasoja. Unë mendoj se ne na duhet një institucion që të marrë të prekurit dhe t'i detyrojë të trajtohen, një institucion me mjetet e nevojshme financiare dhe me profesionistët e duhur, që të shoqërojnë këta njerëz.”
Pas 20 vjet politike liberale droge, ka ardhur koha për të vepruar, thotë banori Cristiano Silva. Për shkak të kujdesit të madh për të varurit nga droga, nuk duhet harruar mbrojtja e pjesës tjetër të popullsisë. „E gjithë kjo çon në ndjenjën e mungesës së ligjit dhe që dikush mund të bëjë çfarë të dojë. Kjo është një spirale shumë e rrezikshme.” Ndërkohë qetësia është shtuar në lagjen e tij, që kur policia ndërmori një aksion të gjerë. Por një pjesë e skenës së drogës ka shkuar në një lagje tjetër. Kështu, Porto nuk po shpëton nga ky problem./ DW
Gunther Fehlinger, i cili është kryetar i Komitetit Evropi...
BE po diskuton për rregulla të reja lidhur me cilësinë e a...
Ish-ndihmësi i Trump, Peter Navarro, është dënuar për ...
Analistët thonë se mungesa e Presidentit të Kinës Xi Jingp...
Donald Trump mund të bëjë një kërkesë për të zhvendosur pa...
Shtetet e Bashkuara janë duke i larguar trupat e veta ...
Kisha Katolike në Romë i ka fshehur më shumë se 3.000 hebr...
Duke nisur nga lufta kundër varfërisë e deri të qasja në e...
Prokurorja e Xhorxhias që ka ngritur aktpadi ndaj ish pres...
Kompania amerikane ‘Microsoft’ tha të enjten se ka identif...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha t...
Bilanci i fataliteteve në Greqi po shtohet me kalimin e ko...
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk planifikon të marrë...
Sekretari Antony Blinken vazhdoi të enjten vizitën në Ukra...
Ligjvënësit amerikanë, të cilët të martën u kthyen nga pus...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe P...
Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë ...
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha se ai ...
Shkencëtarët kanë arritur struktura të ngjashme me embrion...
Situata në Greqi e shkaktuar nga përmbytjet duket e rëndua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...