LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA.al shpall

2022-12-31 18:04:00, Satire Politike CNA
CNA.al shpall
Godina e "Top Channel"

CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadrot e vitit. Ata do të jenë nga fusha e politikës, e medias, aktivistë.

Do të jenë disa KUADRO.

Nuk mund të mungonte si media kuadro e vitit "Top Channel".

Lexuesit tanë, por edhe Shoqata e Kontribuuesve Atdhetarë Reformatorë-Intelektualë kanë vlerësuar "Top Channel"-in si media kuadro të vitit.

Kjo për faktin se nuk u ngop duke marrë para nga inceneratorët, megjithëse nuk i bën asnjë reklamë.

Nuk shohim spote, nuk shohim publicitete, por shohim një televizion në ortakëri me inceneratorët që marrin para nga taksat e shqiptarëve, të cilat i ndan në ortakëri apo ia paguan "Top Channel"-it.

Janë me miliona euro që ka marrë "Top Channel" nga inceneratorët dhe nuk mund ta shpallnim dot ndryshe veçse media kuadro e vitit, që mund të jetë thjeshtë dhe vetëm "Top Channel" që nga një televizion propagande e Rilindjes, tashmë është kthyer në një media opozitare, për hallët e veta, për bizneset e veta.

Gjithsesi mbetet një media kuadro edhe për faktin se ka show-n më të ndjekur, më intelektualë dhe me personalitete mjaft të ditura siç është "Përputhen" që shkëlqen mbi të gjitha emisionet e tjera në këtë televizion që është kuadroja mediatike e vitit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga