LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hackers attacked e-Albania/ Captain Fania pressured the government for financial benefits

2022-07-19 18:57:00, Satire Politike CNA
Hackers attacked e-Albania/ Captain Fania pressured the government for financial
Illustrative photo

Capter Fania was happy that the hackers attacked e-Albania. Urgently called Rakip Zarin to the office and started asking the following questions:

-What do you mean Hacker?

- The one who attacks on the Internet, who introduces viruses, who destroys websites and personal accounts...

- What is e-Albania?

-It is a government site that contains the civil status register, Cadastre, patents, paper notices, passports.

-E kuptova,-tha kapteri. -Tani do hapim llafe që unë e kam zbuluar hakerin. Ia kam marrë atij të dhënat dhe shto që në dorën time janë dhe bilancet e tatimeve, të doganave dhe emrat e hyrje-daljeve në kufi. Kapter Fania, thuaj, ka dhe regjistrat e moteleve. Një javë me këto lajme do merreni. Mos pushoni.

-Po përse na duhet një lajm i tillë? Aq më tepër që është fake,- tha Rakip Zari.

-Fake e di ti dhe unë. Të tjerët e besojnë. Do ketë gallatë javën që vjen, nuk do rreshtin telefonat-tha Fania.

Iku një ditë, iku një tjetër e askush nuk i ra telefonit të kapterit. Thirri Rakip Zarin.

-E përhape lajmin që unë e kam kapur hakerin që sulmoi e-Albania?

-Po.

-Atëhere pse nuk mori ai drejtori i Tatimeve? Pse nuk më kërkuan ndihmë ata ministra që shkojnë në motele? Pse…

-Edhe Rama e lexoi lajmin që ti kishe kapur hakerin që sulmoi e-Albanian.

-E ç’të tha?- pyet Fania.

Kaq i interesuar u bë sa e ngjiti surratin e tij te fytyra e Rakip Zarit.

-Rama qeshte, u gajas. Në çdo dy fjalë thoshte, ah, Fane ziu, ah Fane mavriu.

-Po pse tallet xhanëm?

-E pyeta dhe unë, pse qesh? E ai duke u gajasur tha, thuaji atij kapterit tënd hakerat janë objekt gjeneralësh dhe se askush deri sot nuk e ka sulmuar e-Albanian. Futa unë ca ustallarë për provë. Se mbase nesër na vjen litari në grykë dhe e sulmoj vetë deri sa ta rrëzoj fare. Kështu më tha.

Kapteri u nxeh, por s’hoqi dorë.

-Vazhdo me lajmin që unë kam gjithë regjistrat e moteleve. Do bjerë ndonjëri në rrjetë e t’i marrim ca para sa të paguajmë rrogat e korrikut. Jepi Rakip, mos më bëj nevrik!/CNA.al

Lajmet e fundit nga