Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Ministrat e jashtëm të BE-së i kanë drejtuar thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbushin detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa, u shprehën të shqetësuar me mungesën e përparimit në takimin e fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, informoi ministrat e Jashtëm të BE-së për takimin e 14 shtatorit, ku tha se "Kosova dhe Serbia dështuan të tejkalojnë dallimet rreth normalizimit të marrëdhënieve”.
Borrell: Të dyja palët të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e mëhershme
"Ministrat shprehën shqetësimin me mospërmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Dyja palët janë pajtuar në këtë rrugë të normalizimit më herët këtë vit. Është një detyrim dhe Këshilli i Ministrave po u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe frymë të mirë për zbatimin e saj. Ajo që ne duam, ajo që kërkojmë është që të fillojë zbatimi në bazë të propozimit tonë pa vonesa të mëtejshme. Dhe kjo përfshin detyrimin që të dyja palët të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e mëhershme”, tha Josep Borrell.
Vetëm një ditë më parë një konferencë me gazetarët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte akuzuar ashpër të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për "anshmëri”, në proces. Kurti tha se Lajçak pati "një pozicionim të qartë kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti”. Kurti kërkoi qartë: "Ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi e plotëni të saj ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që dëshiron Serbia. Kjo logjikë ka vdekur dhe një Republikë e pavarur e Kosovës nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të ecë në një shteg të tillë", tha Kurti.
DASH mbron Lajçakun
Por Departamenti Amerikan i Shtetit, doli në mbrojtje të zotit Lajçak dhe angazhimin e tij e quajti "përpjekje të palodhur të Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi. "Ne mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falënderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, citojnë mediet ne Prishtinë një zëdhënës të DASH-it. "Ne presim që të dy vendet t'i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti. Koha po mbaron. Ne duam të shohim përparim në detyrimet ekzistuese dhe të mëparshme bazuar tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe marrëveshja e Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha një zëdhënës i DASH-it, duke shtuar se "Uashingtoni është plotësisht i bashkuar me vendet partnere të QUINT-tit në mbështetjen që i jep procesit të dialogut”.
Presidentja Osmani takon Chollet
Gjatë qëndrimit në New York, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë edhe me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar . "Suksesi i dialogut varet nga qasja parimore dhe e barabartë për zbatimin e plotë të marrëveshjes, por edhe nga angazhimi dhe roli prijës i SHBA-ve, e cila është çelësi për përmbylljen e suksesshme të dialogut dhe që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhet në një komunikatë nga zyra e presidentes Osmani, pas takimit me Chollet.
Në muajin shkurt dhe mars të këtij viti Kosova dhe Serbia u pajtuan me një plan të BE-së për normalizimin. Plani nuk e përfshin njohjen e ndërsjellë por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit të njëra tjetrës. Në plan po ashtu kërkohet që të përmbushen të gjitha marrëveshjet e arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë./DW
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato ...
Autoritetet finlandeze kanë thënë se vendi nuk do të l...
Për herë të parë Qendra e Raportimit dhe Informimit të Ant...
Në Nju Jork zhvillohet Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Që...
Presidenti Joe Biden thotë se ai "është i përqendruar në g...
Një person ka vdekur dhe 67 të tjerë janë infektuar me kor...
Avionët e njohur ndërkombëtarisht Gripen kanë aftësi që Uk...
Pandat gjigante që jetojnë në robëri mund të vuajnë nga “j...
Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënë...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje m...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka argëtuar udhëheqës...
Pesë shtetas amerikanë që mbaheshin të ndaluar në Iran, pr...
Nuk mund të ketë humbës kur bëhet fjalë për paqen në Ukrai...
Qeveria japoneze ka ngritur alarmin për plakjen e popullsi...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotmë në fshatin Bradashes...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një ...
Çështja Beleri ka qenë sot në qendër të vëmendjes së avoka...
Qeveria ukrainase vendosi të shkarkojë gjashtë zëvendësmin...
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pet...
Një ngjarje horror është bërë publike në Poloni, pasi trup...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...