LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNA.al shpall Arian Çanin kuadro multidimensional/ Mban 'kampion' për daljen në disa televizione njëherësh

2022-12-31 16:35:00, Satire Politike CNA
CNA.al shpall Arian Çanin kuadro multidimensional/ Mban
Gazetari Arian Çani

CNA.al shpall Arian Çanin kuadro multidimensional/ Mban 'kampion' për daljen në disa televizione njëherësh

CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadrot e vitit 2022. Ata do të jenë nga fusha e politikës, e medias, aktivistë.

Do të jenë disa KUADRO.

Gazetari Arian Çani është një tjetër kuadro multidimensional, një kuadro i madh që shpall sot CNA.al.

Arian Çani ka tronditur gjithë dynjanë se si mundet të jetë në të njëjtën kohë në tri televizione njëherësh, prandaj ai dhe e meriton titullin multidimensional.

Shpesh Çanin e shohim të shfaqet në një apo dy ekrane. Dikush thotë se ikën me shpejtësi sa te njëra te tjetra me makinë, e kap dhe policia e vonohet, por shfaqet, arrin të jetë dhe të japë mendimin e tij sa në një ekran në një tjetër.

Këtë herë Çani ka bërë atë që nuk mundet askush, është shfaqur disa ditë më parë në tri ekrane njëherësh. E shikoje sa te "Top"-i, tek Ylli Rakipi dhe në fund në një televizion të tretë.

Këtë mund ta bëjë vetëm Arian Çani, i cili shpallet nga CNA.al, në bashkëpunim me Shoqatën e Kontribuuesve Atdhetarë Reformatorë-Intelektualë, thjeshtë dhe vetëm kuadro multidimensional./ CNA.al

Lajmet e fundit nga