
Presidenti amerikan, Joe Biden u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të qëndrojnë afër Ukrainës teksa ajo e lufton pushtimin rus, me shpresën se edhe republikanët në Kongresin amerikan do të mbajnë shënime.
“Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë që të jetë brutale ndaj Ukrainës, pa ndonjë pasojë”, ka thënë Biden në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Nëse e lejojmë Ukrainën që të gërmohet, a është e sigurt pavarësia e ndonjë vendi?”
Biden, demokrat, është duke bërë vazhdimisht thirrje që aleatët e Shteteve të Bashkuara ta mbështesin Ukrainën, me arsyetimin se bota duhet t’i dërgojë sinjal presidentit rus, Vladimir Putin se ai nuk do të mund t’i bëjë ballë Perëndimit. Fjalimi i tij është përcjell me duartrokitje kur ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë me Ukrainën në luftën e saj për liri.
“Rusia është ajo që e mban përgjegjësinë për këtë luftë. Rusia e ka forcën që ta ndalë këtë luftë menjëherë”.
Biden është përballur me kritika nga disa republikanë, të cilët dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të shpenzojnë më pak para për këtë luftë. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kandidati kryesor për ta fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, është zotuar se do t’i japë fund luftës me shpejtësi, nëse kthehet në pushtet.
Përgjatë fjalimit të tij Biden ka thënë se e kupton detyrën që e ka shteti i tij në këtë moment kritik për botën.
“Shtetet e Bashkuara synojnë një botë më të sigurt dhe më të barabartë për të gjithë njerëzit, sepse ne e dimë që e ardhmja jonë është e lidhur me tuajën. Asnjë shtet nuk mund të përballet me sfidat e të sotmes, vetëm”, ka thënë ai.
Biden e ka shfrytëzuar fjalimin e tij për të ofruar siguri për konkurrencën intensive në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, pas paralajmërimeve të disa ekspertëve se bota mund të përballet me një luftë të ftohtë.
“Kur është fjala për Kinën, dua të jem i qartë dhe konsistent. Ne synojmë që ta menaxhojnë konkurrencën mes dy vendeve me përgjegjësi, ashtu që të mos rrëshqasë në konflikt”, ka thënë Biden.
Zëvendëspresidenti kinez, Han Zheng është takuar të hënën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në margjina të Asamblesë së OKB-së. Ky ka qenë takimi i dytë i nivelit të lartë mes dy vendeve, disa ditë pasi fuqitë botërore kanë thënë se synojnë që tensionet t’i mbajnë nën kontroll.
Mes tjerash, presidenti amerikan ka thënë se inteligjenca artificiale duhet të jetë “e sigurt” para se në të të ketë qasje publiku. Ai ka thënë se qeveritë duhet ta menaxhojnë këtë teknologji dhe jo e kundërta.
“Ne duhet të sigurohemi që i përdorim këto pajisje si diçka që na rrisin mundësitë, dhe jo si armë për shtypje”.Javën e kaluar, liderët e teknologjisë, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, janë takuar në Kongresin amerikan për të biseduar për rregulloret teknologjike.
Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke i trajtuar ndryshimet klimatike si “kërcënim ekzistencial”.
Duke i renditur disa katastrofa natyrore – valë të të nxehtit në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, zjarret pyjore në SHBA dhe Evropë, thatësinë në Afrikë dhe përmbytjet në Libi – Biden ka thënë se këto të gjitha së bashku japin shenjë se çfarë e pret botën nëse nuk ulet varësia nga lëndët djegëse të papërpunuara.
“Prej ditës së parë të administratës sime në Shtetet e Bashkuara, kjo krizë është trajtuar si kërcënim ekzistencial, jo vetëm për ne, por për gjithë njerëzimin”.
Për shkak të prezencës së madhe të figurave publike në Asamble, ky organizim shihet edhe si mundësi që liderët të mbajnë takime me njëri-tjetrën. Megjithatë, në Asamblenë e këtij viti nuk marrin pjesë: presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenti kinez, Xi Jinping, presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak.
Gazetari i të përditshmes amerikane "Wall Street Journal",...
Tre vjet më parë, kur misioni detar i BE-së "Sophia" u mby...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nik...
Shtëpia e Bardhë përshëndeti kthimin e pesë amerikanëve me...
Një magazinë me mallra të kontrabanduara në sasi të mëdha,...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cilësoi si ...
Vazhdon misteri për trupat e "alienëve", ose të dy qenieve...
Ukraina “shpejt” do të pranojë nga Shtetet e Bashkuara tan...
Ministria e Arsimit në Kosovë ka reaguar pas rrahjes b...
Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar barabarisht në një çerdh...
Dhjetë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimet se ka...
Ovidio Guzman Lopez, djali i ish-udhëheqësit të kartelit S...
Ministrat e jashtëm të BE-së i kanë drejtuar thirrje Kosov...
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato ...
Autoritetet finlandeze kanë thënë se vendi nuk do të l...
Për herë të parë Qendra e Raportimit dhe Informimit të Ant...
Në Nju Jork zhvillohet Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Që...
Presidenti Joe Biden thotë se ai "është i përqendruar në g...
Një person ka vdekur dhe 67 të tjerë janë infektuar me kor...
Avionët e njohur ndërkombëtarisht Gripen kanë aftësi që Uk...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...