Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Arben Taravari komentoi për Zërin e Amerikës mbi shqetësimet që kanë nxitur ndryshimet e fundit në Kodin Penal.
Ekspertë e përfaqësues të opozitës thonë se ulja e dënimin me burg për funksionarët shtetërorë të përfshirë në shpërdorim detyre, apo për vepra penale si “bashkim kriminal”, janë parakusht për rritjen e nivelit të korrupsionit, në një vend që ka shqetësime të mëdha në këtë drejtim.
Deputetët e partisë Aleanca për Shqiptarët nuk votuan pro këtyre ndryshimeve në seancën e parlamentit që u mbaj ditën e mërkurë, po kështu propozimi erdhi me firmën e zëvendësministrit dhe Kryeministrit dhe jo ministrit të Drejtësisë, ky i fundit përfaqësues i ASH-së.
Zoti Taravari tha se do t'i kërkojë ministrit të Drejtësisë, të sqarojë partinë nëse ndryshimet janë bërë në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian apo nëse pas tyre qëndron diçka tjetër.
Kryetari i ASH-së flet dhe mbi çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe ngërçin politik që ka krijuar pamundësia e shumicës parlamentare për të siguruar votat e nevojshme për përshirjen në kushtetutë të pakicës bullgare, si komb shtetformues, kërkesë kjo e BE-së.
Zoti Taravari thotë se pritet të shihen nëse do të rezultojnë të vërteta disa paralajmërime që VMRO-DPMNE-ja apo deputetë të saj, të votojnë në moment të fundit për këto ndryshime, nëse kjo nuk ndodh thotë ai, Maqedonia e Veriut do të shkëputet nga Shqipëria në procesin e integrimit dhe do të mbetet pas, me vende që kanë probleme shumë të mëdha.
Zëri i Amerikës: Zoti Taravari së fundmi Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi disa ndryshime të Kodit Penal, që i ulin dënimin me burg të funksionarëve shtetërorë të përfshirë në shpërdorim detyre (Tani dënimet me këto vepra nuk do të jenë më të larta se pesë vjet) si dhe uljen e dënimit maksimal për veprën “bashkim kriminal”, nga 10 në 3 vjet burg. Opozita dhe ekspertë thonë se këto ndryshime janë premisë për rritjen e nivelit të korrupsionit, e se janë bërë për të shpëtuar zyrtarët e korruptuar. Si i shihni ju këto shqetësime? Është e vërtetë që deputetët tuaj nuk votuan pro këtyre ndryshimeve, po as dhe kundër.
Arben Taravari: Është e vërtetë që të 8 deputet e Aleancës për Shqiptarët (ASH) nuk votuan pro këtyre ndryshimeve. Unë nuk jam ekspert i drejtësisë e sidomos i Kodit Penal dhe nuk mund të jap sqarime se si janë këto ligje në shtetet evropiane. Unë di se jemi një hap përpara fillimit të negociatave (me BE-në) dhe uroj që ministri i Drejtësisë që është nga radhët e ASH-së do bëjë një analizë dhe para organeve partiake do të na tregojë nëse ky ndryshim i ligjit është bërë për ta sjellë atë në përputhshmëri me ligjet evropiane, apo ka diçka jashtë saj. Kam një informacion që ministri nuk ka pranuar t’i nënshkruajë (ndryshimet) dhe si propozues ka qenë zëvendësministri i Drejtësisë dhe Kryeministri. Por ditën në vijim ne do t’i analizojmë të gjitha rrethanat. Është e vërtetë se deputetet tanë kanë votuar për rendin e ditës, për atë ditë. Dhe kjo pikë u propozua si pikë shtesë në rendin e ditës, në seancën e parlamentit.
Zëri i Amerikës: Zoti Taravari megjithatë a nuk mendoni se ndryshime në ligje si këto duhet të reflektojnë realitetin në Maqedoninë e Veriut. Vendi juaj ka probleme serioze lidhur me korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Besueshmëria e qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor është shumë e ulët. A nuk mendoni se këto ndryshime I japin një dorë problematikave?
Arben Taravari: Korrupsioni është problem i të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe Maqedonisë së Veriut. Aleanca për shqiptarët kishte një nga kërkesat kyçe për hyrjen në qeveri që të drejtonte Ministrinë e Drejtësisë, në drejtim të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Unë nuk di vetëm një gjë, a janë këto ndryshime në përputhje me ligjet evropiane, apo është diçka e jashtëzakonshme apo speciale. Nesë është diçka e jashtëzakonshme, jo në përputhje me ligjet evropiane atëherë duhet të ulemi dhe të bashkëbisedojmë e të vendosim si vazhdojmë më tutje, pasi kështu nuk mund të funksionojë shteti i së drejtës. Ne atëherë praktikisht bëjmë gjëra që ndihmojnë kriminelët që të mbijetojnë, e madje të krijohet edhe një numër më i madh i tyre. Ndaj do ta shqyrtojmë si ligj brenda partisë dhe do të marrim vendime. Por të mos shpejtojmë, e t’i analizojmë të gjitha rrethanat, pasi praktikisht kusht i domosdoshëm, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është lufta pakompromis kundër krimin dhe korrupsionin, e cila në këto shtete është në nivele të larta.
Zëri i Amerikës: Partitë opozitare shqiptare kanë thënë se ndryshimet i hapin rrugën kthimit në vend të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, i dënuar në mungesë me 7 vjet burg.
