LSI and Ilir Meta, formerly Monika Kryemadhi, have taken the sword of the warrior, as if they are the discoverers of the corrupt scandal of the incinerators.
For these incinerators, a minister and his General Secretary are in prison. The prosecution has revealed the scheme of how they benefited from the money.
On the other hand, LSI targeted only two names, its minister Lefter Koka and its general secretary, Alqi Blako.
But let's look a little in time. The facts speak for themselves.
Afera e inceneratorëve ndodhi me një ministër të LSI-së, nga një zyrtar tjetër i LSI-së. Pra dy zyrtarët e arrestuar janë përfaqësues të LSI-së, nga viti 2013 deri në vitin 2017, për më tepër Alqi Bllako, për më shumë se një vit, punoi edhe në Presidencë.
Faktet janë të kokëforta. Ministri ishte i LSI-së. Kush mendon se një ministër i LSI-së, mund të kalonte dhe të bënte gjithçka që donte pa marrë më parë “ok” e kryetarit të partisë së tij për pjesën që ai do të merrte apo pjesën që do të përfitonte partia.
A mendon kush se Iliri do ta linte Lefterin të bënte çfarë të donte dhe si të donte?
Kush e beson faktin që LSI-ja nuk ka marrë para inceneratorësh?
Me çfarë parash e bëri LSI-ja fushatën e vitit 2015?
A janë përdorur para nga inceneratorët ? Pa asnjë diskutim.
Kudo ku ka patur fushatë LSI-ja, janë blerë vota. Këto janë të faktuara.
Ka pasur një rritje të madhe të këshilltarëve dhe përfaqësuesve të LSI-së nëpër këshillat bashkiakë edhe nga blerja e votës.
Në Tiranë sidomos, në atë kohë që Ilir Meta ishte dhe mbështetësi kryesor i Erion Velijat ka bërë kërdinë, edhe vetë LSI-ja. Më pas firmoset Fieri dhe Tirana që janë më vonë sesa Elbasani.
Njëra 28 dhe tjetra 430 milionë euro për 30 vjet dhe Ilir Meta nuk tha asnjë fjalë dhe as LSI-ja në kohën kur u miratuan këta inceneratorë.
Të parët që e raportuan janë BIRN, TPZ me një emision special të Ylli Rakipit dhe CNA.al. Këto kanë qenë tre mediat e para që e kanë raportuar dhe më pas TPZ ka folur më rrallë, por CNA dhe BIRN kanë qenë më konsistente.
Ne ju shkuam më tej investigimeve.
Janë publikuar materiale në vitin 2016 për Elbasanin, më tej në 2017-ën e kështu me radhë.
Nuk janë pyetjet e mësipërme, është fakti që për 4 vite sa ishte në qeveri me Edi Ramën, Ilir Meta që e dinte mjaft mirë se çfarë ishte afera e inceneratorëve heshti bashkë me LSI-në.
Kur folën?
Ilir Meta dhe LSI folën pas vitit 2019. Fakti është që ata heshtën për rreth 5 vite dhe pas 2019-ës, Monika filloi sulmin ndaj inceneratorëve, gati në vitin 2020, më pas në disa dalje mediatike kur foli edhe Lulzim Basha.
Pse folën në atë kohë?
Folën sepse në vitin 2019 opozita dogji mandatet e deputetëve dhe i vetmi deputet që nuk dogji mandatin ishte Lefter Koka i LSI-së dhe për inat Monika dhe LSI-ja e sulmuan. Përtej faktit të skandalit që kishte ndodhur me aferën, e sulmuan ashpër për politikë sepse nuk iu bind urdhrit të Monës dhe të Likes.
Ata e dinin mjaft mirë dosjen ku e gjetën, dosjen e kishin nga ministri i tyre, partia e tyre. Ata e dinin mjaft mirë çfarë ishte bërë me LSI-në, sa para kishin marrë nga inceneratorët sepse më parë ishin zhvilluar edhe zgjedhjet në vitin 2017.
Kujtojmë këtu 240 mijë vota mori LSI-ja, një rritje e papritur, dyfish se më parë. Kuptohet me blerje votash, u kapën kandidatë duke blerë vota në Korçë, Tiranë, kudo. Paratë e inceneratorëve derdheshin lumë nga LSI-ja.
Ka fakte dhe prova për këtë?
Pa asnjë diskutim. Është bërë fushata në qarkun e Durrësit. Edhe sikur LSI-ja ta mohojë, Lefter Koka ishte një kandidat i saj dhe ka bërë fushatë.
