Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Nikki Haley dallon nga pjesa më e madhe e kandidatëve republikanë për president përsa i takon politikës së jashtme, sidomos me qasjen më të fortë lidhur me Ukrainën. Ndërsa rivalët e saj po përqafojnë qëndrime izolacioniste që ata mendojnë se përputhen me prirjen e shumicës së votuesve republikanë, ish-ambasadorja amerikane në OKB shpreson që kontrasti në këtë drejtim sidomos me kandidatin kryesor, ish-presidentin Donald Trump, të jetë një avantazh për të.
Zonja Haley po e vendos theksin tek dallimet mes saj dhe ish-presidentit Trump, kryesisht në çështjet e politikës së jashtme, dhe qëndrimit ndaj Ukrainës, duke thënë se detyra e saj është të shprehë bindjet e saj.
“Unë gjithmonë kam thënë të vërtetën time edhe kur është e vështirë. Dhe mendoj se njerëzit e kanë respektuar një gjë të tillë. Shumë vetë kanë ardhur pas debatit dhe më kanë thënë se janë dakord me mua dhe më kuptojnë, sepse unë jam bashkëshorte e një ushtaraku dhe gjëja e fundit që do të doja është që ai të shkojë në luftë. Ata e kuptojnë se nëse Rusia merr Ukrainën, më pas radha u vjen Polonisë dhe Balltikut që do të thoshte që ne jemi në luftë, sepse ato janë pjesë e NATO-s, kështuqë ata e kuptojnë se këtu kemi të bëjmë me parandalim të luftës”, tha ajo në një intervistë për agjencinë Reuters.
Ajo tha se është në favor të dyfishimit të dërgimit të armëve në Ukrainë. Qëndrimi i ish-ambasadores amerikanë OKB ndaj Ukrainës bie ndesh me pjesën më të madhe të përkrahësve të Partisë Republikane. Rreth 52% e republikanëve thanë në një sondazh të Reuters/Ipsos në korrik se kishin më pak gjasa të mbështesnin një kandidat që favorizon rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ky pozicion është gjithashtu në kontrast me ato të ish-presidentit Trump, guvernatorit të Floridës Ron DeSantis dhe ish-investitorit Vivek Ramaswamy, të gjithë kandidatë republikanë për zgjedhjet e vitit 2024.
Zonja Haley thotë se një nga arsyet se pse është e rëndësishme fitorja në Ukrainë, është fakti që Kina po sheh me vëmendje.
“Nëse Ukraina fiton, kjo do t’i dërgonte mesazhin më të fuqishëm Kinës që të mos hyjë në Tajvan. E vetmja gjë nga e cila Rusia dhe Kina kishin frikë kur isha në Kombet e Bashkuara, ishte një ushtri e fortë. Ne duhet ta kemi ushtrinë tonë aq të fortë sa atyre të mos t’u shkojë kurrë mendja që ta prekin atë. Ne duhet t'i bëjmë të ditur Kinës se do të përballej me pasoja të rënda nëse prek Tajvanin”, tha ajo.
Zonja Haley është në favor të dërgimit të forcave speciale në Meksikë për të zhdukur kartelet e drogës.
“Është njësoj siç vepruam me ISIS-in, siç bëjmë me terroristët. Që fokusohemi tek njësi të veçanta, në këtë rast, aty ku karteli bën prodhimin e fentanilit, shkojmë atje dhe i asgjësojmë. Kjo do të thotë që të bënim operacione speciale dhe jo të angazhonim një forcë ushtarake të qëndrueshme”.
Vëmendja e votuesve republikanë ndaj kandidaturës së zonjës Haley është shtuar pas debatit të parë republikan në gusht, ku ajo foli me forcë për rëndësinë e përballjes me Rusinë dhe Kinën. Mbështetja e saj është dyfishuar që atëherë, sipas mesatareve të sondazheve, por ende mbetet në rreth 7%.
E pyetur nëse do të votonte për zotin Trump nëse ai bëhej kandidati republikan presidencial, zonja Haley tha se beson se populli amerikan do të votojë për personin e duhur.
“Unë mendoj se do të jem unë. Unë nuk mendoj se ata do të votojnë për dikë që është dënuar për një krim të rëndë. Pra, le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Qëndrimet e saj të forta për politikën e jashtme janë një bast strategjik i fushatës së saj, që synon ta përmbysë prirjen e përgjithshme se politika e jashtme nuk ndikon tek votuesit amerikanë. Këshilltarët e zonjës Haley argumentojnë se ata republikanë që janë më pak në favor të ndihmës ushtarake për Ukrainën, kanë më shumë gjasa të jenë mbështetës të zotit Trump, kështu që përpjekja për t’i bërë ata për vete, nuk është një taktikë e shëndoshë. Mbetet për t’u parë nëse kjo strategji për të tërhequr ata republikanë që mendojnë ndryshe, do të ndikojë pozitivisht tek shanset e saj./ VOA
Parisi dhe Berlini “grinden sikurse çift i vjetër”, ka thë...
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë të premten s...
Dështimi i Gjeorgjisë për t’u integruar në Bashkimin E...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më 8 ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosov...
Moti i keq dhe stuhia "Daniel" ka përfshirë disa qytete dh...
"Mbreti" i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer, së bashku me...
Mbreti Charles III i Britanisë ka falënderuar popullin për...
Ekspertët e shpëtimit nga e gjithë bota po vazhdojnë përpj...
Kancelari Olaf Scholz kërkon një përpjekje të shtuar kombë...
Koreja e Veriut ka nisur "nëndetësen e saj të parë operati...
Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se deri më 8 shta...
Eksperti i çështjeve politike dhe filozofi amerikan, F...
Në vitin 2001 Portugalia legalizoi të gjitha drogat, pavar...
Gunther Fehlinger, i cili është kryetar i Komitetit Evropi...
BE po diskuton për rregulla të reja lidhur me cilësinë e a...
Ish-ndihmësi i Trump, Peter Navarro, është dënuar për ...
Analistët thonë se mungesa e Presidentit të Kinës Xi Jingp...
Donald Trump mund të bëjë një kërkesë për të zhvendosur pa...
Shtetet e Bashkuara janë duke i larguar trupat e veta ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...