Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato që i quajti përpjekje të palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi.
Komentet erdhën si përgjigje ndaj një kërkese të "Zërit të Amerikës" për një reagim rreth pohimeve të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili akuzoi sot zotin Lajçak për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës, në takimin e javës së kaluar mes palëve.
Kryeministri Kurti tha se u kishte dërguar letra mbi këtë çështje vendeve kryesore perëndimore ndërsa akuzoi zotin Lajçak ndër të tjera për “deformim të procesit”.
Në përgjigjen drejtuar "Zërit të Amerikës" zëdhënësi i DASH-it nuk konfirmoi apo mohoi nëse letra kishte mbërritur në Uashington, por tha se:
“Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falënderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”.
Po kështu zëdhënësi i DASH-it shprehte zhgënjimin mbi mungesën e përparimit në takimin e 14 shtatorit, duke shtuar se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë.
“Ne presim që të dyja vendet t'i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti. Koha po mbaron. Ne duam të shohim përparim në detyrimet ekzistuese dhe të mëparshme bazuar te dialogu (i lehtësuar nga BE-ja) dhe marrëveshja e Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
Zëdhënësi i DASH-it e përfundoi reagimin e tij duke shtuar se Uashingtoni është plotësisht i bashkuar me vendet partnere të Kuintit në mbështetjen që i jep procesit të dialogut. Ai tha se SHBA-të do të konsultohet si brenda ashtu edhe me partnerët e tyre evropianë mbi hapat e ardhshëm.
Të hënën gjatë një konference me gazetarë në Prishtinë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak se nuk ishte “i paanshëm” në takimin e javës së kaluar ndërmjet palëve.
Ai tha se më 14 shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit, kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti.
“Ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi e plotëni të saj ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që dëshiron Serbia. Kjo logjikë ka vdekur dhe një Republikë e pavarur e Kosovës nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të ecë në një shteg të tillë".
Kryeministri Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, por zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e kishte pranuar një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e arritur ne Bruksel dhe në Ohër.
Kryeministri Kurti njoftoi se u ka dërguar letra kryeqendrave kryesore të vendeve perëndimore për të sqaruar takimin e fundit dhe akuzoi zotin Lajçak se ka “deformuar procesin duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë dhe të hollësishëm, të menjëhershëm e të pakushtëzuar të marrëveshjes bazike dhe aneksit implementues, por duke lejuar që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave njëherë e pastaj shohim”.
Udhëheqësit e dy vendeve u takuan në Bruksel mes tensionesh të larta dhe thirrjeve të diplomatëve perëndimorë për shmangien e veprimeve që mund të nxisin një ripërtëritje të dhunës në rajon. Tensionet shpërthyen në fund të muajit maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave me mbështetjen e policisë.
Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës./ VOA
Autoritetet finlandeze kanë thënë se vendi nuk do të l...
Për herë të parë Qendra e Raportimit dhe Informimit të Ant...
Në Nju Jork zhvillohet Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Që...
Presidenti Joe Biden thotë se ai "është i përqendruar në g...
Një person ka vdekur dhe 67 të tjerë janë infektuar me kor...
Avionët e njohur ndërkombëtarisht Gripen kanë aftësi që Uk...
Pandat gjigante që jetojnë në robëri mund të vuajnë nga “j...
Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënë...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje m...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka argëtuar udhëheqës...
Pesë shtetas amerikanë që mbaheshin të ndaluar në Iran, pr...
Nuk mund të ketë humbës kur bëhet fjalë për paqen në Ukrai...
Qeveria japoneze ka ngritur alarmin për plakjen e popullsi...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotmë në fshatin Bradashes...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një ...
Çështja Beleri ka qenë sot në qendër të vëmendjes së avoka...
Qeveria ukrainase vendosi të shkarkojë gjashtë zëvendësmin...
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pet...
Një ngjarje horror është bërë publike në Poloni, pasi trup...
Kryeministri Alibin Kurti ka dalë në një konferencë pë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...