Këtë nuk mund ta mohojë dot Ilir Meta, ashtu siç nuk mohon dot 2015-ën aoo 2017, ashtu siç nuk mohon as ai dhe as Monika Kryemadhi që sulmin e Lefter Kokës dhe inceneratorëve e filluan pas 2019-ës sepse nuk pranoi të digjte mandatin dhe Alqi Bllako pasi iku nga Presidenca u strehua në sqetullën e Edi Ramës, dhe kandidoi sërish nga PS, dhe kandidoi në 2021 nga Partia Socialiste. Këtë janë të vërtetat e mëdha.
Personat përgjegjës për aferën, prokuroria ka hetuar, gjykata po vazhdon, do japë vendimin, është një aspekt tjetër, por fakti politik është një dhe vetëm një, LSI-ja dhe Ilir Meta morën para nga inceneratorët.
LSI-ja dhe Ilir Meta heshtën së bashku me Monika Kryemadhin për inceneratorët, për 5 vjet dhe folën atëherë kur atyre i interesoi, për interesat e tyre dhe për t’i treguar opinionit publik se kush ikën nga LSI-ja, sulmohet dhe masakrohet.
Kurse ata që vjedhin 24 orë, por ndajnë me Ilir Metën këto që grabisin nga taksat e shqiptarëve, ata vazhdojnë dhe jetojnë të qetë dhe kanë karrierën e sigurt dhe askush nuk i dëmton më në LSI.
Janë me dhjetëra raste, ministra, sekretarë të përgjithshëm dhe drejtues institucionesh të korruptuar që janë fshehur në sqetullën e Ilir Metës dhe fshihen pas tij, jo se kanë frikë se do t’ju bëjë gjë drejtësia, por se kanë frikë se do t’ju hapë dosjet Ilir Meta dhe do të përfundojnë pas prangave si kolegët e tyre.
Rasti i inceneratorëve është më flagranti që LSI dhe Ilir Meta e përdorën si shantazh politik, pasi nuk morën më llokmat që kërkonin dhe ky lloj presioni nuk ishte vetëm për inceneratorët, por është për çdo dosje korruptive që ka kaluar nga dosjet e LSI-së dhe Ilir Metës, që fillojnë që në kohën e të ndjerit Dritan Prifti që kapi Metën me bllok në dorë e deri më sot në ministrinë e Punëve Publike, në ministrinë e Bujqësisë, ministrinë e Mjedisit dhe të gjitha institucioneve që ka menaxhuar banda e korruptuar e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit./ CNA.al
I could use any epithet for Lulzim Basha as a politician, ...
Lulzim Basha has returned to the political market agai...
"BBC" has released a report about the financing made by Ru...
It is happening day after day, it may be unbelievable, but...
They do not have their Odes, their exploits, their horrors...
Sinan Idrizi, që thuhet se është mik i Edi Ramës dhe siç k...
Anonymous members of the opposition drowned in Irfan Hysen...
Pas zbatimit të ligjit nga INUK për prishjen e disa pi...
Yesterday morning, IKMT officers went to enforce the law a...
This morning IKMT went to enforce the law. After a long ti...
Yesterday, the general director of the police, Gladis Nano...
The Rama government has started an initiative that initial...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
The media in Albania is represented by many owners, by...
In a media appearance today, Ilir Meta, once called Il...
Ilir Meta is known for his dances, spectacular trampol...
In 30 years of political career, he came from the Yout...
I am sorry (and I don't like it at all) that for a cen...
For several weeks, some of the main media in the country, ...
35 tenders worth over 1 billion ALL. These are the ben...
The Tepelena Hospital provides medical services to about 8...
The Fiks Fare show brings back the problem of the children...
On September 21, the investigative show "Stop" on TV Klan ...
On September 22, the investigative show "Stop" on Tv Klan ...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
The High Prosecution Council accepted the proposal of the ...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me rreth 8 vite burg (përk...
Gjin Guri, the injured in Dukagjin, has come to the defens...
The services of the Manzë Police Station and those of the ...
The former head of the Serious Crimes Prosecution, Eug...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
When a child, especially a child who has just started firs...
The weather will be clear in the northwest area and with l...
The students of the University of Medicine in Tirana star...
The EU is preparing to open talks with Ukraine on its memb...
Milan Radoicic's lawyer, Goran Petronijevic, spoke aft...
Ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç është lirua...
Pakistan's government has ordered all Afghan asylum se...
The writer and professor, Sadik Bejko, has given a message...
55 works of 42 Albanian painters that are part of the fund...
The much talked about film "In the Frame of Love", where t...
The well-known writer Besnik Mustafaj celebrates his 65th ...
Today, on October 4, 2023, the US dollar is bought at ...
Numri i të rinjve që iu drejtuan zyrave të punës erdhi...
While the economy failed to recover even in the second...
Sot, më 3 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2...