Microsoft: Kina dyshohet se përdor inteligjencën artificiale për të ndikuar tek votuesit amerikanë
Kompania amerikane ‘Microsoft’ tha të enjten se ka identif...

Prokurorja e Xhorxhias që ka ngritur aktpadi ndaj ish presidentit Donald Trump dhe 18 të tjerëve për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet, po i kërkon gjykatësit të çështjes të ndërmarrë hapa për të mbrojtur anëtarët e jurisë.
Lëvizja e prokurores së qarkut Fulton Fani Willis vjen pasi anëtarët e jurisë së madhe që ngritën 41 akuza ndaj ish presidentit Trump dhe të pandehurve të tjerë u bënë pre e sulmeve kur të dhënat e tyre u postuan në internet.
Është një reflektim i polarizimit të opinionit publik në Shtetet e Bashkuara rreth çështjeve penale kundër ish-presidentit.
Prokurorja Willis shkroi në kërkesën e paraqitur të mërkurën se informacioni rreth jurisë së madhe ishte publikuar "me qëllimin për t'i ngacmuar dhe frikësuar anëtarët e jurisë". Për më tepër, thuhej në kërkesë, të dhënat personale për zonjën Willis, një grua me ngjyrë, të familjes dhe stafit të saj janë postuar në internet “të ndërthurura me komente nënçmuese dhe raciste”.
Kamerat televizive lejohen vazhdimisht në sallat gjyqësore në Xhorxhia, por kameramanët dhe fotografët udhëzohen rregullisht të mos shfaqin imazhe të jurisë. Gjatë procesit të përzgjedhjes së jurisë, anëtarët identifikohen kryesisht me numër dhe jo me emër.
Prokurorja Willis po i kërkon gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Scott McAfee, që të ndalojë të pandehurit, mediat ose këdo tjetër që të krijojë ose publikojë imazhe, përfshirë video, fotografi dhe skicime të anëtarëve të jurisë, ose anëtarëve të mundshëm të saj.
Ajo po kërkon gjithashtu që gjyqtari të ndalojë publikimin e çdo informacioni që do të ndihmonte në identifikimin e tyre, “veçanërisht përshkrimet fizike, numrat e telefonit, adresat, emrat e punëdhënësve”.
Ekspertët ligjorë kanë thënë se është procedurë standarde për rastet e padive në shtetin e Xhorxhias që të përfshihen emrat e anëtarëve të jurisë së madhe, pjesërisht sepse u jep mundësi të pandehurve për të kundërshtuar përbërjen e jurisë.
Pra, emrat e 23 anëtarëve të jurisë së madhe që dëgjuan provat e prokurores së qarkut dhe votuan për miratimin e akuzave, u përfshinë në aktakuzë. Ata u bënë menjëherë viktima të “doxxing”, që është shkurtim i fjalës “dropping dox” që i referohet postimit në internet të informacionit për dikë, përgjithësisht në përpjekje për ta ngacmuar, kërcënuar, turpëruar ose për t’u hakmarrë ndaj tij./ VOA
Kompania amerikane ‘Microsoft’ tha të enjten se ka identif...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha t...
Bilanci i fataliteteve në Greqi po shtohet me kalimin e ko...
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk planifikon të marrë...
Sekretari Antony Blinken vazhdoi të enjten vizitën në Ukra...
Ligjvënësit amerikanë, të cilët të martën u kthyen nga pus...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe P...
Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë ...
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha se ai ...
Shkencëtarët kanë arritur struktura të ngjashme me embrion...
Situata në Greqi e shkaktuar nga përmbytjet duket e rëndua...
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.2 ballësh ka god...
Kur milingonat e zjarrit për herë të parë emigruan nga Ar...
Në gusht, Moldavia i përzuri 35 diplomatë rusë dhe anëtarë...
Një ish-ushtar i dyshuar për vepra terroriste është arrati...
Bashkimi Europian ka vënë në shënjestër Apple, Amazon dhe ...
Punëtorët e Kinës janë njohur prej kohësh për punë të gjat...
SHBA do t'i japë Ukrainës predha antitank të uraniumit të ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Bruksel. ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...