LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Irfan Hysenbelliu, kuadro

2022-12-31 18:32:00, Satire Politike CNA
Irfan Hysenbelliu, kuadro
Irfan Hysenbelliu

CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadrot e vitit. Ata do të jenë nga fusha e politikës, e medias, aktivistë.

Do të jenë disa KUADRO.

Një nga emrat më të përfolur, më të vlerësuar nga Shoqata e Kontribuuesve Atdhetarë dhe Formatorë Intelektualë, është dhe "kapter" Irfan Hysenbelliu.

Pas rekomandimit nga shoqata dhe lexuesit tanë, ne e shpallim kuadro "kapter" Irfan Hysenbelliun si një nga njerëzit më të rëndësishëm të vitit 2022 për sukseset e tij të pashembullta, për prishjen që i bërë me dorën e vet hotelit të tij të bregun e detit, ku kishte zaptuar dhe rërën, apo për sukseset e lavdishme që po bën në politikë, duke luftuar ditë pas dite për rrëzimin e Qeverisë me premtimin se do të sjellë Ilir Metën kryeministër që hotelin ta ndërtojë me 15 kate.

Ne shpresojmë dhe besojmë se Irfani do të jetë një "kapter" i suksesshëm në vitin e ardshëm dhe në këtë top listë ai shkon në 10-tëshen kryesore si një kuadro "kapter" i vlerësuar masivisht nga lexuesit tanë dhe shoqata e cila po bashkëpunon me shpalljen e këtyre kuadrove./ CNA.al

18:04 Satire Politike

CNA.al shpall

CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...

Lajmet e fundit nga