Arben Taravari: Nuk besoj se këto ndryshime do ta ndihmonin zotin Gruevski pasi ai ka shumë lëndë për të cilat akuzohet, në mos gaboj ka afro 9 lëndë, dhe se besoj se ndryshimi i Kodit Penal, sipas mendimit tim, do ta ndihmonte zotin Gruevski që të kthehej në Maqedoninë e Veriut.
Zëri i Amerikës: Zoti Taravari, shqetësim në vendin tuaj vazhdon të mbetet çështja e ndryshimeve kushtetuese. Parlamemti për shkak të mungesës së votive nuk po arrin të përfshijë në kushtetutë pakicën bullgare si komb shtetformues, një kërkesë kjo e BE-së. Ju e keni thënë edhe në këtë studio pak kohë më parë se opsioni mund të ishin zgjedhjet e parakohshme. Por as kjo nuk ka ndodhur. Çfarë mund ta zhbllokonte situatën?
Arben Taravari: Maqedonia është në një ngërç politik realisht. Ne duhet të fillojmë negociatat së bashku me Shqipërinë. Shqipëria nuk ka pengesa, Maqedonia e Veriut e ka domosdoshmëri t’i bëjë këto ndryshime kushtetuese. Partia më e madhe opozitare maqedonase është kundër kësaj dhe pa ndihmën e tyre nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese fatkeqsisht. Por në periudhën që është para nesh, deri në vitin e ri sidomos në shtator do të dihen a ka sinjale prej deputetëve të opozitës maqedonase.
Zëri i Amerikës: A ka sinjale?
Arben Taravari: Tash për tash nuk ka ndonjë sinjal edhe pse është paralajmëruar se ka mundësi që të ndodhin ndryshimet, që në moment të fundit VMRO-DPMNE apo deputetë nga kjo parti, t’i votojnë këto ndryshime për ndryshe, nëse kjo nuk ndodh, deri vitin e ri, Shqipëria do të shkëputet dhe Maqedonia e Veriut do të mbetet me shtete që kanë probleme shumë të mëdha si Bosnje dhe Hercegovina, Kosova. Dhe atëherë Maqedonia e Veriut do të hyjë në një rrugë qorre prej së cilës nuk e di si do të dalim. Për sa i takon zgjedhjeve të parakohshme, sipas sugjerimeve të të gjithë miqve tanë flas BE-në dhe SHBA-në, kanë kërkuar t’u jepen shans ndryshimeve kushtetuese, ndërsa zgjedhjet e rregullta presidenciale janë në mars 2024 dhe ato paralamentare në korrik 2024, por mund të bashkohen e të mbahet bashkë që të mos bëhen harxhime nga paratë e qytetarëve.
Zëri i Amerikës: Zoti Taravari ju vetë jeni mjek me profesion (neurolog). Si e shikoni skandalin në Klinikën e Onkologjisë, ku sipas njoftimeve janë vjedhur ilaçet për pacientët me kancer? Ministri i Shëndetësisë është përfaqësues i partisë suaj. Si mund të shmangen raste të tilla në të ardhmen?
Arben Taravari: Ky rast është skandaloz. Ajo që ka ndodhur është se pacientëve u është dhënë placebo dhe jo ilaçe dhe ato janë shitur diku tjetër. E përgëzoj ministrin që është shumë i hapur dhe këmbëngul tek organet e drejtësisë që të zbardhet ky rast deri në fund. Dhe uroj dhe shpresoj që të mos përsëriten raste të tilla. Aktualisht nuk e dimë a bëhet fjalë për një apo 1 mijë pacietë që kanë qenë viktimë e asaj që ka ndodhur, por edhe sikur të bëhet fjalë qoftë edhe për një, është jo etike e jomorale dhe patjetër e me çdo kusht ministria duhet të këmbëngulë tek organet e drejtësisë, që ky rast të dënohet, me qëllimin që të mos përsëritet asnjëherë./ VOA
Britania regjistroi të shtunën ditën e saj më të nxehtë të...
Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë tha të shtunën se kishte...
Në Marok do janë shpallur tri ditë zie kombëtare pas tërme...
Në Kosovë, me veprimtari të shumta u mbajtë festivali “Mul...
Kanë kaluar 77 vite nga Kryengritja Antikomuniste e Postri...
Në mungesë të një konsensusi për Ukrainën, takimi i 20 ven...
Stuhia 3-ditore Daniel ka shkaktuar përmbytje dhe ka marrë...
Koreja e Veriut ka shënuar 75 vjetorin e themelimit të saj...
Një ish-ushtar i akuzuar për terrorizëm është kapur në per...
Epërsia ajrore ruse "ndalon" kundërsulmin e Ukrainës. Kës...
Me deklarata të vendosura liderët politikë të Gjermanisë p...
Numri i të vdekurve nga tërmeti i Marokut është rritur në ...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike paralajmëroi pë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe aleatët...
Një studim nga Universiteti i Nebraskës ka zbuluar një efe...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka shprehur ngushëllimet...
Blloku i Grupit G20 ka miratuar Deklaratën e Udhëheqësve t...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ditëlindjen e 50-të ...
Një foto mjaft prekëse e postuar në Facebook nga Klinika V...
Më shumë se 800 njerëz janë vrarë pas një tërmeti të fuqis...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...