By Elvi Fundo/ Manipulation, buying and losing elections
Dr. Berisha's Democratic Party has come out with its o...

Në seancën plenare të paradites së të enjtes, me shumicë të cilësuar votash në favor, pas katër orë debatesh, deputetët kthyen në ligj dy projektligje njëri prej të cilëve lidhej me rritjen e pagave të deputetëve dhe funksionarëve të lartë shtetëror. Një temë kjo që ka provokuar debate publike e pakënaqësi masive, jo për të kundërshtuar rritjen e pagave, si koncept, por sepse shtimi i miliona lekëve të tjera mbi milionat e pagës dhe bonuseve të tjera përfituese aktuale që deputetët përfitojnë, është karshillëk ndaj pensioneve qesharake, ndihmës ekonomike, pagës minimale e mesatare, që përfitojnë pjesa dërmuese e taksapaguesve. Kontributi taksual i të cilëve shërben për pagat e deputetëve e zyrtarëve të lartë të shtetit.

Nëntëdhjetë e shtatë votat e dakortësisë, - nga 100 deputetë të qenë present në seancë,- për kthimin në ligj të projektit të qeverisë së “rilindjes” Rama, janë seria e dytë e filmit “paga të majme për vete”. Seria e parë e përdorimit të kartonit deputetar “pro” interesit vetiak u shfaq të hënën, kur, me 100% vota në favor, pa asnjë “abstenim”, pa asnjë “kundër”, deputetët e Komisionit parlamentar të Ekonomi-Financave i fshinë kufijtë e përfaqësimit politik për ti thenë “poooooo…”, me dy duar rritjes së pagave të vetes, asaj të Kryeministrit, të Spikeres së Parlamentit e ministrave. Duke manifestuar kështu, jo për të parën herë, kthimin e Parlamentit “të popullit” në “self servis”.
Unanimiteti gjithëpartiak i votave “pro” rritjes së pagave të deputetëve me shumicë votash gjithëpartiake vjen ndërkohën kur portofolet e taksapaguesve ka vite që vijojnë të hollohen falë politikave varfëruese të qeverisë dhe miratimit të tyre me votat e deputetëve.
Në unanimitet, pa abstenim, pa votë kundër shumica absolute e përfaqësuesve politik të mandatuar nga vota popullore për t'i shërbyer këtij të fundit, ligjëruan paraditen e të enjtes trashjen e portofolit vetiak, që, edhe pa këtë shtesë, është ku e ku larg masës së gjerë të tatimpaguesve. Me superdiferencë të shqueshme pagesash mujore ndaj pensionistëve, pensionet e të cilëve nisin nga 10 mijë deri në 35 mijë lekë. Me superdiferencë ndaj shumave mujore me të cilat trajtohen invalidët, përfituesit e ndihmës ekonomike. Me diferencë të theksuar ndaj pagave që përfitojnë zyrtarët e tjerë, jo të lartë të administratës shtetërore.
Pas ngritjes në zenit të pagës së presidentit Barjam Begaj, që deri më tash e ka pat të ardhurën mujore 257 000 lekë e në vijim do të paguhet 425 000 lekë (perveç bonuseve të tjera përfituese), përfaqësuesit e partive politike në Parlament, miratuan dhe shtimin me më shumë se dy fish të pagës së tyre, që edhe pa shtesën ka qenë e majme po të krahasohet me ato të zyrtarëve, profesorëve etj. kategorive të nomeklaturës shtetërore.

Pas firmosjes nga presidenti Begaj, ne zbatim të këtij ligji të ri të miratuar paraditen e të enjtes paga e Kryeministrit do të jetë 393 125 (pa bonuset), nga 228 730 lekë që është aktualisht. Paga e Spikeres së Kuvendit shkon në 393 125 lekë, nga 228 730 lekë që është aktualisht. Ministrave nga 174. 760 lekë që marrin aktualisht paga do ti bëhet 318 750 lekë, kurse nga 156.770 lekë që përfitojnë çdo muaj deputëve paga u bëhet 310 250 lekë. Pa llogaritur përfitimet e tjera që po i rendisim më poshtë, duke ju referuar të dhenave zyrtare të Parlamentit.

Përveç pagës së re 310 250 lekë në muaj deputetët do të vijojnë të marrin pagesë për karburantin, për shërbimin telefonik. Ata të rretheve do të vijojnë të përfitojnë, mesatarisht 80 mijë lekë në muaj dieta, ku përfshihen ditët që kanë ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në komisionet parlamentare apo në seancë, por edhe për takimet që kanë zhvilluar me banorët e zonave të tyre. Për çdo pjesëmarrje në komisionet parlamentare deputetët shpërblehen me dy mijë lekë, por nuk mund të marrin pjesë në më shumë se 12 komisione gjatë një muaji. për ata që janë të pastrehë Buxheti i Shtetit u rimburson qiranë e shtëpisë në vlerën e 35 mijë lekë në muaj, kurse gëzojnë të drejtën të marrin deri në 5 milionë lekë kredi me interes zero për blerje shtëpie.
Nëse u duhet të udhëtojnë, jashtë apo brenda vendit për qëllime pune, deputetët përfitojnë dhe shpenzimet për hotele etj. Kështu që përveç pagës mujore, prej është 310 250 lekë neto, deputetët do të vijojnë të përfitojnë mesatarisht edhe 120 mijë lekë plus në muaj nga këto përfitime, duke i’a çuar pagën mujore në 430 250 lekë. Një pagesë kjo që referuar të dhenave të INSTAT del të jetë 10 herë më lartë, se paga mesatare bruto në vend.
Dr. Berisha's Democratic Party has come out with its o...
The affair of the incinerators in Albania had another ...
May 14 registered a very weak result for the oppositio...
The opposition registered a deep defeat in the elections, ...
The local elections ended with a non-problematic campa...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
The affair of the incinerators is an issue that is being i...
The presidential and parliamentary elections of May 14, 20...
Anyone who drops this title calls it insulting. Blackmail,...
The two prosecutors of SPAK, who have in their hands t...
The duration of court proceedings after 2016 has doubl...
The head of SPAK, Altin Dumani, came as a strong, true...
Many Albanians, even the majority, know Dritëro Agolli...
The administrator of the Tirana incinerator company, H...
Yesterday, in a television appearance, Sali Berisha in...
Former Prime Minister Sali Berisha today made strong a...
The incinerators, which are also called the affair of the ...
The US ambassador, Yuri Kim, has constantly been part ...
Once again Berisha's Democratic Party has entered into...
SPAK prosecutors have started investigations for three...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
The Police Supervision Agency has suspended the former dir...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
Prime Minister Mark Carney spoke today with US President D...
US Secretary of State Marco Rubio concluded a three-day vi...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...