Short-term and light rain/ Today's weather
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...

SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme kriminale në vend, thuajse të paprekshëm, me lidhje të forta që shkonin sa te prokuroria, te policia, njerëz, të cilët njihen publikisht si biznesmenë dhe mbështetës të PS-së.
Personat e arrestuar janë pjesë e një grupi kriminal, flitet për vrasje me pagesë, janë kapur në përgjime biseda, janë arrestuar persona jashtë dhe në Shqipëri, që shkojnë në nivelet më të larta.
Një nga ish-drejtorët më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, ish-drejtori i Forcës Operacionale, Oltion Bistri, është arrestuar së bashku me grupin kriminal.

Pra, policia e Shtetit deri para një jave ka pasur në kokën e saj një polic të inkriminuar. Një individ, i cili duket se ka bashkëpunuar me krimin.
Pra, SPAK-u hetonte BKH-në, hetonin edhe Oltion Bistri dhe Operacionalja që duhet të ndërhynin për të bërë arrestimet. Në fakt, ish-drejtori i Operacionales ka qenë bashkëpunëtor i tyre, sipas asaj që thotë vetë SPAK-u.
Nga ana tjetër, biznesmeni Pëllumb Gjoka njihet si një investitor strategjik i denoncuar nga ish-kryeministri Berisha për lidhjet e forta me PS-në.

Grupi i Bajrave, një nga grupet më të forta, që shpesh është akuzuar nga Prokuroria, nga media, për vrasje për konflikte në Shkodër e shumë akuza kriminale, lidhet sa në Policinë e Shtetit aq sa tek investitori strategjik. Pëllumb Gjoka, i cili tashmë ka marrë edhe licencën e një hoteli dhe kazinove me 5 yje te pallatet 9-katëshe në qendër të kryeqytetit.
Goditja që ka bërë sot SPAK-u është një nga hapat më të fuqishëm që ka ndërmarrë kjo strukturë në lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar, i cili shkon sa në biznesmenë, në politikanë dhe deri në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit e deri te Prokurorët.
Ajo që ka ndodhur sot me SPAK-un është për të thirrur: “SPAK përgjithmonë!” Kështu duhet, kjo është ajo që presim të gjithë, një luftë frontale, të pandalshme, ndaj krimit të organizuar dhe ndaj gjithçkaje që mban peng Shqipërinë, shtetin shqiptar dhe politikën.
Në fakt, arrestimi i disa personave në operacionin e sotëm nxjerr zbuluar në përgjime dhjetëra politikanë, gazetarë, njerëz të rëndësishmë të fushës së medias, të cilët kanë lidhje të forta me personat që janë ndaluar, të cilët influencën e tyre e kanë ushtruar jo vetëm te krimi, por te media, politika dhe te biznesi.
Në rast se telefonatat e përgjuara të biznesmenit dhe të tjerëve janë në një afat kohor që përpara zgjedhjeve, ajo që mund të jetë më e papritura e gjithë hetimit do të jetë rënia e zgjedhjeve në Shkodër, pasi biznesmeni Pëllumb Gjoka njihet si një nga mbështetësit dhe sponsorët kryesorë të PS-së.
Nga ana tjetër, do të dalin detaje për lidhjet e medias me këto personazhe të botës së krimit dhe deri te politika, ku lidhjet shkojnë në nivelet më të larta të zyrtarëve të shtetit shqiptar.
Pra, ky është rasti për të thënë se historia mediatike e Arben Ahmetajt do të duket si historia e një “maceje”, ndërsa “tigrat” e vërtetë do t’i shohim te ky operacion i SPAK-ut.
Hetimet për inceneratorët vazhdojnë nga ana tjeter, por edhe ndaj tyre pritet së shpejti nga SPAK-u të ketë veprime konkrete për zbardhjen e plotë të një afere korruptive, më e madhja e këtyre 30 viteve, prandaj duhet thënë sërish: “SPAK forever!”, sepse me luftën ndaj krimit, me luftën ndaj korrupsionit është institucioni që po u jep shpresë shqiptarëve se më në fund ka një luftë të vërtetë ndaj krimit në Shqipëri./ CNA
The strategy ordered and implemented from Vienna by th...
The incinerator affair, beyond any political and publi...
The famous Elisa Spiropali can now be called the Elisa...
A kind of controlled opposition, a kind of divided opposit...
The majority today is looking to cut off a head that they ...
The escape of the former Deputy Prime Minister of the Alba...
SPAK-u së fundi ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryemi...
Taulant Balla was appointed Minister of the Interior b...
The brothers have frozen The Prime Minister of Albania ha...
Prime Minister Edi Rama, who has been acting as the le...
Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...
The application by the government of the three-year blocka...
It happens that we unfortunately hear in 2023 that you can...
While previously it was the Foreign Policy Committee of th...
The events in Kosovo have shocked public opinion, not only...
If the 36-year-old who came to Parliament, breaking th...
With a short-sleeved black blouse, combined with black...
Në seancën plenare të paradites së të enjtes, me shumi...
Dr. Berisha's Democratic Party has come out with its o...
The affair of the incinerators in Albania had another ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
The Police Supervision Agency has suspended the former dir...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
Prime Minister Mark Carney spoke today with US President D...
US Secretary of State Marco Rubio concluded a three-day vi...
A cargo ship was damaged this Thursday after being hit by ...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...
The seasonally adjusted unemployment rate in the euro area...